“Na duheni më 11 maj”/ Rama-emigrantëve: Ju jeni dhe do të jeni gjithmonë shqiponja
Kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me sh...

Në hapje të takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Athinë me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste do të përmbyllë marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Greqinë, ashtu siç bëri në 12 vite në pushtet me 16 vende.
Balla gjithashtu u tha bashkatdhetarëve se nëse duan një qeveri në Shqipëri që të vazhdojë të bëjë punë për Shqipërinë, ajo është vetëm qeveria e Kryeministrit Edi Rama. Balla tha se Partia Socialiste do të përmbyllë marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Greqinë, ashtu siç bëri në 12 vite në pushtet me 16 vende.
Balla falënderoi të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar votuar më 11 maj, dhe u ka bërë thirrje të votojnë PS që jo vetëm të marrin një mandat për të qeverisur, por të marrin një shumicë për të çuar përpara reforma të rëndësishme.
"Natyrshëm që një nga ndalesat e këtij turi falënderimesh për një numër historik bashkatdhetarësh të regjistruar për të dhënë votën e tyre më 11 maj do të përfshinte Athinën. Plot 65 mijë bashkatdhetarë janë regjistruar për të mbështetur Shqipërinë evropiane, për t’i dhënë mundësinë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që më 11 maj jo vetëm të marrim një mandat për të qeverisur, por të marrim një shumicë për të çuar përpara reforma të rëndësishme. Motra dhe vëllezër këtu në Athinë, ju e dini fare mirë se nëse doni një qeveri në Shqipëri që të vazhdojë të bëjë punë për Shqipërinë, ajo është vetëm qeveria e Edi Ramës. Shumë prej jush na pyesin gjithmonë dhe na thonë: Kur do ta mbyllim marrëveshjen për njohjen e pensioneve? Dhe unë po ju them sot këtu, bashkë me kryetarin Rama, bashkë me kryeministrin, siç mbyllëm 16 marrëveshje në këto 12 vite me 16 vende për të njohur pensionet, do ta mbyllim brenda këtij mandati të ri edhe marrëveshjen për pensionet me Greqinë. Dhe këtu mund të bëj edhe një krahasim. E dini sa marrëveshje për njohje pensionesh bëri Bufi në 8 vjet? Vetëm 2. Vetëm 2 marrëveshje bëri Bufi. Ndërkohë, sa herë më shumë i bie 16 krahasuar me 2, ë Luli? 8 herë.
Këto 65 mijë zemra që janë regjistruar për të votuar më 11 maj duhet të jenë si kjo salla sot, as majtas, as djathtas, por mu në qendër. Aty është një 5 e bukur shumë. Votoni numrin 5, aty lexon Partia Socialiste dhe Edi Rama. Të tjerët nuk vlejnë fare. Vetëm pesën", tha Balla./ CNA
Kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me sh...
Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në Athinë ka folur...
Kryeministri Rama gjatë fjalimit të tij me shqiptarët në A...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shqiptarët...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Pranvera Ska...
Drejtuesi Politik për Diasporën i Partisë Socialiste, Taul...
Kryetari i Partisë Dmeokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të diel...
Drejtuesja politike e PD për Sarandën, Ina Zhupa ka prezan...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet soc...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes ...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taul...
Kryeministri Edi Rama nga takimi i zhvilluar me shqiptarët...
Kryeministri Rama nga takimi me shqiptarët në Kretë ka de...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim e shqiptarët ...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot programin Shqipëria...
Kryetari i Partisë "Mundësia", Agron Shehaj, zhvilloi një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...