
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur mëngjesin e sotëm pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur edhe te një sondazh i publikuar mbrëmjen e djeshme në televizione.
Lidhur me analizën që iu bë këtij sondazhi, Rama tha se konkluzionet që dolën rreth këtij sondazhi ishin njëri më çmendurak se tjetri.
Madje Rama tha se analistët kanë deklaruar që populli është i sëmurë, duke qenë se sondazhet nxirrnin se rreth 50% e shqiptarëve besonin PS-në.
“Kishte dalë ky sondazhisti i Donald Trump. O perëndi çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë e çfarë dëgjon populli mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës. Një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti, thoshte 50 % mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Ç’më kanë dëgjuar veshët me disa individë që nuk e di çfarë i motivon të zgjohen në mëngjes. Konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri, njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një konkluzion ishte se shqiptarët janë një popull i sëmurë. Autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që flasin. Këta nuk e dinë ç'do të thotë autokraci, këtyre nuk u binte radha të shikonin lajmet në autokraci. Një konkluzion tjetër ishte që Rama i ka blerë popullin. Një konkluzion tjetër ishte që Rama u ka futur frikën dhe këta të anketuarit thonë nga frika që vendi po shkon në drejtimin e duhur.
Këta që mua më hidhen në fyt pse them që gjysma e burrave janë çyrykë, flas në sensin metaforik, jo klinik. Sepse e besoj që je çyryk të besosh që me bufin e kënetës Shqipëria të ketë të ardhme. Mbasi më hidhen mua për metaforën time, thonë populli është i sëmurë. Si shpjegohet që BE japin konkluzone në drejtimin e duhur. Budallenj janë dhe ata? Jeni ju të zgjuar që mblidheni atje e nuk dihet kur keni lexuar librin e fundit dhe lexoni vetëm njëri-tjetrin? Habiteni pastaj kur populli voton të kundërtën e asaj që mendoni ju. Po qe puna për politikë, nuk ia ha qeni shkopin popullit shqiptar. Po të kishte ndonjë kampionat, kampion bote dilte populli shqiptar”, tha Rama./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Nga Kavaja, në takimin me qytetarët, Sekretari i Përgjiths...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për deklaratat e bëra ditët e...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në "Syri TV" në emisonin “Kaf...
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në "Syri TV" në emisonin “Kaf...
Arkitektja Orgeta Lika ka shprehur mbështetjen e saj për k...
Televizioni në ortakëri me inceneratorët Top Channel ka sh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi i ka ...
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka treguar mendimin e tij p...
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka folur për telefonatën që...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar deklaratën e Ramës ...
Ditën e sotme gjatë një takimi kryeministri Edi Rama kish...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi i ësh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën i është drejtuar një...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kr...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbushur qytetin e Kukësit me ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi i ës...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të hëne nj...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...