Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas procesit të zgjedhjeve brenda partisë, duke e cilësuar votën e anëtarësisë si një fitore ndaj asaj që ai e quan narko-mafia shtetërore.
Berisha tha se demokratët mposhtën narkomafian më të rrezikshme në Europë, ndërsa e përshkroi votën e anëtarëve të PD-së si gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska.
Sipas tij, procesi i zgjedhjes së drejtuesve në PD bazohet te demokracia direkte dhe parimi një anëtar, një votë, të cilin e konsideroi model më demokratik krahasuar me partitë që zgjedhin drejtuesit përmes emërimeve.
Deklarata e Sali Berishës
Demokratët dje mposhtën narko-mafian më të rrezikshme në Europë
Vota e tyre ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska.
Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica. Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, "një anëtar, një votë" – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.
Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin "një anëtar, një votë" në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar në demokracine direkte (referendum)!
Por, tipike si në një diktaturë autoritare, prej tre muajsh në një aleancë të zezë, kreu i meduzës Edi Rama, narkoqeveritarët, mafia e mediave të kontrolluara nga narkoqeveria dhe kartelet e drogës i kanë kushtuar mijëra e mijëra lajme (me rekord deri në 16 të tilla në 4 orë) dhe qindra e qindra artikuj ne portalet dhe gazetat e tyre e qindra debate në studiot e tyre sulmit ndaj PD-së dhe zgjedhjes së kryetarit të saj me referendum apo demokraci direkte. Ata u fokusuan në gjetjen dhe mbështetjen e kandidatëve të botës së krimit, karteleve të drogës, Ergys Agasve, Oltion Bistrave, apo në mbështetjen si kandidatë të të përdorurve politikë, të cilët, pasi kalojnë në parti të tjera, urdhërohen që duhet të kandidojnë për kryetar të PD-së, madje u jepen tituj e ofiqe që kurrë nuk i kanë pasur. Të gjitha këto për tri arsye:
Së pari, sepse për narkomafian shtetërore dhe mafian e mediave që ajo kontrollon, tmerri i tyre është opozita e vërtetë, mbasi është ajo dhe vetëm ajo që mund të lëkundë dhe të përmbysë pushtetin e tyre të krimit, t'u presë favoret dhe paratë e vjedhura të qytetarëve, të cilat i shndërrojnë në mashtrime, trillime e manipulime për qytetarët dhe në luks e vila për veten dhe familjet e tyre.
Së dyti, duke lënë mënjanë modestinë, Edi Rama, narkomafia qeveritare dhe mafia e mediave që ai kontrollon, dëshmuan frikën dhe tmerrin e tyre nga Sali Berisha. Ata e dinë mirë se cila është zero-toleranca e tij ndaj krimit; e dinë mirë se mafia nuk do të gjejë vrimë miu në Shqipëri dhe në botë ku të futet për krimet e veta.
Së treti, ata, duke shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë (që është ajo e fjalës me kuptimin e saj), përpiqen 24 orë në ditë e 7 ditë në javë të mashtrojnë dhe të bindin me çdo kusht shqiptarët se problemi madhor i tyre nuk është farsa elektorale, nuk është vjedhja e miliarda eurove, nuk është plaçkitja e pasurive publike si në një sistem kolonial, dhe nuk është shpërngulja nga varfëria e mjerimi i shqiptarve ne vendi i tyre, nuk jane me çmimet ndër më të lartat në Europë dhe rrogat më të ulëta. Nuk janë Edi Rama, lubia dhe "lindat" e tij që kanë vjedhur miliarda, dhe nuk qenka përjashtimi i votës prej 17 vitesh në partinë e krimit!
Por, sipas këtyre mafiozëve, kollajxhinjve e mjeranëve të së keqes banale – që në funksion të saj korruptojnë edhe gjuhën – shkaterrojne raportin e fjales me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me "një anëtar, një votë" e kryetarit të partisë na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetarëve. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është "privatizim i partisë nga kryetari" apo në rastin konkret "Berisha zgjedh Berishën".
Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë) i tyre. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës./ CNA
Kryeministri Edi Rama në shënimet e tij të javës ka folur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur nj...
Sali Berisha është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demok...
Në aktivitetin e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialis...
Vijon procesi i referendumit për kryetarin e Partisë Demok...
Këtë të shtunë po zhvillohet referendumi për kryetarin e P...
Dalin të dhënat e para lidhur me pjesëmarrjen në referendu...
Kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj sot disa reagimeve ...
Sot në selinë blu në Tiranë dhe në degët e PD-së në qarqe ...
Deputeti demokrat Ivi Kaso ndau detaje nga procesi i refer...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti në s...
Deputeti i Partisë Demorkatike, Eno Bozdo, tha sot se refe...
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Dem...
Anëtarët e Partisë Demokratike do të zgjedhin këtë të shtu...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Universiteti...
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në takimin me ho...
Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni shtetër...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e sotme për med...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se r...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...