“Nis çlirimi i buzërrugëve kombëtare”/ Rama: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka nisur në të gj...

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ndodhej sot në qytetin e Pogradecit, së bashku me katër kandidatët për kryetarë komunash, në kuadër të një turi vizitash në juglindje të vendit.
Në fokus të takimit ishin diskutimet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. I pyetur nga gazetarët për ngjarjet e fundit në Shkup, ku tifozë maqedonas përdorën thirrje raciste gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni–Rumani, Taravari i cilësoi ato si një ngjarje skandaloze, që ka nxitur reagime të shumta në politikën e brendshme.
“Ishte ngjarje skandaloze, të cilën realisht e kemi komentuar të gjithë politikanët në Maqedoninë e Veriut edhe të disa partive politike shqiptare por edhe disa maqedonase. Dua të falenderoj publikisht për solidarizimin që dha Shqipëria edhe Kosova. Ky është një trend muajt e fundit që rritet nacionalizmi maqedonas dhe kjo është edhe arsyeja që Aleanca për Shqiptarët e lëshoi edhe qeverinë pata tre muajsh dhe tani jemi në opozitë dhe po përgatitemi për zgjedhjet lokale”,-tha Taravari.
Ai komentoi gjithashtu deklaratat fyese të kryeministrit maqedonas ndaj shqiptarëve, disa ditë përpara incidentit në Kumanovë, dhe e cilësoi këtë si një reflektim të politikave të brendshme që, sipas tij, ndikohen gjithnjë e më shumë nga ideologjia e “botës serbe”.
“Disa ditë para ngjarjes në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, kryeministri në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve fliste në parlament dhe kjo natyrisht reflektohet tek qytetarët. Gjithashtu edhe atë që e tha që qëndron edhe në raportin e BE se bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut dhe këto janë pasoja të funksionimit të inkuadrimit së botës serbe në politikat maqedonase. Shqiptarët e Maqedonisë janë të ndarë në dy blloqe diçka që është e shëndetshme. Janë disa parti por të ndara në dy blloqe çka është më e shëndetshme për një shoqëri”,-tha Taravari.
Nga Pogradeci, Aleanca për Shqiptarët përcjell mesazhin e qartë për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe një qasje më të vendosur ndaj çështjeve që prekin drejtpërdrejt shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Në prag të zgjedhjeve lokale, forca politike e drejtuar nga Arben Taravari synon të mobilizojë mbështetjen e qytetarëve për një alternativë opozitare, duke e vendosur në qendër të debatit politik dinjitetin dhe përfaqësimin e barabartë./CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka nisur në të gj...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh nga D...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë të enjte se rin...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kryedemokrati Sali Berisha shprehu sot qëndrime të ashpra ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publik...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin nga 20 gushti zbatim...
Në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, këtë të mërk...
Deputeti demokrat Sajmir Korreshi ka denoncuar sot prerjen...
Kreu i Partisë Demokratike, Sai Berisha zhvilloi sot një t...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi deklaroi sot se e ka...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje të rej...
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi komentoi sot lidhur m...
Koalicioni parazgjedhor mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Sha...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorjan Teliti ...
Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në pro...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar kë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...