Nesër do të paraqitet në SPAK/Ilir Meta: Do jem atje për t'i marrë unë në pyetje
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas nj...

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot se procesi i përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 ka hyrë në fazën aktive. D
Ministria konfirmoi se 3,721,116 qytetarë kanë të drejtën e votës, nga të cilët 50.5% janë burra dhe 49.5% gra.
Ministri Hoxha përmendi disa pika kryesore për garantimin e një procesi të drejtë dhe gjithëpërfshirës:
"Ministria e Brendshme ka nisur zyrtarisht procesin e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, duke publikuar ekstraktin e parë të listës zgjedhore, në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe standardet e Kodit Zgjedhor.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 shtetas.
Ndër ta, 50.5 % janë zgjedhës meshkuj dhe 49.5 % janë femra.
Deri në këtë moment të papërfshirë në listë janë 4,536 shtetas, të cilët janë mbi 100 vjeç, që mbushin apo kanë mbushur këtë moshë deri në 11 maj 2025. Për të siguruar të drejtën e votës, këta qytetarë duhet të paraqiten pranë zyrave të Gjendjes Civile, për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve.
Aktualisht numri i përgjithshëm i qendrave të votimit brenda limiteve është 5,050. Duke përfituar nga ky komunikim, ftoj kryetarët e bashkive për tu angazhuar për vendimmarrje për qendrat e votimit që janë jashtë limiteve, me më shumë se 1 mijë zgjedhës apo më pak se 300 të tillë.
Gjithashtu, në këtë kuadër Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë miratuar një akt të përbashkët, për pastrimin e listave nga shtetasit që ligji për Dekriminalizimin i përjashton nga e drejta e votës, si dhe hapjen e qendrave të votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore do të përfshihen dy kategori zgjedhësish:
- Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;
- Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit, kjo listë paraprake do të jetë publike në 9 mars 2025 dhe çdo shtetas do të ketë në dispozicion 48 orë për të shprehur vullnetin përfundimisht nëse duan të votojnë brenda apo jashtë Shqipërisë.Ky hap përfaqëson një moment historik për demokracinë shqiptare, duke ofruar mundësinë që diaspora të ushtrojë të drejtën e votës, pavarësisht ku jeton e punon.
Nga data 11 janari 2025 shënohet fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë, në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni i KQZ.
Për regjistrimin nevojitet një pajisje elektronike për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimin apo fotografimin e dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës. Ndaj është shumë e domosdoshme dhe apeloj çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit, të rinovojë dokumentet e identifikim, duke patur të paktën njërin prej tyre të vlefshëm përgjatë këtij procesi.
Prej disa javësh, është miratuar udhëzimi që lejon aplikimin qoftë edhe për një dokument identifikimi në zyrat tona konsullore.
Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar që ky proces të zhvillohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të aksesueshme për qytetarët tanë jashtë kufijve.Në mënyrë që procesi të jetë i sigurt dhe gjithëpërfshirës, qytetarët janë ftuar që të verifikojnë të dhënat personale në listën zgjedhore:
- Online, përmes portalit e-Albania;
- Fizikisht, pranë njësive administrative ku listat janë afishuar.Çdo qytetar që has problematika apo paqartësi mund të kontaktojë në platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam”.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka nisur procesin e verifikimit dhe përditësimit të listave zgjedhore, me qëllim garantimin e një liste përfundimtare të saktë dhe gjithëpërfshirëse.
Vota është arma më e fuqishme e demokracisë, dhe garantimi i aksesit për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, mbetet prioritet i joni kryesor.
Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identitetit “IdentiTek” janë plotësisht të angazhuara për të respektuar të gjitha standardet dhe detyrimet ligjore në përgatitjen e këtij procesi kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit."
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas nj...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar dekoratat e dhëna...
Kreu socialist dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, so...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e qarqeve...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka kohën të...
Gazetarja Klodiana Lala i është drejtuar me një pyetje kre...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka nxjerrë një dokument me për...
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi para SPAK se do të vaz...
Pas daljes së tij nga SPAK-u, kreu i PD-së, Sali Berisha, ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në SPAK. Dem...
Kryeministri Edi Rama mbledh sot në selinë rozë drejtuesit...
Sot, kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet të paraqitet në SP...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tallet me prokur...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën d...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga bur...
Edi Rama falsifikator ordiner! Ai është kapur në fals...
Drejtuesi Politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind...
Drejtuesi Politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind...
Mëngjesin e së hënës në orën 09:30 Partia Demokrati...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...