
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ngjarjen e rëndë në paraburgimin e “313” në kryeqytet, ku një nga të burgosurit ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Kryedemokrati Sali Berisha bën fajtorë zyrtarët e IEVP “Jordan Misja” për fatalitetin e Besnik Koçiut, duke cituar raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit publikuar një ditë më parë për këtë ngjarje, ku theksohej se shkak u bë neglizhenca dhe mosvizita për rreth 9 orë nga mjekët edhe pse i ndjeri kishte referuar komplikacionet shëndetësore.
Berisha shprehet se i burgosuri ndërroi jetë për shkak të neglizhencës së stafit të “313” dhe e konsideron atë si krim shtetëror.
"Besnik Koçiu vdiq brenda disa ditësh në qelinë e zezë në rrethana tejet të dyshimta. Seriali i vdekjeve të burgosurve në qelitë e narkoshtetit, tipar mizor i narkoburgjeve të Ramaduros!
Të dashur miq. Viktima e radhës e terrorit psikologjik por edhe fizik ndaj qytetarëve që ushtrohet në qelitë e ferrit të narkodiktaturës është Besnik Koçiu, një i paraburgosur 57-vjeçar që ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në rrethana krejtësisht të paqarta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, vetëm tetë ditë pas futjes në paraburgim për veprën penale të plagosjes pa dashje. Sipas mediave i plagosuri nuk kishte ngritur padi kunder te ndjerit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot dhe ngre pikëpyetje lidhur me rastin e Koçiut, për sa i përket trajtimit mjekësor të personave të privuar nga liria. Besnik Koçiu, informon ky Komitet, ishte pranuar në IEVP më 16 korrik dhe që në momentin e parë kishte raportuar diagnoza të rënda dhe të njohura mjekësisht si: diabet tip 2 (nën insulinë), hipertension i avancuar, dislipidemi dhe një goditje në tru e kaluar vetëm gjashtë muaj më parë.
Pavarësisht këtyre kushteve, ai nuk u dërgua në një strukturë spitalore, por u mbajt në kushte paraburgimi të zakonshme. Pra faktikisht, kriminelë me uniformë në burgje, direkt ose indirekt, ndihmuan në vdekjen e tij. Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, deklaroj se në këtë dramë njerëzore jemi para një vrasjeje shtetërore të radhës në qelitë e zeza, me implikim të qartë, veprim apo mosveprim i narkopersonelit të burgjeve të narkodiktaturës.
Duke dënuar me forcën më të madhe serialin e vdekjeve në qelitë e burgjeve të narkoshtetit të Ramaduros, ju bëj thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB, Komisionit Kundër Torturës pranë Këshillit të Europës të ndërmarrin një hetim të gjerë e të thelluar mbi kushtet infernale në burgjet dhe qelitë e komisariateve të narkopolicisë së Shqipërisë, sjelljet shtazore të zyrtarëve me uniformë me të burgosurit dhe të ndaluarit në këto burgje dhe qeli të vdekjes", shkruan Berisha.
Ngjarja ndodhi më 24 korrik 2025. Besnik Koçiu ishte arrestuar në fillim të korrikut për plagosjen pa dashje të një personi në zonën e Valiasit në Tiranë dhe armëmbajtje pa leje./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një postim...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale vijim...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e kësaj të enjte...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar kët...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi sot se ...
Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka nisur në të gj...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh nga D...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë të enjte se rin...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kryedemokrati Sali Berisha shprehu sot qëndrime të ashpra ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publik...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin nga 20 gushti zbatim...
Në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, këtë të mërk...
Deputeti demokrat Sajmir Korreshi ka denoncuar sot prerjen...
Kreu i Partisë Demokratike, Sai Berisha zhvilloi sot një t...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi deklaroi sot se e ka...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje të rej...
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...