E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Deputeja Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat, ka shënjestruar SPAK-un duke thënë se është kthyer në një mburojë të korrupsionit të qeveritarëve hajdutë.
Vokshi është drejtuar me disa pyetje, ku në fokus ka vënë ish-ministrin Ilir Beqja, duke ngritur pikëpyetje pse nuk hetohet për koncensionin e sterilizimeve prej 100 milionë dollarësh.
Deklarata e Albana Vokshit
Ka edhe një provë të re se si, Skapi i partisë, është kthyer në mburojë të korrupsionit të qeveritarëve hajdutë!
Për të shkuar vetë te prova, i ftojmë qytetarët të shtrojnë disa pyetje?
- Pse SPAK nuk e heton ish-ministrin Ilir Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncensionin e sterilizimeve prej 100 milion USD?
- Pse SPAK nuk përgjigjet kur pyetet nga media nëse është regjistruar procedim penal kundër ndonjërit prej personave të pëfshirë në dosje?
- Pse SPAK e zvarrit hetimin dhe konkludimin e tij, edhe pse ka marrë një kallëzim penal nga shoqëria civile, vetëm pak javë pasi struktura e Posacme Anti-korrupsion u krijua?
Përgjigja është e qartë dhe vetem një:
Skapi i partisë ka si mision nga partia që e krijoi, mbrojtjen e ministrave dhe qeveritarëve të korruptuar.
Kallëzimi në fjalë identifikon ish-ministrin Ilir Beqja, nënshkrues i kontratës famëkeqe koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD.
Në kallëzim ngrihen dyshime se zyrtarët e përfshirë në këtë kontratë kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, shpërdoruar detyrën, kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Paketën më të madhe, me 40 për qind të aksioneve, e zotëron Investital LLC- një kompani e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Sipas investigimeve të BIRN, Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë, blerë nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.
SPAK e regjistroi në vitin 2020 procedimin penal për veprat penale të pretenduara në kallëzimin penal. Interesimit mediatik i janë përgjigjur me frazën: po vijojnë hetimet. Ndërkohë që SPAK pret, vepra penale e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” është parashkruar, pra për të nuk mund të ketë një dënim.
Kanë kaluar tre vjet dhe Ilir Beqja, në atë që Partia Demokratike e konsideron korrupsion të hapur, shpërdorim të fondeve shtetërore dhe të detyrës, as nuk është thirrur për t’u pyetur.
- Çfarë pret Skapi, që të parashkruhen edhe veprat e tjera penale?
- Çfarë presim ne nga kjo drejtësi, që kundërshtarin politik të pushtetit e mban peng, kurse ministrin e partisë e çliron nga hetimet, duke i zvarritur ato derisa vepra penale të parashkruhet?
Prova është e qartë: SKAP-i i partisë ka si detyrë të mbulojë vjedhjet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij./ CNA.al
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Presidenti Bajram Begaj ka folur për sigurinë kibernet...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë konferencës p...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se një nga çështjet që ka d...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zbuluar se në datën 16 ...
Partia Demokratike ka denoncuar sot në Ditën e Mësuesi...
Sot u zhvillua e disata seancë e radhës në Gjykatën e Apel...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se kandi...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një dalje për mediat, ka uruar...
Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë mësuesit, në di...
Analisti Kreshnik Spahiu ka dhënë arsyet se përse Lulzim B...
Gazetari Arjan Çani ka bërë një deklaratë të fortë për...
Analisti Andi Bushati ka folur me tone të ashpra për E...
Akademiku Artan Fuga është shprehur se tensionet mes dy gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pye...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehu...
Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sërish bashkimin e demokra...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topal...
Deputeti socialist, Petro Koçi ka folur në lidhje me situa...
Ekspertja e çështjeve zgjedhore dhe ligjore, Ledina Mandij...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...