web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama kopjoi programin e PD-së”/ Berisha: Ka 62 premtime të pambajtura

31 Mars 2025, 12:54, Politikë CNA

“Rama kopjoi programin e PD-së”/ Berisha: Ka 62 premtime

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin partiak të PD-së. Berisha tha se kjo erdhi menjëherë pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha se në historinë e tij Edi Rama ka vetëm një rekord, që është mashtrimi dhe se ka 62 premtime të pambajtura.

Berisha u shpreh se shqiptarët në memorien e tyre nuk gjejnë dot asnjë premtim të mbajtur nga Edi Rama.

Berisha shtoi se Rama përdor për qëllime politike, vuajtjet, dhimbjet që u krijon me varfëri, e për këtë rrezikon të marrë ndëshkime shumë të rënda.

“Kopjimi i programit të PD-së nga Edi Rama erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij për zhapinj, hardhucë, zhaba dhe thithlopa, e përcollën me neveri keqpërdorimin e bravës për të hutuar shqiptarët dhe konstatoi se shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre.

Ajo ç’ka mund t'u them shqiptarëve është se, në historinë e premtimeve, Edi Rama ka vetëm një rekord, mashtrim, mashtrim, mashtrim.

Dhe kur të gënjen njëherë, çdo njeri mund të gënjehet. Kur gënjen dy herë, ke gënjyer veten. Por po u gënjeve për të tretën herë është e tmerrshme, është njëlloj sikur të besosh gënjeshtrat e tua.

Ai që gënjehet tri herë, ai i lejon vetes të besojë gënjeshtrat e veta, atëherë nuk ka më faj Edi Rama këtu. Pse e them këtë? Nuk e them vetëm me 62 premtimet e tij të pambajtura, asnjë prej tyre.

300 mijë vende pune, heqje TVSH për ushqimet, legalizimet sikur Enveri të ngrihej nga varri nuk do të na pengojë, legalizime pa prishje dhe asnjëherë. Ulje të çmimit të energjisë elektrike, nga 77 në 95. Zgjidhjen personalisht, se do të merrej personalisht me dy gjëra, me legalizimet dhe ujin e pijshëm.

Pra shqiptarët në memorien e tyre nuk gjejnë dot asnjë premtim të mbajtur nga Edi Rama. Vetëm mashtrim, mashtrim, mashtrim.

Vijmë te premtimet e fundit.

Para 15 muajsh kam dërguar në parlament ligjin për minimumin jetik, me qëllim që ky ligj të miratohej dhe të mos merrte karakter politik, unë përzgjodha minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO. Pra ishte plotësisht kredibël se nuk kishte abuzim politik në përllogaritjen e tij. Pavarësisht se sot ka ministre që thonë se jetohet mirë me 140 euro. Ata e mbajtën ligjin dhe betejë pas beteje, Rama e hodhi poshtë dhe nuk pranoi kurrë ta votonte.

Çfarë sillte ligji i minimumit jetik? Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike, pension minimal 200 euro, sepse nuk mund të kishte pas vendosjes së ligjit të minimumit jetik, asnjë shqiptar që merrte nën 200 euro.

Sot ka pensione të plota, minimale, në fshat 120 euro. Sot 57 për qind e pensioneve në Shqipëri janë të pjesshme e jo të plota.

Megjithatë, nëse Edi Rama do të provojë se nuk është një rrenacak 2 metra, të thërrasim parlamentin dhe të votojmë ligjin. Të vijë nesër. Grupi ynë parlamentar, deputetët tanë do lënë çdo gjë dhe do vijnë në parlament të votojnë ligjin.

Por nuk ka më keq se të tallesh, të mashtrosh njerëzit në nevojë.

Edi Rama kishte 8 miliardë euro në tavolinën e kryeministrit dhe la për pensionistët 16 mln euro. Ndaj të përdorësh për qëllime politike, vuajtjet, dhimbjet që u krijon me varfëri të tjerëve, rrezikon të marrësh ndëshkime shumë të rënda”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga