web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i PS-së për Ballukun/ Berisha: Rama e mori në mbrojtje, në sulm ndaj qytetarëve

9 Mars 2026, 12:53, Politikë CNA
 

Raporti i PS-së për Ballukun/ Berisha: Rama e mori në mbrojtje,

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi sot lidhur me raportin e PS-së për çështjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku i pranishëm ishte edhe Edi Rama.

Në një konferencë për gazetarët nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri mori në mbrojtje të plotë Ballukun, duke lënë si peng Kushtetutën e vendit, e sipas tij, në sulm të hapur ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Sot, Edi Rama hoqi çdo lloj maske dhe doli publikisht në mbrojtje totale, duke vënë në peng Kushteutën e vendit, ligjet, dhe procesin e integrimit. Iu tha shqiptrëve sot se Balluku është e paprekshme dhe se drejtësia nuk ekziston. I tha se ai nuk ka ndërmend të përfillë asgjë nga kushtetuta dhe ligjet e vendit. Mori në mbrojtje totale veten e tij me vjedhjet 25-vjeçare. Rama, sot, sfidoi çdo qytetar shqiptar. Nuk është një sulm ndaj SPAK-ut sepse në këtë drejtim, drejtësia po përfaqëson popullin dhe ligjin, por sulm direkt ndaj qytetarëve, lirive dhe dinjitetit”,-tha Berisha./CNA

 





Lajmet e fundit nga