Berisha: Bashkimi i PD-së ishte i domosdoshëm për të mbrojtur partinë nga armiqtë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaron se bashkimi i Partisë...
Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e sotëm të podkastit “FLASIM”, lidhur me vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të ministres Belinda Balluku.
Gjatë fjalës së tij, ai ka shpjeguar dhe ato se çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe Gjykata e Starsburgut në të tilla raste. Ndërsa e ka konsideruar si absurditet pezullimin nga GJKKO, ai theksoi se pret që Gjykata Kushtetuese ti japë drejtim kësaj çështjeje.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.
Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë.
Por thashë të ndaj me ju sot se çfarë thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.
Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë: Së pari, cënojnë balancën e pushteteve.
Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht: ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit dhe merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit. Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.
Së dyti, duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë i hap rrugë: presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional, manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.
Së treti, ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë: Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik.
Së fundi, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese.
Komisioni i Venecias e ka theksuar shprehimisht: “Një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore.”
Po Gjykata Europiane e Strasburgut çfarë thotë për këtë çështje? Kjo është interesante. Gjykata Europiane nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe prandaj nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala “pezullim i ministrit nga gjykata”!
Pse? Sepse në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë, kokë më kokë në errësirë e të pezullojnë një ministër.
Pra, edhe njëherë, kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë.
Por ama ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimësisht këtë aventurë antidemokratike:
Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren: për qëllime politike, jashtë proporcionalitetit dhe për të ndikuar ekzekutivin. Pezullimi i një ministri nga detyra është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin.
Së dyti, për Strasburgun ministrat janë shprehje e vullnetit demokratik: qeveria buron nga shumica parlamentare dhe Strasburgu ka shkruar se: Çdo masë që ndërpret apo cënon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik.
Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut: Gjyqësori nuk duhet të pezullojë ministra.
Në standardet europiane—ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është: joproporcionale në thelb, antidemokratike në frymë, antikushtetuese në përmbajtje, nënshtrim i ekzekutivit, kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik, kundër ndarjes së pushteteve, kundër standardeve të Venecias dhe kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut.
E pra, përfundimisht: Pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel - por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut.
Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra: me dorëheqje, nga Kryeministri apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit.
Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë. E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale. Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë. /CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaron se bashkimi i Partisë...
Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit, kryetari i Kuvendit, ...
PD ka nisur aksionin e saj opozitar, duke protestuar para ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur përmes një...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë sot mesazhe të shumta ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 113-vjetorin...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet soc...
Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar p...
Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi sot se opozita syno...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median e...
Në mjediset e Dhomës së Lordëve, dhoma e ulët e Parlamenti...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi sot se Partia Dem...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar sot lidhur me ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me...
Ditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë është zhvilluar t...
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi i ftuar në Syri T...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot ndaj demokratit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...