web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj, në burg/ Rama: Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë

7 Nëntor 2025, 10:06, Politikë CNA

Veliaj, në burg/ Rama: Tirana nuk mund të jetë një trup pa

Sot në podcast-in e tij "Flasim", kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe një herë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn.

Së pari, Rama tha se me vendimin u kuptua se ai nuk i ka kapur të gjitha pushtetet.

Më tej, kryeministri doli në mbrojtje të Erion Veliajt duke thënë se mund të gjykohet në gjendje të lirë.

Rama u shpreh se Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë dhe se ka nevojë për të zgjedhurin e vet.

“Së pari, siç duket dhe nuk është hera e parë që duket për të gjithë ata që duan ta shohin se unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet.

Kjo është fare e qartë dhe është një gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që faktikisht e kundështojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat.

Së dyti, nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027 dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i Tiranës nuk mund të largohet veçse me zgjedhje atëherë këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë.

Disproporcionit të mbajtjes së tij në qeli në dëm të lirive dhe të drejtave kushtetuese të tij si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetin, por dhe disproporcionit në dëm të së drejtës Kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t'u shërbyer nga i zgjedhur i vet.

Së treti, vjen logjikisht çdo njeri normal që nuk sheh te qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë, por ama dëm të madh kundër Tiranës, por sheh një qëndrim të vendosur parimor nuk ka se si të mos pres se me të njëjtën parimësi kur të gjykojë paraburgimin e tij Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë për të vijuar procesin ligjor në gjendje të lirë apo jo. Më duket se kjo është gjëja më normale.

Tani e para dhe e dyta janë të sigurta, pika e tretë mbetet për t'u parë. Dua të theksoj se çfarëdo është thënë, nuk kanë thënë të vërtetën lidhur me arsyen e shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga qeveria si rrjedhojë e vendimit të marrë nga PS në Këshillin Bashkiak. Sepse e vërteta është shumë e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar.

Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë. Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kush ka dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd duhet të kujtohet se përtej të gjitha teorive të tjera të konspiracionit kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal në vetvete për të cilin qyteti paguan një kosto dhe qytetarët paguajnë çdo ditë një kosto të padrejtë”, tha Rama.

CNA e paralajmëroi pak ditë më parë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kthimin në detyrë të Erion Veliajt, si kryetar i Bashkisë Tiranë, ishte një lojë e Edi Ramës dhe se me këtë teknalitet do të kërkohet edhe lirimi nga burgu i Erion Veliajt./ CNA

 





Lajmet e fundit nga