Veliaj "qan" nga burgu/ Ma kanë fajin prokurori dhe Saliu
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion dhe p...

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka denoncuar një skandal që ka ndodhur në Universitetin e Sporteve të Tiranës.
Sula deklaroi se dekani i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve është larguar nga detyra, por rroga vijon t’i paguhet e plotë çdo muaj.
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe organzet ligjzbatuese hetimin e këtij rasti.
"Pa u mbushur java nga publikimi i aferës korruptive në UBT, një tjetër skandal shfaqet në media. Robert Çina, biznesmen dhe njëherazi Dekan i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, BRAKTIS punën për vite me radhë, dhe Rektori Agron Kasa, në dijeni të plotë, NUK e ndalon, por i paguan pagën e plotë për çdo muaj!
Dekani, autoriteti më i lartë i Fakultetit, që paguhet nga taksapaguesit, por edhe nga tarifat që paguajnë studentët, nuk shkon në punë! Nuk bën as mësim dhe as detyrat dhe funksionet e Dekanit! Mendoni: një Dekan i tillë, është edhe anëtar i organeve kolegjiale të Rektoratit dhe Senatit Akademik të këtij universiteti!
Dekani/Biznesmen Robert Çina, merr pagën në institucionin publik dhe kohën e punës e kalon në biznesin e tij privat dhe në pasionet e tij jashtë vendit! Ja ku ka mbërritur arsimi i lartë në vendin tonë! Një Dekan që merr pagën pa shkuar në punë dhe një Rektor, që në vend që të garantojë zbatimin e ligjit, fsheh dhe mbulon këtë SKANDAL!
Arsyet dhe interesat e lidhjes së dekanit z. Robert Çina dhe rektorit z. Agron Kasa, duhet t'i zbulojë kontrolli dhe hetimi që duhet ndërmarrë në këtë universitet!? Sikurse provoi emisioni investigativ 'Piranjat', korrupsioni, abuzimi dhe shpërdorimi i detyrës është i pranishëm në çdo njësi dhe strukturë, dhe ushtrohet në mënyrë të strukturuar nga drejtuesit më të lartë të universitetit. Më flagrant është fakti se, shpërdorimi dhe babëzia e Dekanit Robert Çina dhe aferat e tjera korruptive të Rektorit Agron Kasa i janë njoftuar Kryeministrit dhe ministres së Arsimit dhe deri më sot NUK kanë ndërmarrë asnjë masë.
Rektori Agron Kasa dhe klani i tij, janë kapur edhe herë të tjera në afera korruptive me pasojë abuzimin e financave publike, sikurse konfirmon Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin ky Rektor e fsheh! Këta janë drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve tona, që dolën nga zgjedhjet pa konkurrime që diktoi Rilindja. Në vend që të drejtojnë universitetin, të arsimojnë të rinjtë tanë, strukturohen në grupe dhe ortaki korruptive që abuzojnë me financat e publikut dhe shpërdorojnë detyrat në kurriz të studentëve.
Pasojat e këtyre skandaleve i vuajnë studentët, prindërit dhe gjithë shoqëria jonë. Partia Demokratike, duke dënuar me ashpërsi këtë nivel të neveritshëm të shpërdorimit dhe korrupsionit, u kërkon Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve ligjzbatuese të hetojnë këtë skandal dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore këta drejtues.
Të dashur studentë dhe pedagogë, Ju që shpërdoroheni dhe vuani pasojat e këtij korrupsioni të drejtuesve të universiteteve, ju inkurajojmë të denonconi dhe të refuzoni këtë rrënim që po u bëhet universiteteve! Partia Demokratike ju fton që më 11 maj, të gjithë së bashku, të bashkohemi me votë dhe të shporrim këtë bandë hajnash dhe ta kthejmë universitetin në duart tuaja. Për një Universitet dhe Shqipëri madhështore", tha Sula./ CNA
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion dhe p...
Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të Partisë Soc...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne ka mble...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në qelitë e...
Seanca plenare rikthehet ditën e sotme, në orën 17:00 pas ...
Kuvendi rikthehet sot, pas pushimit të “Javës së Gjelbër”....
CNA ka zbuluar disa nga emrat që koalicioni opozitar do të...
Ditën e sotme për rreth tetë orë, kryeminsitri Edi Rama zh...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ...
Janë zbardhur disa nga emrat që do të kandidojnë në zgjedh...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi, i...
CNA ka mësuar se këta janë emrat që pritet të kandidojnë n...
Për qarkun e Lezhës, CNA ka siguruar disa nga emrat që Par...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimet me të gjithë d...
CNA ka zbardhur të tjerë emra që pritet të garojnë në zgje...
Ditën e sotme drejtuesit socialistë të 12 qarqeve kanë zhv...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xh...
Pas emrave të koalicionit opozitar, CNA ka siguruar dhe di...
Partia Demokratike do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...