
Ilir Meta nuk e la pa treguar sërish edhe para delegatëve të Konventës së tij historinë e gjeneralëve të Stalinit, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore i propozuan diktatorit të tyre ta këmbenin gjeneralin e Hitlerit të zënë rob nga sovjetikët, me Vasilin, djalin e madh të Stalinit të zënë rob nga gjermanët.
Natyrisht që Stalini nuk e pranoi këtë “pazar”, sepse për të nuk kishte vlerë jeta e të birit para fitores së luftës. Dhe Meta insiston ta theksojë këtë mesazh sa herë gjen një foltore apo mikrofon për të folur, duke zgjedhur si referencë modelin më gjakatar të një diktatori.

Afërmendsh që Ilir Meta nuk e bën nga naiviteti këtë zgjedhje. Paranoja është veçori e njerëzve të frustruar e me karakter të deformuar. Ndaj ata gjejnë ngushëllim duke iu referuar modeleve të ngjashëm.
Por “gjetja” e Stalinit ka në fokus tjetër gjë. I kompleksuar nga ndjenja e tradhëtisë dhe nën peshën e vetësugjestionit se Metën të gjithë e kanë tradhëtuar, subkoshienca e tij e shtyn të rrëmojë në modelet e luftës kundër tradhëtarëve. Dhe kush tjetër më mirë nga Stalini mund t’ia përmbushë Metës këtë boshllëk?
Pra, nuk është meraku për pazarin për fatin e Vasilit (të Stalinit dhe jo të Metës!) që i prpozuan gjeneralet e luftës komandantit të tyre, por tek Meta që ndjehet i tradhëtuar prej bashkëpunëtorëve e madje, edhe prej vetë gruas së tij.

Ndaj Stalini është mesazh edhe për vetë zonjën Kryemadhi nëse sjellim në vëmendje se çfarë i bëri Stalini Nadjezhdës, gruas së tij e nënës së Vasilit.
Historia e jetës bashkëshortore të Stalinit me Nadjezhdën ka qenë një histori e trazuar e me plot probleme. A nuk na kanë dëshmuar edhe vetë Meta dhe Kryemadhi se edhe historia bashkëshortore e tyre ka qene e vazhdon të jetë plot trazime e trauma?…
Nadjezhda ishte në dijeni të tradhtive të së shoqit, dhe ishte shumë xheloze. Me sa duket, ajo e donte vërtet Stalinin. Nga ana tjetër, ky e trajtonte në mënyrën më fyese të mundshme, dhe Nadjezha e toleronte gjithçka. Por më në fund iu sos durimi. Sipas disa dëshmitarëve okularë, disa ditë para vdekjes, Ajlilueva kishte marrë një vendim me rëndësi:
Do të ndahej nga Stalini dhe do të shkonte me fëmijët të banonte te prindërit e saj.
A nuk tha edhe zonja Kryemadhi sot se nuk do të bëj më luftë, por do t’iu dedikohem fëmijëve?
Me sa duket Stalini po e bën efektin. Jo më kot Meta prej kohësh i referohet atij./ CNA
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, votoi veten pak më parë n...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka bërë një vëzhgim n...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në fj...
Në konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar...
Ilir Meta, nga Konventa e Partisë së Lirisë, nuk ka ng...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përshëndeti deleg...
Para nisjes së Konventës së PL-së, Ilir Meta, në një d...
Para nisjes së Konventës së PL-së, para gazetarëve Ili...
Pak minuta para nisjes së Konventës së Partisë së Liri...
Klienti i qeverisë, Irfan Hysenbelliu, ka filluar t’u ...
Sot në orën 10:00, Partia e Lirisë do të mbajë Konvent...
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar datën dhe orë...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kreu i grupit p...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka qenë...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, denonco...
Lul Basha ka siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë me një deklaratë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...