
Disa ditë më parë është ndarë lajmi në media se Erion Veliaj ka marrë një studio ligjore në SHBA.
Në media raportohej se Arbër Veliaj i ka paguar 300 mijë dollarë një studioje ligjore amerikane që do të bëjë kopsitjen e mbrojtjes në seancën që do të mbahet në Apelin e GJKKO-së të martën e ardhshme, por edhe pas saj nëse do të lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.
Në një publikim të tijin, ish-kryeministri Berisha denonconte se vëllai i Erion Veliajt po shpërndante qeset me para në mbrojtje të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.
“Vëllai i Erion Veliajt shpërndan qeset me para për Lali Vjedhësin! Të dashur miq, vëllai i Lali Vjedhësit, Arbër Veliaj, që mori miliona euro nga Bashkia e Tiranës, erdhi nga Vjena dhe po u shpërndan qeset me para mediave për të mbrojtur kryehajdutin e Tiranës!”.
Më tej në mesazhin e qytetarit digjital të publikuar nga Berisha theksohej se ishin paguar rreth 300 mijë dollarë për mediat pranë Veliajt.
“Mirëmëngjes dr. Arber Veliaj është kthyer para tri ditësh në Tiranë (nga Vjena aty ku ka selinë qendrore të kompanisë dhe ku shoqërohet me Mirel Mërtirin, prestanome i Inceneratorit të Tiranës që edhe pse është në kërkim ndërkombëtar, ai jeton në mes të Vjenës) dhe ka filluar fushatën e sulmeve ndaj prokuroreve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve të GJKKO-së nëpërmjet mediave që sponsorizon.
Fillimisht Arbër Veliaj u ka kërkuar mediave e portaleve që të publikohen sulmet e Veliajt nga burgu.
E ka takuar dy ditë më parë të vëllain në burg në Durrës ku kanë ndërtuar skemën së bashku. Po jepen para dhe me çanta për të sulmuar dhe akuzuar këdo, me qëllim që të dalë Erioni në Apelin e Posaçëm me Gjyqtare Ilirjana Olldashi.
Erioni dirigjon nga burgu dhe Arbri paguan parate cash, siç paguan dhe rrogat e një TV që shpif kundër PD non stop që është 'ABC News' dhe Sokol Balla për shembull ka marrë 300.000 euro prej tij", ka denoncuar ndër të tjera Berisha.

Në fakt po rezulton se më shumë sesa studio ligjore, Erion Veliaj të ketë sjellë një studio lobimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbrojtësit e tij do të jenë studioja e Arben Rakipit dhe Maks Haxhisë, ndërsa një pjesë tjetër që do të jetë lobim, do të mbulohet nga një studio në SHBA, e cila është paguar, siç deklaron Berisha, rreth 300 mijë dollarë.
Tashmë Erion Veliaj po ndjek dy rrugë për të dalë nga burgu. Atë të lobimit dhe mbrojtjen ligjore, të cilën e ka bërë në disa forma, që nga sulmet personale dhe kërcënimet ndaj Ols Dados, duke dashur ta përjashtojë prokurorin deri te lëpirja ndaj kryeministrit Rama./ CNA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimi...
Partia Demokratike e Shqipërisë prezantoi sot koalicionin ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantua...
Nga qelia, Erion Veliaj vazhdon të japë intervista, pronon...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion dhe p...
Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të Partisë Soc...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne ka mble...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në qelitë e...
Seanca plenare rikthehet ditën e sotme, në orën 17:00 pas ...
Kuvendi rikthehet sot, pas pushimit të “Javës së Gjelbër”....
CNA ka zbuluar disa nga emrat që koalicioni opozitar do të...
Ditën e sotme për rreth tetë orë, kryeminsitri Edi Rama zh...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ...
Janë zbardhur disa nga emrat që do të kandidojnë në zgjedh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...