Nga PL kapërceu te PS-ja/ Braimllari: Ja pse u pozicionova në krahun e socialistëve
Endrit Braimllari pak kohë më parë braktisi Partinë e Liri...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë sot një deklaratë me anë të një audio-mesazhi për qytetarët, nga qelia.
Meta thekson se tani është momenti që opozita t’i japë një zgjidhje historike të ardhmës së Shqipërisë, por edhe vetë opozitës.
Meta deklaron se Rama keqpërdori pushtetin për të blerë, korruptuar e shantazhuar drejtuesit e opozitës.
Kreu i PL-së akuzon Ramën se në zgjedhjet e 2021-it ka bërë planin me bandat dhe për këtë arsye kishte rezultatin që dëshironte.
Meta shprehet se fitorja me 84 mandate e opozitës garanton edhe hapjen e plotë të listave edhe pa Ramën.
“ Të dashur qytetarë,
Fitorja i zgjidh të gjitha!
Prandaj të gjithë faktorët opozitarë tani kanë vetëm një rrugë, për t’i dhënë një zgjidhje historike të ardhmës së Shqipërisë, duke nënshtruar përgjithmonë pengmarrësit e demokracisë, llogaridhënies, parlamentarizmit, integrimit europian të vendit, por edhe pengmarrësit jo vetëm të Partisë Socialiste, por edhe të opozitës në veçanti.
Atij që e keqpërdori pushtetin për të blerë, korruptuar e shantazhuar drejtuesit e opozitës dhe që sot nxjerr ‘lotë krokodili’ për Primaret e PD-së, të cilat janë si dita me natën me përzgjedhejet e tij personale, në errësirë si Kryetar i Organizatës me anonimët pafund, shumica të rekomanduar nga bandat e njohura.
Po kështu, ai kërkon të shmangë vëmendjen nga asgjësimi përfundimtar që po u bën socialistëve të paktë që i kishte mbajtur deri tani, sa për shenjë.
Ai që në 2021-in kandidoi i teti në Durrës dhe kishte kopsitur rezultatin me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me anonimët, që nesër nuk mund t’i kërkojnë dot llogari për humbjen.
Ai, të cilit as socialistët nuk ia njohin për fytyrë të paktën ¾ e ministrave, ka hallin e kontributeve të 2 apo 3 demokratëve të papërfshirë në listat e opozitës.
Ai që është kyçur sy më sy me vetveten dhe ka tmerr të dalë me gazetarë të pavarur, ka hallin e demokracisë.
Ndaj opozita e ka rrugën e qartë për të korrigjuar edhe çështjen e listave të mbyllura njëherë e përgjithmonë.
Ishte Edi Rama ai që kushtëzoi qëllimisht me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 listat e mbyllura, pikërisht për të shndërruar Kuvendin siç është sot, në një ‘noter’ të korrupsionit të tij skizofrenik.
Ndaj fitorja me 84 mandate e opozitës garanton edhe hapjen e plotë të listave edhe pa Ramën. Për këtë garanci është edhe Partia e Lirisë që ka qenë kundër mbylljes së listave, për këtë garantë është edhe vetë Berisha por edhe 40 deputetë të opozitës që do të zgjidhen nga listat e hapura.
Ndaj të përqëndrohemi të gjithë tek programi ynë i shkëlqyer që i jep fund Narkoekonomisë, ekonomisë klienteliste dhe kriminale në shërbim të pakicës dhe të votojmë për një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese, në interesin e të gjithë shqiptarëve.
Arritjet më të mëdha integruese nuk kanë aspak lidhje me shakaxhiun dhe penguesin e integrimit, i cili s’ka asnjë meritë në liberalizimin e vizave, arritja më e madhe në Bashkimin Europian, që u realizua nga koalicioni PD - LSI.
Dhe mos harroni që publikisht ai paralajmëronte Bashkimin Europian, se kjo do të sillte largimin e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian dhe kjo ndodhi, por shumë vite më vonë si rezultat i programit të tij shpopullues.
Asnjë kontribut nuk ka ai për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur besoj nuk e keni harruar dhe një miting dëshpërues që bëri pas kësaj ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë.
Dhe po kështu të gjithë e dinë “kontributin” e tij në vizitën historike të Presidentit Bush, ku ai, në Krah të Kryeministrit Berisha në atë kohë, shpalli edhe Pavarësinë e Kosovës nga Tirana.
Ah për pak harrova, i vetmi kontribut i tij është që shpiku vjedhjen e orës të Presidentit Bush që u bë lajm botëror pikërisht nga xhelozia.
Ndaj të gjithë të përqëndrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interest të të gjithë shqiptarëve.
Të gjithë të përqëndrohemi në një Fitore Madhështore që garanton Shqipërinë Madhështore, pikërisht Shqipërinë si fuqi eksportuese.”,-tha Meta./CNA
Endrit Braimllari pak kohë më parë braktisi Partinë e Liri...
Kandidatja e PD-së për Tiranën në listën e hapur, Ilda...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe sot një mesazh për zgj...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në p...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmar...
Bashkimi Europian ka miratuar fondet për Shqipërinë për Pl...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot Edi R...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot gje...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ...
Më shumë se kurrë shtetasit europianë mendojnë se vendi i ...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, në një reagim në rrje...
Kryesocialisti Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, i është pë...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ka bër...
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’sy” është nd...
Pas Ramës dhe Bashës që i bënin “diss” njëri-tjetrit me kë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, me ...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar kapërcimet nga djath...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për krimin në zgjedhje si...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...