web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor/ Stoltenberg: Shqipëria, rol të rëndësishëm

7 Mars 2023, 14:11, Politikë CNA
Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor/ Stoltenberg: Shqipëria, rol
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në aleancë në të gjitha sfidat.

Stoltenberg u shpreh se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Shteti juaj iu përgjigj me shpejtësi pasojave të tërmetit shkatërrues në Turqi. Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë.

Edhe NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernetike që ju gjendem pranë. Ne po investojmë edhe në bazën e Kuçovës.

Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë së NATO-S në rajon, si misioni në Kosovë. Ne vlerësuam gjithashtu vijimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Stoltenberg./ CNA.al





Lajmet e fundit nga