Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Drejtuesi i fushatës për zgjedhjet e 11 majit i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Opinion’ në "TV Klan" ku ka folur për rolin e tij në fushatën e PD-së.
LaCivita tha se roli i tij në këtë fushatë është të këshillojë kandidatët, të flasë me kreun e PD-së, Berishën, të dikutojë për strategjinë, për mesazhet.
Ndër të tjera në lidhje me sondazhet në media, ku PD del forcë e dytë, LaCivita u shpreh se nuk u beson.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Cili do të jetë roli juaj në këtë fushatën zgjedhore gjatë këtyre 30 ditëve?
LaCivita: Këshilloj kandidatët. Flas me doktor Berishën. Diskutojmë për strategjinë, diskutojmë për mesazhin dhe rëndësinë e mesazhit dhe rëndësinë e të qenit aktiv në terren e të folurit me votuesit në mënyrë që të sigurohesh që njerëzit do të votojnë. Në Shtetet e Bashkuara, Edi Rama dilte dhe u thoshte njerëzve që të mos votonin. E bën diçka të tillë sepse nuk e përballon dot votën e qytetarëve. Po përpiqemi që t’i inkurajojmë njerëzit që të shkojnë të votojnë sepse ndiejmë që kjo do të ndihmojë doktor Berishën.
Fevziu: Stafi juaj është këtu? Do të qëndroj këtu gjatë fushatës zgjedhore.
LaCivita: Do të vij e do të iki…
Fevziu: Jo ju, por stafi juaj…
LaCivita: Unë do të vij e do të iki e do të vij sërish. Është një vend shumë i bukur, më duhet ta them…
Fevziu: Sidomos kur ka ditë me diell…
LaCivita: Është shumë e vërtetë…
Fevziu: Por ju nuk keni vizituar asgjë nga Shqipëria përveç Tiranës…
LaCivita: Saktë. Mezi po pres që të dal.
Fevziu: Duhet të jeni një turist i vërtetë siç tha Kryeministri… Por ndoshta pas zgjedhjeve…
LaCivita: Do të jem një turist i vërtetë pasi të fitojë doktor Berisha.
Fevziu: Pas fitores… Cila është pika më e dobët e Partisë Demokratike gjatë kësaj fushate zgjedhore? Sepse Partia Demokratike po del nga një luftë e ashpër brenda saj që ka zgjatur nga 2021 e deri më tani. Cila është pika më e dobët e Partisë Demokratike në këto zgjedhje?… Sepse strategët asnjëherë nuk flasin për këtë gjë…
LaCivita: Asnjëherë nuk flas për këtë gjë. Një prej gjërave që më ka bërë përshtypje është fakti që efektivisht bëhet fjalë një koalicion të ri. Megjithatë është një koalicion shumë i unifikuar dhe shumë i fokusuar te gjërat që do të arrij. Mendoj se kjo është shumë e mirë. Çdo gjë që është e mirë dhe që mund të bëj gjëra, qoftë kjo në politik apo në qeverisje, kërkon pak kohë që rregullohet megjithatë kanë bërë një punë vërtetë shumë të mirë këtu.
Fevziu: Sipas sondazheve që ju keni, cili është problemi më i madh me të cilin përballen shqiptarët?
LaCivita: Ekonomia.
Fevziu: Ekonomia?
LaCivita: Ekonomia. Mundësitë ekonomike, punët, qëndrueshmëria ekonomike, kostoja e jetesës, të gjitha këto janë pjesë e ekonomisë.
Fevziu: Pse mendoni se Berisha dhe ekipi i tij do ta zgjidhin këtë problem të Shqipërisë?
LaCivita: Mendoj se kanë një program shumë solid. Jo vetëm që flasim për pagën minimale, flasim për minimum jetik, flasim për vëmendjen që duhet kushtuar në mënyrë që familjet shqiptare të mos copëtohen ngaqë të rinjtë largohen duke shkuar në Itali, në Shtetet e Bashkuara apo në Greqi për të gjetur punë. Mund të qëndrojnë këtu. Familja është shumë e rëndësishme. Të siguruarit që familja do të qëndrojë së bashku. Edhe një herë, ka të bëjë me ofrimin e shpresës dhe mundësive dhe votuesit e rinj… votuesit e ri në Shqipëri kanë një mundësi shumë të mirë për të vendosur të ardhmen e tyre e si kanë për të ecur gjërat. Më kanë lënë shumë mbresa.
Fevziu: Në këto zgjedhje do të kemi një element të ri, votën e diasporës. Deri më tani janë diku te 250 mijë njerëz të cilët janë regjistruar për të votuar…
LaCivita: Nga jashtë Shqipërisë…
Fevziu: Jashtë Shqipërisë. Mundet që ky numër njerëzish të ndryshojë pushtetin në Shqipëri?
LaCivita: Patjetër.
Fevziu: Kështu mendoni?
LaCivita: Janë mjaftueshëm vota. Dua të them që janë shumë njerëz.
Fevziu: Është çereku i parlamentit pak a shumë.
