web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon takimi mes Ramës, Manastirliut dhe nënkryetarëve të Bashkisë Tiranë

24 Shtator 2025, 13:23, Politikë CNA

Përfundon takimi mes Ramës, Manastirliut dhe nënkryetarëve

Ka përfunduar pas më shumë se dy orësh takimi mes kryeministrit Rama, Ogerta Manastirliut dhe nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës.

Takimi i zhvilluar në Kryeministri, i nisur prej orës 11:00, vjen një ditë pasi Këshilli Bashkiak miratoi propozimin për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Ogerta Manastirliu është emri që Rama kandidoi për zgjedhjet e parakohshme lokale në bashkinë e kryeqytetit.

E pranishme në takim ishte edhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Pasditen e sotme, kryeministri do të takohet me ministrat e rinj dhe deputetët e Tiranës.





Lajmet e fundit nga