Shoqja Kokalari fillon punën si konservatore
Evi Kokalari Angelakis po fillon zyrtarisht punën si k...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ne takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Niels Annen.
Ai falenderoi zyrtarin e qeverisë gjermane për mbështetjen ndaj Bashkisë së Tiranës për një prej projekteve të rëndësishme, si ai i transportit publik.
“E informova Sekretarin e shtetit gjerman për gjithë bashkëpunimin tone me KFË-në dhe GIZ-in gjerman, sidomos në fushën e transportit publik. Ne sapo kaluam një fushatë ku patëm debate për transportin publik. Nuk jemi këtu për të fituar vetëm vota dhe pastaj për të përballur një situatë të premtimeve, që nuk mund të mbahen. Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën, çfarë mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet. Për atë që mund të bëhet të fillojmë ta bëjmë. Ajo që mund të bëjmë dhe kemi rënë dakord me GIZ-in dhe KFË, është që të fillojmë një sistem të transportit publik të shpejtë. Për këtë dua të falenderoj qeverinë gjermane, ambasadën gjermane, skuadrën tonë të GIZ-it dhe KFË-së, sepse kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për ta sjellë deri në këtë pikë dhe tani duhet të fillojmë ta zbatojme”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se ky projekt do të nisë këtë vjeshtë.
Një tjetër projekt i rëndësishëm që nënvizoi kryebashkiaku është edhe ai i rindërtimit të konvikteve.
“Dua t’ju falënderoj shumë edhe për konviktet. Një iniciativë që filloi me zonjën Merkel, kur ajo vizitoi Tiranën. Sot është një kënaqësi t’ju them që gjysma e tyre janë të përfunduar, kemi edhe gjysmën tjetër. Jam vërtet shumë mirënjohës, sepse ka qenë një barrë për Bashkinë e Tiranës në sensin që konviktet kryesisht përdoren në pjesën më të madhe nga studentë që nuk vijnë nga Tirana. Është shumë e rëndësishme që një donator të na ndihmojë për t’u siguruar që i ofrojmë studentëve një super infrastrukturë dhe gjysmën e paguan Bashkia e Tiranës, siç paguan edhe abonenë për studentët, sepse besoj që për një student pesha e çmimeve dhe krizës energjetike, si dhe pesha e kostos së jetesës ndihet më shumë. Ndihma juaj e çmuar për konviktet na e bën më të lehtë edhe këtë mënyrë dinjitoze të trajtimit të studentëve që vijnë në Tiranë, fillimisht si studentë nga një qytet tjetër dhe pastaj bëhen rezidentë permanentë dhe janë pjesë e kontingjentit të talentit që ka ky qytet dhe që mban ekonominë e qytetit tonë kaq të fortë”, vijoi Veliaj.
Sekretari i shtetit gjerman, nga ana e tij, tha se u ndje i impresionuar nga ajo që pa në këtë vizitë në kryeqytetin shqiptar.
“Unë kam ardhur këtu për të folur me qeverinë shqiptare, sikurse edhe me qeveritë e tjera të Ballkanit Perëndimor mbi qasjen tonë për një rajon më të qëndrueshëm dhe unë besoj se kjo do të përmirësojë standardet e jetesës në Shqipëri. Por pyetja vendimtare gjithmonë mbetet se si qytetet e mëdha i përshtaten kësaj? Kështu që, jemi vërtet të impresionuar nga drejtimi juaj. Unë mendoj që ju keni treguar disa aspekte të rëndësishme të përditshmërisë suaj, që rrisin qëndrueshmërinë dhe japin një kontribut për synimet që kemi vendosur”, u shpreh Niels Annen./ CNA.al
Evi Kokalari Angelakis po fillon zyrtarisht punën si k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bër ë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është py...
“Gjah shtrigash”, kështu e ka cilësuar kreu i PD-së, S...
“Cili nga politikanët e opozitës është më i frikshëm?”...
Lideri i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ...
Të shtunën kryeministri Edi Rama zhvilloi një podcast me 1...
Kandidatët e qeverisë për ambasadorë, të zgjedhur mes radhëv...
Kryeministri Edi Rama ka marrë kritika të ashpra për d...
Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajt...
Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme për draftin e tij...
Deputetja Flutura Açka dha dorëheqjen para një viti e ...
Në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, Ambasadorja e S...
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli, gjatë një interviste te...
Ish-kryetari i komanduar i PD-së së vulës, Enkelejd Alibea...
Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur pyetj...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavs...
Kandidatja për ambasadore të Izraelit, Meri Kumbe, u është...
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodhe...
Meri Kumbe, kandidate për ambasadore në Izrael, është shpr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...