Rama: Kryeministri është këtu për të shkundur drejtorët që nuk bëjnë punën
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve në rrje...

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli përmes një deklarate për mediat ka kërkuar të hetohen menjëherë të gjitha projektet e arkitektit italian Stefano Boeri në Shqipëri, duke e cilësuar si mikun e Ramës dhe duke nënvizuar se është nën hetim në Itali për afera korruptive të lidhura me zgjerimin e pakontrolluar të ndërtimeve.
Sipas Vangjelit, të gjitha projektet e tij ndajnë të njëjtën filozofi, përfitimin e pushtetit dhe oligarkëve, ndërsa qytetari i thjeshtë mbetet i përjashtuar nga vendimmarrja dhe përfitimi.
Ajo thekson se ndërkohë që Stefano Boeri përballet me drejtësinë italiane, qyteti i Tiranës përballet me pasojat e një modeli urban të ndërtuar mbi korrupsion, mungesë transparence dhe marrëveshje klienteliste.
“Arkitekti italian Stefano Boeri, miku personal i Kryeministrit Edi Rama, me biznes të zyrtarizuar në zemër të Bllokut në Tiranë, aktualisht është nën hetim në Itali për afera korruptive të lidhura me ‘zgjerim të pakontrolluar ndërtimi’.
Në Shqipëri, vizioni urban i tij nuk lidhet aspak me nevojat e komunitetit, por me një model zhvillimi të diktuar nga interesat klienteliste të Ramës, duke anashkaluar konsultimin publik dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj identitetit historik të qytetit.
Ndërkohë që Tirana vuan nga mungesa e hapësirave publike, gjelbërimit, transporti publik si dhe shërbime të tjera bazë për qytetarët, Boeri hartoi projekte të cilat shërbejnë vetëm për zbukurimin e fasadës së një pushteti të korruptuar që nuk ka asnjë lidhje me banorët e thjeshtë.
E konkretisht projektet që mbajnë emrin e tij janë:
‘Vertical Forest Tirana’
‘Tirana Riverside’
‘Tirana 2030
‘Kubi i Bllokut’
‘Blloku West’
‘Pylli Orbital 030’ , etj …
Të gjitha këto projekte ndajnë të njëjtën filozofi: përfitimi i pushtetit dhe oligarkëve, ndërsa qytetari i thjeshtë mbetet i përjashtuar nga vendimmarrja dhe përfitimi.
Diferenca qëndron në faktin se ndërsa në Itali drejtësia funksionon dhe nga hetimet nuk përjashtohet askush i dyshuar si shkelës i ligjit, në Shqipëri miqtë e KM përjashtohen nga hetimet pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme nga opozita dhe Partia Demokratike për ndërtime pa kriter, pastrim parash dhe abuzime me planifikimin urban.Sot, ndërkohë që Stefano Boeri përballet me drejtësinë italiane, qyteti i Tiranës përballet me pasojat e një modeli urban të ndërtuar mbi korrupsion, mungesë transparence dhe marrëveshje klienteliste.
Partia Demokratike insiston në kërkesën e saj për hetim të menjëhershëm të të gjitha këtyre projekteve në Shqipëri dhe sjelljen e të gjithë përgjegjësve përpara drejtësisë.
E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi betonin e pabarazisë, propagandës dhe shpërdorimit të pushtetit”, ka deklaruar Vangjeli./ CNA
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve në rrje...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në sezonin e ard...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ashtu siç pati sh...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga një zonë në q...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë pasdite lidhur me ra...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një po...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një postim...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale vijim...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e kësaj të enjte...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar kët...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi sot se ...
Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka nisur në të gj...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh nga D...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë të enjte se rin...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kryedemokrati Sali Berisha shprehu sot qëndrime të ashpra ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publik...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin nga 20 gushti zbatim...
Në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, këtë të mërk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...