
Ervin Salianji, i dënuari për kallëzim të rremë në çështjen “Babalja” dhe i njohur për përplasjet e vazhdueshme me strukturat drejtuese të PD-së, u shfaq ditën e djeshme në protestën e opozitës organizuar përpara Kryeministrisë, në një prani që për shumë demokratë u perceptua më tepër si “show” sesa si një angazhim i sinqertë politik.
Njeriu që dikur u doli me dru demokratëve dhe që sot cilësohet nga drejtuesit e PD-së si i vetëpërjashtuar, u paraqit në protestë me një grup të rinjsh, i cili numërohej me gishtat e dorës.
Prania e tij nuk solli as mobilizim, as entuziazëm, as mbështetje të dukshme nga baza demokrate, por u shoqërua me indiferencë dhe skepticizëm.
Ndërkohë që u përhapën aludime se Salianji kishte ardhur në protestë me një grup të rinjsh nga Korça, pamjet dhe faktet nga terreni nuk e mbështesin këtë pretendim.
Salianji u shfaq kryesisht në krah të Valbona Mhillit, një aktiviste e afërt me të, origjina e së cilës, siç dihet publikisht, nuk është nga Korça, por nga Puka. Kjo rrëzon narrativën e ndërtuar për një mbështetje territoriale që në realitet nuk u pa.

Ajo që bie më shumë në sy është fakti se Ervin Salianji nuk qëndroi në protestë deri në fund. CNA me pamje nga protesta tregoi se ai ishte ndër të parët që u largua, duke braktisur protestën para përfundimit të saj.
Ky veprim përforcoi bindjen se prania e tij ishte thjesht një “parakalim” politik, një dalje për kamera dhe jo një akt solidariteti me protestuesit apo një angazhim real ndaj kauzës opozitare.
Për shumë prej demokratëve të pranishëm, shfaqja e Salianjit u lexua si një provokim i hapur dhe një karshillëk ndaj lidershipit aktual të PD-së dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të partisë, të cilët prej kohësh e konsiderojnë Salianjin jashtë strukturave dhe vendimmarrjes së Partisë Demokratike.
Në vend që të kontribuonte në unitetin e opozitës në një moment delikat politik, prania e tij e shkurtër shtuan perceptimin se Salianji po përdor protestat si skenë personale, për të mbajtur veten në qendër të vëmendjes mediatike.
Salianji nuk përcolli asnjë mesazh në këtë protestë por u shfaq vetëm si një “palaço”politik në kërkim të protagonizmit./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës...
CNA ka siguruar një video ekskluzive që fakton se Ervin Sa...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka ndarë një qëndrim kritik n...
Partia Demokratike ka deklaruar sot, se ndryshe nga sa ësh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demokratike, pas përfundimit të protestës s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se protes...
Pas mbylljes së protestës para Kryeministrisë, turma e pro...
Kryedemokrati Sali Berisha theksoi sot edhe një herë misio...
Protesta e sotme e opozitës ka mbledhur jo vetëm qindra mi...
Pasditen e kësaj të shtunë, qindra mijëra protestues janë ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi s...
Ka nisur zyrtarisht protesta e thirrur nga opozita para Kr...
Ka nisur prej pak minutash protesta e thirrur nga opozita ...
Deputeti demokrat, Luan Baçi deklaroi sot se protesta e th...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë pasditen e sotme një t...
Pasditen e kësaj të shtune, opozita do të zhvillojë një pr...
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka, ka deklaruar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...