"Ky shtet nuk e do rininë"/ Xhaferri: Rama tentoi të helmojë popullin si Asadi
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri komentoi sot gjerësisht...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ndal sot te protesta e opozitës pasditen e së shtunës para Kryeministrisë.
I ftuar në “Syri Tv”, Noka tha se protestuesit e djeshëm vërshuan furishëm në bulevard kundër qeverisë në pushtet që i ka vjedhur dhe nëpërkëmbur.
Sipas demokratit, opozitarët dje dhanë një mesazh të qartë se qeveria duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes politike.
“Dje një lum njerëzor vërshoi në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe rrugët e Tiranës. Dje një energji e paparë njerëzore shpërtheu në formë revolte ndaj narko-regjimit dhe kusarëve të pushtetit. Dje qytetarët e vendit, opozitarët e këtij vendi, treguan se refuzojnë të pranojnë dhe të qëndrojnë më të vjedhur, të nëpërkëmbur dhe të shtypur. Dje ata shfryen një revoltë. I treguan se kur lumi fillon dhe vërshon furishëm dhe kur del sadopak, jep shenja që po del nga shtrati, ai merr përpara gjithçka.
Pra, ky sinjal dje i shkoi narkosit në pushtet. Qytetarët e vendit të tij i ndihen të vjedhur. Aferat e korrupsionit që kanë shpërthyer tek dosja e tunelit të Llogarasë, ku përfshihet dyshja Rama-Balluku, nuk pranohen dot nga qytetarët të gëlltiten më. Dje qytetarët e këtij vendi vërshuan si një uragan sepse ata nuk mund të pranojnë që siguria kombëtare të ndodhet dhe të lihet në duart e Gys Agasit dhe të karteleve të drogës.
Dje ata vërshuan për një Shqipëri europiane dhe jo për Shqipërinë, narkoshteti i vetëm i Europës. E përsëris, lumi njerëzor, energjia njerëzore, dje vërshoi dhe vetëm sa dha një sinjal që po del nga shtrati. Dhe ne e dimë tashmë të gjithë, lumenjtë kur dalin nga shtrati, marrin përpara gjithçka. Ndaj edhe i dhanë një mesazh shumë të qartë narkosit. Ndaj dhe ai sot reagoi i tërbuar, i nervozuar, në kufijtë e çmendurisë, që s'mund të reagojë kurrë një drejtues i një shteti apo edhe një lider, në çfarëdo niveli qoftë. Pra, paniku i ka mbërthyer. Shqiptarët janë zgjuar dhe shqiptarët dje dhanë një mesazh të qartë që largohu, hapi rrugë zgjidhjes politike, sepse kjo llavë vullkani që po shpërthen, do të djegë. Qartë. Dhe do të djegë, do të djegë më shumë nga të gjithë, do të djegë ata që i dalin përpara kësaj dhe po përpiqen të jenë barrikadë e krimit, e karteleve dhe e korrupsionit në pushtet.
Edi Rama ndjen panik. Pse? Sepse ai e di shumë mirë që kur rinia fillon dhe lëviz, kur rinia fillon dhe përcjell mesazhin e revoltës, ata janë të pandalshëm. Energjia e tyre nuk përballohet dot nga asnjë forcë policore apo çfarëdo lloj pushteti qoftë, formë e pushtetit qoftë. Ata e dinë shumë mirë. Dhe Edi Rama e di shumë mirë këtë, sepse dy herë që rinia ka lëvizur, ai s'ka lënë gurë pa lëvizur, s'ka lënë përpjekje pa bërë për t'i ndaluar dhe për t'i frenuar, sepse e di që s'përballet dot.
Dhe e veçanta e ditës së djeshmë, e kësaj revolte ishte që rinia ishte në ballë, rinia i priu dhe rinia ishte zemra e saj. Ky është një mesazh shumë i qartë për shqiptarët që këtu ka shpresë dhe bijtë e bijat e këtij vendi, të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, më në fund kanë vendosur t'i dalin për zot vendit të tyre dhe të mos e lënë më këtë vend të rrokulliset në thepat e honeve të krimit dhe të korrupsionit shqiptar. Kjo për ne është lajm dhe për çdo shqiptar është lajm shumë i gëzueshëm. Sigurisht për narkosin dhe për plaçkitësit kusarë të qeverisë që janë në panik të tmerrshëm, është lajmi më i keq. Të rinjtë janë zgjuar, ata nuk ndalen më.
Në një demokraci funksionale, protestat dhe demonstratat monitorohen nga forcat ligjzbatuese dhe përcillen me një qetësi. Pse? Sepse në demokraci e drejta për të protestuar, për të shprehur indinjata, revolta, pakënaqësi, është tërësisht normale, madje ajo është, është një nga elementët më virtuoz që demokracitë kanë brenda tyre. Por, në narkoregjime paniku është shumë i madh kur shohin që ai lum njerëzish po kthehet, kthehet në një llavë, e shohin si një llavë vullkani që i djeg dhe i merr përpara. Të jeni të sigurtë për një gjë, ju e patë. Të rinjtë nuk stepeshin.
Paniku që mbërtheu narkosin në pushtet, bëri që ata të ushtrojnë terror dhe dhunë. Po askush nuk u ndal, askush nuk u step. Sot gjatë gjithë ditës avokatët tanë dhe ne kemi kontaktuar me çdonjërin prej të arrestuarve. Ata janë me moral të çeliktë. Në çdo qeli sot ku janë kontaktuar ushtonte thirrja 'Rama ik, qeveri teknike'. Çka do të thotë që rinia nuk mbahet kurrë me dhunë. Qytetarët e lirë të një vendi kurrë nuk mbahen me dhunë. Narkoregjimet, edhe në përgjithësi regjimet, kur janë në grahmat e fundit, ata përpiqen të ushtrojnë dhunën më të madhe dhe terrorin më të madh. Por ama, dje u kuptua qartë nga çdokush, janë në grahmat e fundit. Ato që bën, duke dhunuar dhe arrestuar të rinj, të reja, minorenë, zonja, ajo tregon që këta po i ndjejnë fundin”,-u shpreh Noka./CNA
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri komentoi sot gjerësisht...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Ervin Salianji, i dënuari për kallëzim të rremë në çështje...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës...
CNA ka siguruar një video ekskluzive që fakton se Ervin Sa...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka ndarë një qëndrim kritik n...
Partia Demokratike ka deklaruar sot, se ndryshe nga sa ësh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demokratike, pas përfundimit të protestës s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se protes...
Pas mbylljes së protestës para Kryeministrisë, turma e pro...
Kryedemokrati Sali Berisha theksoi sot edhe një herë misio...
Protesta e sotme e opozitës ka mbledhur jo vetëm qindra mi...
Pasditen e kësaj të shtunë, qindra mijëra protestues janë ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi s...
Ka nisur zyrtarisht protesta e thirrur nga opozita para Kr...
Ka nisur prej pak minutash protesta e thirrur nga opozita ...
Deputeti demokrat, Luan Baçi deklaroi sot se protesta e th...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...