Zgjedhjet për kryetarin e PD-së/ Alimehmeti: Duhet dikush që mund Berishën, që të mundë më pas edhe Ramën
Demokrati Ilir Alimehmeti tha sot se në garën që do të zhv...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u ndal sot gjerësisht te problematika e çmimit të naftës, ndikuar nga situata në Lindjen e Mesme.
I ftuar në “Syri Tv”, Boçi u shpreh se çmimi i naftës në Shqipëri pësoi një rritje galopante, krahasuar kjo edhe me vendet e rajonit.
Sipas Boçit, pavarësisht se nafta është produkti bazë i transportit, nevojiten mekanizma shtetërore që të mund të lehtësojnë barrën fiskale, që ndikon në jetën e përditshme të shqiptarëve, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën propagandë lidhur me këtë çështje.
“Mos harrojmë këtu atë deklaratën e famshme të ministrit të infrastrukturës, i cili në vigjilje të rritjes së çmimeve për shkak të luftës, deklaroi që Shqipëria nuk impaktohet nga nafta iraniane, nga pengesa në ngushticën e Hormuzit, por ndërkohë çmimi i naftës rritet në mënyrë galopante, madje diferenca e këtij çmimi në raport me vendet e rajonit është shumë e madhe, por jo vetëm me vendet e rajonit, edhe me vendet e tjera të BE-së. Në qoftë se në ato vende shkon deri në 1.8 euro, tani në Shqipëri është 2.4 euro, në qoftë se e marrim me kursin e këmbimit që ka leku me euron.
Dhe patjetër që duke qenë se nafta është produkti bazë i transportit dhe i shumë elementëve të tjerë, impakton dhe rritjen e çmimeve në të gjitha produktet. Dhe këtu ndërhyrja qeveritare është e domosdoshme sepse ajo i ka të gjitha mekanizmat që të lehtësojë një barrë të caktuar fiskale ndaj këtij produkti, me qëllim që jo vetëm çmimi i naftës, por edhe produktet e tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të çdo shqiptari, dhe të atij që nuk ka makinë, të jenë në ato nivele që të jenë të përballueshme. Pasi sot një pjesë e madhe duket që duhet të disbursojnë shumë para për t'u ushqyer, për të siguruar transportin apo për të kryer ato shërbime dhe domosdoshmëri që qytetari i ka përgjatë ditës së tij. A ka gatishmëri?
Rama është mësuar të bëjë propagandën, ndërton një bord, pretendon ulje akcize, pretendon kontroll tregu dhe në fakt nuk bën asgjë nga këto. Vëmendja e tij, normal, është tek pozicioni i tij, është tek vështirësia që ai ka në raport me drejtësinë dhe patjetër që kërkon njëkohësisht edhe me iniciativa gjoja ligjore të largojë vëmendjen, qoftë nga kriza ekonomike që ka trokitur tashmë në Shqipëri, shfaqur në shumë dimensione, qoftë edhe nga kriza korruptive, ta themi si një term i ri, në të cilin gjendet ai vetë dhe nga e cila qartazi duket që nuk do ketë shpëtim, thjesht zgjat kohën e tij derisa dhe ai të paraqitet vetë sikurse Balluku dhe të tjerët para dyerve të SPAK-ut për të gjitha ato afera korruptive ku dora e tij është dora kryesore dhe ku ai është i zhytur kokë e këmbë.
Konsideroj këtu sidomos AKSHI-n, plus aferat e inceneratorëve apo të koncesioneve apo të rrugëve që tashmë kanë plasur dhe opinioni publik është shumë i qartë për këtë, por jo vetëm opinioni publik, por edhe faktori ndërkombëtar, i cili në një lloj ngërçi, por sido që të jetë, ka shprehur qartazi qëndrimet e tij me dritë-hije në disa raste, por ka një zhvillim shumë të madh në raport me mënyrën si e shohin sot Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Dihet që Shqipëria tashmë ka ngecur në negociatat e saj, faji nuk është i shqiptarëve dhe faji kryesor është i Edi Ramës, sjelljes së tij me drejtësinë, por edhe me korrupsionin tek anëtarët e qeverisë, por dhe tek vetja e tij.
Unë besoj këtu që ka një pranueshmëri të spekulimit në tregun e karburanteve. Përderisa dhe vetë kryeministri e shpreh që evazioni qenka i jashtëzakonshëm, u desh kjo ditë që ky ta deklarojë, që nuk e paska ditur deri më tani. Ndërsa masat e tij janë fare të thjeshta, fare të zakonshme, ndërkohë që do duhej një ndërhyrje e jashtëzakonshme. Ne shpesh e kemi tërhequr këtë vëmendje sepse sasia e deklaruar e naftës në Shqipëri mbetet pothuajse e njëjtë ndër vite, ndërkohë që numri i makinave dihet shumë mirë, shtohet vit pas viti me një ritëm të lartë. Dhe shqiptarët disponojnë jo më nga një makinë, por nga dy makina, por sasia e naftës dhe e karburanteve për çudi mbetet e njëjta”,-deklaroi Boçi./CNA
Demokrati Ilir Alimehmeti tha sot se në garën që do të zhv...
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali i është përgjigjur k...
Partia Demokratike ka vendosur të përjashtojë nga grupi i ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklarua...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë t...
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi se ...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka sqaruar ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar ndaj politikës fiskale ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, la të nënkup...
Ambasada Gjermane ka reaguar sot lidhur me protesën e fund...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari vizitoi ...
Opozita shqiptare zhvilloi këtë të diel protestën e radhës...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se hedhja e gazit lots...
Kryedemokrati Sali Berisha ndau disa deklarata para selisë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi sot f...
Mes panakartave të shumta të protestuesve të opozitës, vëm...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...