Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se në vitin 2026, në siguri e mbrojtje do të shtohen sisteme artileri dhe sistemet e para kundër-ajrore pas një mungese të gjatë.
Në një konferencë për shtyp, Vengu tha se Shqipëria është duke përgatitur rishikimin strategjik të Mbrojtjes.
“Paqja dhe stabiliteti nuk janë përgjithmonë, përkundrazi kërkojnë investime dhe përgatitje të përditshme. Realiteti i ri trupëzohet shpesh edhe në rishikimin e dokumentave strategjikë të mbrojtjes, ku edhe vetë Shqipëria është duke përgatitur rishikimin strategjik të mbrojtjes.
Të gjitha këto rishikime evidentojnë një fragmentim të rendit ndërkombëtar dhe konkurrencën e përhershme që strukturon në një farë mënyre një lloj lufte të re të ftohtë. Pse e përmend këtë? Sepse Europa Jug-lindore pavarësisht se nuk është epiqendra e rivalitetit të ri global, por nuk është as një periferi e padukshme. Është një teatër dytësor, jo për tanke, por për influenca, narrtiva, dezinformim dhe ndërhyrje hibride.
Buxheti 2026 nuk është një buxhet rutinë, por një mekanizëm për të ndërtuar kapacitete reale, për të zhvilluar industrinë, për të forcuar sovranitetin dixhital dhe për të ndërtuar një Shqipëri si aleate e qëndrueshme në NATO. Këtë vit arrijmë vlerën 2.12 të PBB-së dhe nëse e krahasojmë me buxhetin 2025 kemi një rritje me 12%.
Synojmë që në vitin 2029 të arrijmë nivelet e NATO-s. Rritja e pagave do jetë progresive, 60-70% për pagat bazë dhe 30% për nivelet më të larta të komandimit. Po ashtu, synojmë rritjen me 30% të komponentit aktiv. Vitin e kaluar kemi pasur 721 rekrutë të rinj. Akademia e FA është pika nevralgjike e kësaj politike. Viti 2026 do krijojë një kuadër ligjor më të mirë. Kemi një fluks rikthimesh në FA dhe tani FA është një forcë që tërheq gjithmonë e më shumë. Kemi një rikthim të gadishmërisë ajrore, një rikthim të gadishmërisë së mjeteve helikopterë. Në forcën detare kemi një rritje të flotës.
Kemi 2 mjete që na janë shtuar dhe një mjet i ri vjen me investim 9 milionë euro po nga aleatët italianë. Sistemet Javelin do i prezantojmë javën që vjen. Në 2026 shtojmë sisteme artilerie dhe sistemet e para kundër-ajrore pas një mungese të gjatë”,-tha Vengu./CNA
Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e kësaj së hë...
Politologu Ermal Hasimja analizoi sot situatën në të cilën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Izrael, ku ka nisur ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri komentoi sot gjerësisht...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Ervin Salianji, i dënuari për kallëzim të rremë në çështje...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës...
CNA ka siguruar një video ekskluzive që fakton se Ervin Sa...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka ndarë një qëndrim kritik n...
Partia Demokratike ka deklaruar sot, se ndryshe nga sa ësh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demokratike, pas përfundimit të protestës s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se protes...
Pas mbylljes së protestës para Kryeministrisë, turma e pro...
Kryedemokrati Sali Berisha theksoi sot edhe një herë misio...
Protesta e sotme e opozitës ka mbledhur jo vetëm qindra mi...
Pasditen e kësaj të shtunë, qindra mijëra protestues janë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...