Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Pallatin Apostol...

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Në takimin me senatoren Elissa Slotkin, u trajtua koordinimi strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve. Në një reagim të Spiropalit në rrjete sociale, shprehet se Slotkin ka vlerësuar rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e Michigan-it.
"Si përfaqësuese e Michigan-it, Senatorja Slotkin vlerëson rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e saj dhe mbështet kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane", thuhet në reagim.
Ministrja ka zhvilluar një takim edhe me Senatorin Gary Peters themelues dhe bashkëkryetar i "Albanian Issues Caucus", që ruan një vëmendje të posaçme për interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan.
"Shqipëria e konsideron gjithashtu këtë grup miqësie, një partner të besueshëm dhe konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët", shkruan Spiropali për takimin.
Ministrja e Jashtme u prit gjithashtu nga Senatori Steve Daines, kryetar i Nënkomisionit për Europën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë, si dhe njohës i çështjeve të sigurisë rajonale.
Në takim, Spiropali theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë transatlantike, përfshirë mbështetjen dhe angazhimin për objektivin e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen në kuadër të NATO-s.
"Mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 do të jetë një moment domethënës për forcimin e unitetit dhe kohezionit të Aleancës sonë", shprehet ministrja Spiropali në reagimin e saj. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Pallatin Apostol...
Demokrati Ilir Alimehmeti tha sot se për t’u bashkuar, opo...
Kryedemokrati Sali Berisha, në deklaratat e tij të së mërk...
Gazetari Neritan Sejamini analizoi sot dy mundësitë që mun...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka ndarë sot një qën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon n...
Politologu Ermal Hasimja u ndal sot te nisma për një tryez...
Ish-kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një studio telev...
Deputeti demokrat, Xhelal Mziu u shpreh sot lidhur me prot...
Depuetja demokrate, Ina Zhupa akuzoi sot mazhorancën se kë...
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur për protestën e 10 s...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Kryedemokrati Sali Berisha, në takimin me demokratët e Deg...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fj...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vatikan ku do të tak...
Demokrati dhe mjeku Ilir Alimehmeti bëri sot thirrje për p...
Demokrati Grigels Muçollari komentoi sot situatën e krijua...
Kryeparlamentari Niko Peleshi theksoi sot në Forumin e Sig...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur në konferencën e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...