web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i partizan Sadushit/ Përgatitet skenari për lirimin e kreut të 5D, Erion Veliaj

24 Mars 2026, 14:52, Politikë CNA

Vendimi i partizan Sadushit/ Përgatitet skenari për lirimin e kreut

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se po përgatitet skenari për lirimin e kreut të 5D, Erion Veliajt.

Këlliçi thekson se këtë synon dhe vendimi i ndërmjetëm i marrë nga pioner Sokol Sadushi.

“Nisma e Kryetarit të Gjykatës së lartë për të dalë me një vendim tjetër unifikues që lidhet me masat e sigurisë me arrest me burg, këtë synon. Pioner Sadushi ka nisur procedurën dhe me 9 prill do të kemi një verdikt, motivuar gjasme me shqetësimin për teprimin me masat e sigurisë me arrest dhe për gjendjen e paraburgimit”, nënvizoi Këlliçi.

Deputeti deklaron se nisma e Sadushit do të sjellë lehtësi për Veliajn dhe të tjerë zyrtarë të lartë e ministra të Edi Ramës që janë drejt qelisë për shkak të aferave korruptive.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse anikimimi i Veliajt në Gjykatën e Lartë u shty papritur dhe në të njëjtën kohë dolën dhe raportet e avokatëve të tij ndërkombëtarë në favor të lirimit.

Këlliçi thekson se pas këtij vendimi, jeta e të korruptuarëve do të lehtësohet.

Për deputetin ky është një komplot, një ndërhyrje për të dobësuar drejtësinë.

“Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, përgatitet skenari për lirimin e kreut të 5D, Erion Veliajt!

Ekziston një skenar i mirëorganizuar që synon nxjerrjen e Veliajt nga burgu, sipas një skeme që mund ta garantojë vetëm pushteti.

Edhe pse me 13 akuza për korrupsion, fshehje pasurie e deri tek pastrim parash, po vihen në jetë shumë mekanizma që kryebashkiaku më i korruptuar në historinë e Tiranës të rifitojë lirinë.

Nisma e Kryetarit të Gjykatës së lartë për të dalë me një vendim tjetër unifikues që lidhet me masat e sigurisë me arrest me burg, këtë synon. Pioner Sadushi ka nisur procedurën dhe me 9 prill do të kemi një verdikt, motivuar gjasme me shqetësimin për teprimin me masat e sigurisë me arrest dhe për gjendjen e paraburgimit.

Eshtë e qartë se nisma e Sadushit do të sjellë lehtësi për Veliajn, e të tjerë zyrtarë të lartë e ministra të Edi Ramës që janë drejt qelisë për shkak të aferave korruptive.

Eshtë kjo arsyeja pse anikimimi i Veliajt në Gjykatën e Lartë u shty papritur dhe në të njëjtën kohë dolën dhe raportet e avokatëve të tij ndërkombëtarë në favor të lirimit. Ata do të paraqiten me rekurs, pasi të ketë dalë vendimi unifikues.

Pasi Sadushi me Kolegjet e Bashkuara të dalin me këtë vendim unifikues, jeta e shumë të korruptuarve do të lehtësohet.

Ama në burg do të vazhdojnë të qëndrojnë qytetarët e tjerë të zakonshëm që kanë bërë shumë më pak dëme se Veliaj dhe Edi Rama.

Kjo është një tjetër ndërhyrje për të dobësuar drejtësinë, e për të rritur imunitetin e paprekshmërinë e Kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Nëse Belinda Balluku mbrohet me votë në Kuvend dhe Erion Veliaj del nga burgu me marifetet e Gjykatës së Lartë, atëherë beteja me korrupsionin në Shqipëri është humbur përfundimisht.

Ky është një komplot i organizuar kundër hetimit, kundër drejtësisë, kundër llogaridhënies dhe në favor të hajdutëve.

Një tjetër alarm, një tjetër thirrje që qytetarët të ngrihen, të bashkohen dhe të japin verdiktin për fatet e vendit që është kapur dhe po trajtohet si plaçkë nga Edi Rama”, nënvizoi Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga