Rama, për atentatin ndaj Trump-it: Tragjedi për botën demokratike
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin me armë...

Deputetet demokrate, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, në një deklaratë për mediat nga selia, propozuan paketën e masave për përballimin e ditëve të nxehta.
Deputetet u shprehën se duhet të shkurtohet orari i punës në sektorin publik dhe privat, ndërkohë të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të punojnë me orar të shkurtuar nga shtëpia.
Vokshi propozoi mbylljen e plotë të çerdheve dhe kopshteve publike dhe private dhe njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës.
Ndërkohë për pensionistët që jetojnë vetëm apo për personat PAK, posta shqiptare të marrë masat me dërgimin e pensionit apo të pagesave në shtëpi.
Deklarata:
Albana Vokshi
Në këto ditë shumë të nxehta, jo të zakonshme, të vështira e të papërballueshme për çdo familje shqiptare, duke pasur parasysh temperaturat shumë të larta (rreth 38-40 gradë),
Duke pasur parasysh mungesat e ujit dhe energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë,
Duke pasur parasysh që qeveritë e rajonit, siç është rasti i qeverisë së Kosovës që para disa ditësh mori disa masa për përballimin e ditëve të nxehta,
Së bashku me kolegen Dhurata Çupi, jemi këtu që në emër të PD të shprehim shqetësimin e thellë për mosreagimin e qeverisë shqiptare, e cila është ndër të vetmet që nuk ka reaguar për t’u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, ndërkohë që vijon vjedhjen dhe abuzimin e parave me inceneratorët fantazmë, me tunelet e florinjta, me koncesionet në shëndetësi të panevojshme.
Gjashtë propozimet e PD-së për paketën e masave për përballimin e ditëve të nxehta (propozim për VKM):
1. Shkurtim i përgjithshëm i orarit të punës (sektor publik dhe privat), maksimumi deri në 13:00. Këtu të përjashtohen sektorë si shëndetësia, policia, ushtria, zjarrfikësit dhe çdo strukture me karakter emergjence.
2. Të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të punojnë me orar të shkurtuar nga shtëpia;
3. Për sektorët që punojnë në ambient të hapur, siç është ndërtimi p.sh. …të konsiderohet orar i shkurtuar ose edhe pezullimi i plotë i punës gjatë ditëve të nxehta të kësaj jave (rasti i Kosovës).
4. Mbyllja e plotë e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private. Njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës (mban fëmijët në shtëpi).
5. Për pensionistët që jetojnë vetëm apo për personat PAK: posta shqiptare të marrë masat me dërgimin e pensionit apo të pagesës së PAK në shtëpi (pa kosto shtesë financiare).
6. Ngritja urgjente e grupeve ndërinstitucionale në nivel bashkie, të përgjigjes së menjëhershme për personat PAK, pensionistët dhe kategori të tjera në nevojë për çdo nevojë që mund të kenë për të blerë ilaçe, pazar ushqimor, asistencë në banesë duke vendosur edhe një numër kontakti falas, etj.).
Dhurata Çupi:
Kostot financiare të shkurtimit të orarit të punës në sektorin privat, apo të prindit që do të kujdeset për fëmijët në shtëpi, apo kostot e tjera të përballohen nga fondi rezervë i Kryeministrisë;
Kursimi i energjisë parashikohet të jetë miliona euro (imagjino vetëm zyrat e shtetit).
Kursim financiar dhe kohor do ketë edhe sektori shëndetësor (imagjino po të mos dalin apo të mos punojnë në këtë vapë të tmerrshme… sa persona s’do kenë nevojë t'u drejtohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve për trajtim mjekësor… shto pastaj edhe faturën e ilaçeve që do duhet të blejnë).
Kujtojmë këtu precedenti është… viti 2007 (por atëherë ishte si pasojë e krizës energjetike, dhe u mor masa për kursim energjie gjate verës), u shkurtua për disa jave ne vere (korrik gusht), orari zyrtar i punës (u bë 08.00-13.00).
PD kërkon marrjen urgjente të masave të mësipërme, në mënyrë që të mbrojë shëndetin e qytetarëve e nga ana tjetër të ekonomizojë edhe përdorimin e energjisë elektrike./CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin me armë...
Komisioni i Burgjeve i mbledhur pasditen e së shtunës ...
Kryetari i PD-së Sali Berishanë daljen e tij të radhës...
Komisioni i Burgjeve është mbledhur pasditen e kësaj t...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka i ftua...
PDK nuk do të bëjë koalicion me partinë e Lulzim Bashë...
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Telit...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë një ...
Gjashtë muaj pas dënimit me ‘arrest shtëpie’, kryetari...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij të mbaj...
Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi u përgjigj ndaj një deklar...
PD dhe opozita zhvilluan të enjten në mbrëmje protestë...
Një delegacion i nivelit të lartë, i përbërë nga gjyqtarë ...
Kreu I PD-së Sali Berisha ka reaguar një ditë pas pas...
Roland Bejko, një nga ushtarët më besnikë të Lulzim Ba...
Vangjel Tavo është kandidati i PS-së për zgjedhjet në ...
Pas deklaratës së kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, pë...
Ilir Meta, dje, në protestën e mbajtur nga opozita, do...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar në "A2CNN...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...