Monedhat e huaja nuk dalin nga gremina/ Kursi i këmbimit, 21 korrik 2026
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një ditë më parë lexoi një dokument me përgjime të SHISH, duke hedhur akuza mbi deputetin e PS-së, Pandeli Majko, se ishte ulur në tavolinë me trafikantë për të blerë vota.
“Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës.
Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty.
Aty shkon dhe bie zoti Pandeli. Dhe aty, është shumë e vërtetë, dosja është edhe tek ata, është edhe tek unë, aty shkon Pandeliu me këtë Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe fillojnë.
I thotë atij drejtorit, ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale dhe do i marrësh në një kompani këtu buzë Erzenit. Ato kushtonin nja 40 deri në 60 mijë euro. Por i thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do dërgohen në Durrës, të tjerat do përdoren në Kukës. Oficeri, i cili ishte në detyrë për të hedhur në çark trafikantët, habitet. Përveç kësaj, në bisedë aty, përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, sepse Miftar Dautin, thonë ata, nuk e mundim dot. Kandidatin tonë, është reale çdo gjë.
Tani ky oficer, njeri i përgjegjshëm, njeri i ligjit, e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar. Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimit të Kosovës dhe e çoi aty ku e çoi, ajo e di, dyshime shumë të forta se e çoi në Beograd, refuzon ta presë oficerin. Dhe oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di ku është. Pra, ky është Majko.
Majko shkoi përsëri në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e kanë sjellë në Tiranë, po sjell gjysmën e ministrave të tij në Tiranë se qytetarët e Tiranës kanë një revoltë të jashtëzakonshme me Lal Vjedhësin, njeriun më të shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana si kryetar bashkie”, tha Berisha.
Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i Majkos, i cili ka takuar sot kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, duke thënë se është i gatshëm që të dorëzojë çdo imunitet për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës.
Reagimi i Majkos vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama e ka hedhur në rrugë, duke e larguar nga drejtues qarku në Kukës dhe duke e zëvendësuar me Eduard Shalsin.
“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…
I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!
Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”, shkruan Pandeli Majko./ CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në ambie...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur entuzia...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u shpreh ...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se procesi ndaj B...
Në 34 vjetorin e themelimit të gazetarës së parë plura...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot ...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot se proc...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas nj...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar dekoratat e dhëna...
Kreu socialist dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, so...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e qarqeve...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka kohën të...
Gazetarja Klodiana Lala i është drejtuar me një pyetje kre...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka nxjerrë një dokument me për...
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi para SPAK se do të vaz...
Pas daljes së tij nga SPAK-u, kreu i PD-së, Sali Berisha, ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në SPAK. Dem...
Kryeministri Edi Rama mbledh sot në selinë rozë drejtuesit...
Sot, kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet të paraqitet në SP...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...