“Ramës i bëjnë fresk”/ Arben Malaj: Nuk qeveriset me vetëkënaqësi, dikush t’i thotë të vërtetën
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka ndarë sot një qën...

Gazetari Neritan Sejamini analizoi sot dy mundësitë që mund të çojnë në një bashkim të madh opozitar, përtej traditës së koalicioneve, por mbi kushtet aktuale politike.
I ftuar në A2CNN, Sejamini tha se një nga kushtet është grumbullimi në numër që reflekton në mandate bazuar në sistemin zgjedhor dhe së dyti, mënyra racionale e rritjes së numrave të elektoratit nga partitë e reja që hyjnë në garë.
Sa i takon të ashtuquajturës “vijë e kuqe”, Sejamini u shpreh se kjo është thjesht një klishe për të krijuar barriera politike.
“Në Shqipëri, për mirë a për keq, ka pasur një traditë të koalicioneve të mëdha dhe kjo traditë e koalicioneve të mëdha është bërë mbi logjikën e numrave, për t'ju përshtatur sistemit zgjedhor, sidomos atij që ka qenë para ndryshimeve që u bënë të fundit dhe kjo lloj përvoje këtë ka. Bashkohemi se grumbullojnë numrat. E dyta, është që ne kemi disa parti të reja të cilat në mënyrë racionale duan që të rrisin elektoratin e tyre dhe në mënyrë racionale mendojnë strategji të caktuara. Ka parti të reja për shembull që duan të marrin vota nga PD-ja dhe bashkimi me PD-në nuk i intereson shumë sepse shpresa e tyre, në kuptimin e llojit të elektoratit, e personave që mund t'i afrohen, mund të jenë persona të cilët mund të jenë të zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe sa të mos votojnë apo të shkojnë në parti tjetër, secila nga këto përpiqen për ta mbledhur këtë elektorat që nuk është i Partisë Demokratike. Pra, në një farë mënyre ka një domosdoshmëri numrash dhe kjo është tradita që të bashkohen numrat për një aritmetikë elektorale, në kushtet që jemi, dhe kjo është e domosdoshme që nëqoftëse opozita është fragmentuar siç jemi sot, shanset për të fituar në zgjedhje, qofshin lokale, qofshin të përgjithshme janë minimale.
Tjetra është se partitë e reja kanë lindur për t'u fuqizuar dhe një pjesë e këtyre partive kanë dalë nga parti të tjera ose janë persona të cilët kanë qenë, edhe zoti Lapaj, edhe zoti Shehaj dhe të tjerë kanë qenë të përfshirë në lëvizje të tjera të caktuara dhe kanë identitetin e tyre personal, identitetin e tyre zgjedhor dhe përpiqen që në këtë lloj skeme të mundohen të bëjnë dhe ata llogjikën racionale të numrave, pra të grumbullojnë sa më shumë. Prandaj, që të arrihet të bëhet një koalicion duhet kapërcyer ky vetinteresim racional i faktorëve politikë, por edhe i partisë së madhe që i do të voglat vetëm për numër. Dhe ajo që është pozitive në nismën e grupit që përfaqëson zoti Hasimja është që duhet të gjejnë bashkimin në ca çështje që i bashkojnë dhe në vend që të thuash po bashkohemi se po bëjmë një koalicion, po thua “ne po bëjmë një projekt, i cili ka për qëllim 3-4 gjëra, pastaj nëqoftëse do ngjizemi pasi të arrihen këto 3-4 objektiva mund të bëjmë dhe çfarë të duash. Dhe kjo është e vetmja mënyrë se si mund të ketë një lloj bashkimi.
Parimi i bashkimit është që këto idetë e vijave të kuqe e këto gjëra duhet të largohen. Tani është bërë kështu si klishe banale politike. Çdo njeri flet për vijën e kuqe. Ndonjëherë ne përqafojmë ca klishe në të shprehur e cila na bëhet klishe mendore. Pra, nëqoftëse ne flasim për vija të kuqe, në një farë mënyre po krijojmë disa barriera mendore. Nëqoftëse ti do të bashkohesh për një gjë të caktuar, gjëja e parë që do të bësh është të jesh i hapur që edhe mund të bashkohesh. Pastaj, ti në fund fare mund të mos bashkohesh, por gjëja e parë është të thuash “nuk ka kushte, hajde të ulemi njëherë, hajde të njihemi, hajde të diskutojmë, hajde të shikojmë ku jemi, ku s'jemi dhe pastaj në fund fare nuk ka nevojë ta thuash paraprakisht kjo është vija e kuqe”. Pa qenë nevoja për t'u treguar arrogant, pa qenë nevoja për t'u treguar më i zgjuar se të tjerët, më i zoti se të tjerët, më i ndershëm se të tjerët. Që të bashkosh ka dy elementë të rëndësishëm. Duhet një përunjësi për të pranuar që të gjithë jemi të rëndësishëm për njëri-tjetrin. E dyta, duhet të jesh mendjehapur se ndonjëherë mund të zhgënjehesh sa kollaj mund ta gjesh gjuhën. Mund të zhgënjehesh që vërtetë mund të krijohet diçka. Po nuk u nise me përunjësi dhe me mendje të hapur për të bërë këto diskutime, nuk ka bashkim”,-u shpreh Sejamini./CNA
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka ndarë sot një qën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon n...
Politologu Ermal Hasimja u ndal sot te nisma për një tryez...
Ish-kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një studio telev...
Deputeti demokrat, Xhelal Mziu u shpreh sot lidhur me prot...
Depuetja demokrate, Ina Zhupa akuzoi sot mazhorancën se kë...
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur për protestën e 10 s...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Kryedemokrati Sali Berisha, në takimin me demokratët e Deg...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fj...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vatikan ku do të tak...
Demokrati dhe mjeku Ilir Alimehmeti bëri sot thirrje për p...
Demokrati Grigels Muçollari komentoi sot situatën e krijua...
Kryeparlamentari Niko Peleshi theksoi sot në Forumin e Sig...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur në konferencën e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon ditën e sotme ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po zhvillo...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së bërë ng...
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar publikisht Shoqatën e Gjy...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...