Berisha mbush Kukësin/ Paralajmëron Ramën: Asnjë votë nuk do të marrësh
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbushur qytetin e Kukësit me ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili u kërkon të rinjve të kërkojnë në internet fotot e tij nudo.
Nga Kukësi Berisha e ka konsideruar një turp shumë të madh.
“Unë e di se ka punonjës administrate që u luten, u stërluten, fotografoni votën, ma dërgo se ma kërkon shefi. Asnjë fotografi mos bëni, qëndroni njerëz të lirë, votoni për Kukësin, për Hasin, për Tropojën.Votoni për vlerat që përjetoni në vendet tuaja.Mos votoni Pashiqin e shqiptarëve.Se ata që u kërkojnë ju votën për të mbrojtur vendin e punës, ata kryejnë një gabim të madh shumë.Ju mos u bëni bashkëfajtorë me ta.Ju votoni të lirë.
Votoni për Kukësin, Hasin, Tropojën, Shqipërinë.Votoni për kombin dhe jo armikun e kombit.
Miqtë e mi, ky program është programi që bazohet tek djepi, aty ku kemi lindur, jemi rritur, jemi edukuar, tek familja shqiptare, familja kuksiane, hasjane, tropojane, që është shenjtëri në vetvete.Që mëkon tek fëmija dashurinë për vendin, respektin për prindin, respektin për njeriun.Ne do bëjmë gjithçka që këtë familje ta forcojmë, ta mbështesim, ta ndihmojmë.
Do bëjmë gjithçka që autoriteti i saj të bëhet gjithnjë e më i madh, fuqia e saj edukuese të jetë edhe më e madhe.
Do bëjmë gjithçka që nëna shqiptare, vigane, të ketë mbështetjen më të fuqishme në mënyrë të të rrisë fëmijët e saj pa mundime.Do subvencionojmë çdo fëmijë, të parin me 70 euro, të dytin me 60 euro, të tretin nga lindja gjer 23 vjeç 100 përqind nga shteti.
Do bëjmë gjithçka për t’i mbështetur nënat dhe motrat tona në biznese, për t’i mbështetur në suksesin e biznesit, fermës apo veprimtarisë së tyre.
Ne si komb të gjithë madhështinë në radhë të parë e kemi tek nënat, ndaj dhe ata që kërkonin zhdukjen tonë, kërkonin të zhduknin nënën shqiptare.
Edi Rama, gabon rëndë. Si një përçarës, si një njeri pa vlera, si ai i zënë në faj dhe që është i pashpresë, sillet nga një takim në tjetër me një fjalor të padenjë, një burrec dy metra i gjatë.
Njëherë thotë se burrat janë kështu e ashtu, duke harruar se burrat janë baballarët e fëmijëve të atyre zonjave, janë shoku i jetës së tyre, janë bashkëjetesa, janë harmonia.Herën tjetër bërtet, ajo që është e ndarë, ajo na duhet më shumë ne.
Turp i madh shumë!
Po si mund të flasësh ti se na duhet ajo dhe kjo? Çfarë janë ato dhe këto që t’u dashkan ty, i pafytyrë. Me një gjuhë të tillë flet...Herën e tretë nxjerr fëmijët përpara dhe në një propagandë absolutisht të dënueshme, 100 përqind të dënueshme, u thotë kontrolloni në Google videot e tij nudo. Mburret me to.
Të dashur miq, këto nuk janë rastësi. Jo, jo.Këto janë botëkuptim i atyre të cilët vërshuan jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kundër familjes dhe vlerave të saj.
Është botëkuptimi i atyre të cilët thanë se ka ikur koha të quajmë nënën, nënë dhe babën, babë.Është botëkuptimi i atyre të cilët prunë në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave dhe për të lindur fëmijët e askujt.Është botëkuptimi i njerëzve qëkanë humbur të gjitha normat morale të njerëzve normalë.
Por, Edi Rama, këto nuk do kalojnë kurrë tek Shqipëria dhe shqiptarët.Ti me atë gjindjen tënde mund të bësh ç’të duash, nuk dua të them se çfarë meriton, por me familjen shqiptare mos luaj se nuk loz dot kurrë.Me fëmijët shqiptarë mos luaj.Larg duart nga propaganda e turpshme që është e dënueshme në çdo vend të botës.Asnjë votë nuk do marrësh ti me këto që bën, përkundrazi, ndëshkim, ndëshkim, ndëshkim”, tha Berisha./ CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbushur qytetin e Kukësit me ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi i ës...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të hëne nj...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në sipër...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Kryemininstri Edi Rama ishte sot në një takim në Durrës. N...
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar sërish opozitën e cila k...
Robert Papa autori i emisionit “Fokus” është shprehur se v...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim në Durrës...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Një tjetër aleat i koalicionit opozitar është larguar. Bëh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi m...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mesaz...
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mes...
Në një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Papa Fra...
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet soc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit kë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur kët...
Lulzim Basha, në një prej takimeve të zhvilluara sot, nuk ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...