
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u takua në Bruksel me homologun e tij ukrainas, Rustem Umerov, ku në fokus të diskutimeve ishte lufta në Ukrainë.
Gjatë këtij takimi, Peleshi dhe Umerov biseduan mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe rëndësinë e mbështetjes nga aleanca, si një element thelbësor në rezistencën ndaj luftës me Rusinë.
Ministri Umerov, shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë dhe falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që Shqipëria i ka ofruar Ukrainës, që prej fillimit të luftës.
Vijimi i mbështetjes së vendeve të Aleancës ndaj Ukrainës, në zbatim të vendimeve të Samitit të Vilnius u diskutua fillimisht në një takim të veçantë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, që u mbajt në fillim të takimit formal të ministrave të Mbrojtjes se NATO-s, ku morën pjesë mbi 50 vende të ndryshme aleate dhe partenere të NATO-s.
Gjatë këtij takimi u theksua nevoja imediate për mbështetjen e Ukrainës me kapacitete ushtarake si: sisteme armatimi, artileri dhe municione të kalibrave të ndryshëm me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike të saj, nga agresioni rus.
Në kuadër të punimeve të Ministerialit, një vëmendje të veçantë mori takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, i zhvilluar për herë të parë në nivel të ministrave të mbrojtjes, me qëllim afrimin e saj me Aleancën, duke shënuar një kapitulli të ri në marrëdhëniet NATO-Ukrainë.
Në ndërhyrjen e tij ministri Peleshi rikonfirmoi se, Shqipëria do të vazhdojë ndihmën e saj politike, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me qeverinë dhe popullin e Ukrainës dhe mbështesim aspiratat e tyre për t'u anëtarësuar në NATO ”, u shpreh ministri Peleshi.
Gjatë takimit, vendet aleate mbajtën qëndrim të unifikuar për vijimin e kontributeve, si dhe ruajtjen e solidaritetit dhe kohezionit në mbështetje të popullit ukrainas dhe luftës së tij. Gjithashtu, mbështeje të palëkundur në rrugëtimin e Ukrainës drejt integrimit Euro-Atlantik./CNA
Kur na ndajnë pak orë nga ndeshja e futbollit mes Shqipëri...
Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje me grupin...
Konferenca e Kryetarëve rrëzoi për herë të tretë kërke...
Të mërkurën, Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e tre...
Më 13 tetor, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Br...
Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave ...
Këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama e ka nisur me nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se ...
Partia demokratike së shpejti do zhvillojë një mbledhj...
Deputeti Dashnor Sula tha se i dhemb shpirti lidhur me...
Një nga moralistët e struktur nën sqetullën e Lulzim B...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se çd...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në takim me st...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka kome...
Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët pas mbledhjes së grupi...
Ish-kryeministri Sali Berisha e përshëndetur ‘live’ kr...
Deputeti Gazment Bardhi foli pas mbledhjes së grupit parla...
Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Grupit Parl...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, foli për mediat pasi Gjykat...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...