web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Pjesa më e madhe e ministrave, të panjohur"/ Kaso: Nga seanca e kaluar pati një të humbur të madh, interesi qytetar

24 Shtator 2025, 10:30, Politikë CNA

"Pjesa më e madhe e ministrave, të panjohur"/ Kaso: Nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka folur në seancën e sotme plenare, ku tha se seanca e sotme duhet të niste me një ndjesë nga ana e mazhorancës, referuar miratimit të programit qeverisës më 16 shtator.

Më tej, Kaso u ndal te kabineti i ri qeveritar, për të cilin tha se pjesën më të madhe të ministrave, qytetarët nuk i njohin as si emra dhe figura, jo më për kontribut.

Sa i përket seancës së 16 shtatorit, e cila u mbyll pas vetëm 20 minutash, Kaso tha se nga ajo seancë pati një humbës të madh që ishte interesi qytetar.

“Ishte e udhës që seanca e sotme të niste me një ndjesë publike nga ana juaj. Pjesën më të madhe të ministrave nuk i njohin as për emër, as për figurë, le më pastaj për kontribut. Nga seanca e kaluar pati një të humbur të madh, që ishte interesi qytetar.

Nuk po i shërbeni interesit qytetar”, tha Kaso./CNA





Lajmet e fundit nga