LaCivita: Po, janë shumë vota. Mendoj që angazhimi i tyre është shumë i rëndësishëm. Është atdheu i tyre dhe janë ende qytetarë. Është shumë e rëndësishme që në shtetet demokratike njerëzit të ushtrojnë të drejtën e tyre, të drejtën e dhënë nga Zoti për të votuar. Përndryshe nuk bëhet fjalë për demokraci po për diktaturë.
Fevziu: Sipas sondazheve të publikuara në mediat shqiptare, është përpara me më shumë se 10% nga Partia Demokratike. Çfarë mendoni? Si mund ta përmbysni këtë diferencë të madhe midis dy partive?
LaCivita: Si fillim, këto sondazhe nuk janë të vërteta.
Fevziu: Pse mendoni që nuk janë të vërteta?
LaCivita: Kam 35 vite përvoje politike në të gjithë botën dhe sondazhet mediatike…
Fevziu: Nuk besoni te sondazhet e mediave?
LaCivita: Sigurisht që jo. Jo nuk besoj. Ka pasur kam shumë sondazhe që tregonin që Donald Trump-i nuk do të fitonte. E kam jetuar, e kam parë, e kam përjetuar. Të gjitha sondazhet tregonin që Donald Trump do të humbiste me 8-10%. Të vetmet sondazhe që ne besojmë janë ato për të cilat ne paguajmë. Sigurisht që nuk mbështetemi te media…
Fevziu: Por ju keni sondazhet tuaja…
LaCivita: Kemi dhe nuk flas për to.
Fevziu: Po, patjetër. Nga ana tjetër ama, në 3 zgjedhjet e fundit Rama merr të njëjtën numër votash, diku te 800 mijë, 820 mijë ose 800 mijë vota.
LaCivita: Do të shohim.
Fevziu: Ky është një fillim i mbarë për të. Si mundet që Partia Demokratike të shkatërrojë numrin kaq të madh të votave të Edi Ramës?
LaCivita: Siç ju thashë, nuk besoj në këto sondazhe, por…
Fevziu: Nuk janë sondazhe, janë realiteti i zgjedhjeve të fundit…
LaCivita: Realiteti i zgjedhjeve të kaluara… Mënyra është shumë e thjeshtë. Është shumë e thjeshtë. Ka të bëjë me përcaktimin e këtyre 12 viteve të fundit. Ka të bëjë me përcaktimin e dështimeve të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Jo vetëm te korrupsioni, por edhe te mënyra se ku e ka çuar ekonominë, e cila është shumë e paqëndrueshme. Njerëzit nuk ndihen shumë mirë për të ardhmen e tyre dhe ka të bëjë jo vetëm me të folurit se çfarë është, por po ashtu me të ofruarin e mundësisë për t'i rregulluar gjërat. Doktor Berisha ka në plan t'i bëjë të dyja.
Fevziu: Megjithatë kemi 2 probleme këtu. Numri i njerëzve të cilët janë kundër Ramës janë më shumë se 50% e votuesve, diku te 52-53% sipas zgjedhjeve të fundit. Megjithatë, njerëzit që votojnë për opozitën e sidomos për Partinë Demokratike është gjysma e këtyre njerëzve. Pse ekziston ky hendek midis atyre që nuk e kanë qejf Ramën dhe atyre që votojnë opozitën?
LaCivita: Sistemi me partitë dhe sistemi në vetvete është një prej truqeve të zgjedhjeve parlamentare. I bën gjërat pak të vështira. Megjithatë unë mendoj se duke i motivuar njerëzit të votojnë jo vetëm për të ndryshuar, por po ashtu për një ardhme më të mirë, është një arsye shumë e mirë motivuese dhe do ta sjellë Partinë Demokratike, aty ku duhet të jetë, te fitorja.
Fevziu: Ka shumë njerëz që mendojnë se Rama punon shumë keq, etj., por nga ana tjetër Berisha është 81 vjeç, 20 vite më i madh se Rama, e ka mbyllur ciklin e tij 1991 në 2013. Pse të votosh për dikë që është 80 vjeç në krahasim me dikë që është 61 vjeç?
LaCivita: Doktor Berisha ka më shumë energji dhe gjallëri se Edi Rama që rri ulur dhe shikon ekranin e kompjuterit dhe flet para kompjuterit të tij gjatë gjithë ditës. Ndërkohë që doktor Berisha është vazhdimisht rrugës duke u takuar me qytetarë dhe duke u angazhuar me to. Sinqerisht, gjithë ajo eksperiencë që ai mbart ndryshon gjithçka. Po ashtu mendoj se zgjedhjet kanë të bëjnë me atë që ka politikat më të mira për të ardhmen. Qartazi, këto janë të doktor Berishës./ CNA
Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, në një inte...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, (LZHK) Dashamir She...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën dhe drejtuesi...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë sondazh nuk e ...
Luli Basha është zgjuar prej disa kohësh nga gjumi letargj...
Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita i ftuar në emis...
Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita i ftuar në emis...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë konferenc...
Ditën e sotme është mbajtur konferenca e katërt BE-Shqipër...
Ditën e sotme është prezantuar studimi i fizibilitetit të ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi politik i PD për Fierin, Gazment Bardhi ka zhvil...
Në më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, Komisioni ...
Kryedemokrati Sali Berisha pas deklaratës së fortë që bëri...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku u prit ng...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...