E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte me banorët e Ndroqit, ku i njohu nga afër me projektin e tij që sjell zbutjen e kostos së jetesës për ata, dhe mbështetje në sipërmarrjet në fshat. Nga transporti publik falas, do të përfitojnë 200 mijë qytetarë të Tiranës.
“E vetmja gjë që ne duhet të bëjmë, është të bëjmë Tiranën të jetueshme, të ulim kostot e jetesës. Tani t`ju jap një të dhënë interesante për transportin publik falas, se këtë e ka kapur panik i madh. Këtë shërbim e përdorin 200 mijë qytetarë në ditë. Nga këta 200 mijë, një pjesë marrin abonetë, një pjesë kanë lehtësira, se ka lehtësira. Pra 140 mijë qytetarë në ditë në Tiranë paguajnë biletën 400 lekë. Do të thotë 56 milionë lekë në ditë, e përkthyer në muaj do të thotë 1.5 milionë euro në muaj, në një vit do të thotë 18 milionë euro”-tha Belind Këlliçi.
Paratë janë, tha Belind Këlliçi, por aktualisht bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj paguajnë inceneratorin fantazmë në Sharrë. Sipas Këlliçit, plani për transportin publik falas jo vetëm është i realizueshëm, por do të ketë edhe investime për modernizimin e tij.
“14 milionë euro në vit Erion Veliaj paguan inceneratorin te landfilli i Sharrës që nuk ekziston. Ndërkohë unë dua të paguaj 16.5 milionë një shërbim që përfiton gjithë Tirana, duke garantuar edhe 5 milionë euro të tjera për të investuar te rrjeti i autobusëve, te stacionet, dixhitalizim, modern, europian, dhe është një gjë që bëhet”-u shpreh Këlliçi.
Kandidati i opozitës foli edhe për angazhimin tjetër të tij, uljen dhe zerimin e disa taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të lehtësojnë jetën e bizneseve të vogla të kryeqytetit.
“Nga ana tjetër lakun në fyt ia ka vënë biznesit të vogël. Unë kam dhënë një premtim, taksën e shkollës që ia ka vënë barrë të gjithëve do ta heq, do ta bëj zero, sepse nga janari 2016 ka mbledhur 42 milionë euro dhe nuk ka bërë asnjë shkollë. Pretendon se ka bërë shkolla, por nuk ka bërë asnjë shkollë, i ka bërë vetëm në projekte 3D. Të lirojë trafikun në Tiranë, të heqë disa tarifa, të përgjysmojmë tarifën e pastrim gjelbërimit dhe hapësirën publike”-u shpreh Belind Këlliçi.
Ndroqi dhe të gjitha ish-komunat do të jenë përfituese nga plani i Belind Këlliçit për fshatin, ku përfshihen subvencionet në bujqësi, kreditë e buta për fermerët apo dhe ndërtimi i tregjeve në 14 njësi administrative të Tiranës.
“Në lidhje me fshatin, pa diskutim do të ketë një vëmendje të rritur. Për çdo njësi të Tiranës, normalisht ne duhet të kemi 15 tregje, ku të shiten produktet “Made in Tirana”, që prodhohen në Tiranë. Për çdo fermer që vjen dhe shet produktin bio të fshatit në Tiranë, do të ketë zero taksë. 7 milionë euro çdo vit do të shkojnë për subvencione për fermerët. Për të gjithë ata që prodhojnë dhe i kanë prodhimet e tyre bio, ne do t`i krijojmë mundësinë t`i subvencionojmë dhe të vijnë ta shesin produktin e tyre në Tiranë. Do të vëmë një fond të veçantë 3 milionë euro çdo vit, për të gjithë ata që duan të marrin kredi, që nuk ia dalin dot, do t`i financojmë interesin në bankë. Do të financojmë të gjithë ata që duan të bëjnë një biznes të ri, do t'i financojmë me të paktën 10 mijë euro bizneset e reja në fshat”-u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
I pranishëm në takimin me banorët e Ndroqit, ishte dhe kandidati për anëtar të Këshillit Bashkiak nga radhët e Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari, i cili tha se plani i Belind Këlliçit ka si synim uljen e kostove të jetesës për qytetarët.
“Sepse plani i tij për transport publik falas është një plan serioz, i detajuar në detaje, i cili mundëson çdo familje të Tiranës të ulë koston e jetesës. Ulje taksash dhe kthimin e shërbimit të munguar qytetarëve të Tiranës duke e kthyer nga një bashki fasadë që e ka Erion Veliaj në një bashki në shërbim të qytetarëve të saj”-tha Brahimllari.
Gjatë takimit me banorët e Ndroqit, Belind Këlliçi shprehu besimin se në 14 maj do të marrë fund keqqeverisja e Tiranës, dhe do të nisë një etapë e re për kryeqytetin./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si “kafshatë të vë...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigju...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gj...
Ledina Aliolli, kandidatja e opozitës për Bashkinë Korçë n...
Deptetja e Partisë së Lirisë ka reaguar sërish në lidhje m...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur aku...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur se...
Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet e prillit të 2021-shi...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një u...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje subjekteve zgj...
Kryeministri Edi Rama ka premtuar pak minuta më parë se do...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se nuk i ka ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëshmisë së ish-p...
Ministrja e Zhvillimit dhe Bujqësisë, Frida Krifca, ka sur...
Kandidati i grupit të “vulës” për Bashkinë e Tiranës, Rola...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infras...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...