EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në një takim të organizuar nga "Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian", me pjesëmarrje të partive parlamentare maqedonase nga mazhoranca dhe opozita në Maqedoni, Vasil Sterjovski hodhi akuza të forta drejt qeverisë shqiptare dhe asaj bullgare lidhur me çështjen e dhënies së pasaportave bullgare për shtetasit shqiptarë si minoritet maqedonas në Shqipëri dhe për asimilimin e kësaj popullsie.
Sipas Sterjovski-t, në 100 vitet e krijimit të shtetit shqiptar, asnjë banor nuk ishte deklaruar si bullgar në raportet ndërkombëtare si edhe nuk figuronte që në Shqipëri ekziston një minoritet i tillë. Në shtatë vitet e fundit, shteti shqiptar ka lejuar krijimin e një minoriteti artificial bullgar, i cili sipas tij, është si rezultat i një presioni nga ky shtet.
Dhënia e pasaportave bullgare ishte një ndër metodat, e cila u pranua masivisht nga shteti shqiptar për persona me kombësi të ndryshme, ku personat që kishin të ardhura të mjaftueshme, paguanin dhe e përfitonin këtë pasaportë. Sterjovski e ka konsideruar si një grup të strukturuar kriminal dhe si një biznes fitimprurës, por të paligjshëm, ku të përfshirë janë institucione shtetërore shqiptare.
"Mekanizmat janë të shumëfishtë, në 2017 nëpërmjet presionit me 'Veton Bullgare' të rrugës shqiptare drejt anëtarësimit në BE u njoh një minoritet joekzistent bullgar, i cili në 100 vitet e shtetit shqiptar asnjë banor nuk ishte vetëdeklaruar bullgar dhe në asnje raport ndërkombëtar nuk figuronte që në Shqipëri ekziston një minoritet bullgar të cilit i janë mohuar të drejtat. Pasi u njoh një minoritet i tillë filloi presioni bullgar në këto 7 vite, të lejuar edhe nga shteti shqiptar për krijimin e një minoriteti artificial bullgar.
Një nga metodat ka qenë dhënia e pasaportave bullgare, e cila është një pasaportë europiane dhe u pranua masivisht nga shteti shqiptar për kombësi të ndryshme. Kush kishte fonde paguante dhe e merrte këtë pasaportë, është një biznes fitimprurës në Shqipëri, i paligjshëm, sepse ambasadat bullgare qoftë edhe shoqatat që i krijuan në Shqipëri janë ndërmjetësuesit e këtij biznesi të paligjshëm dhe nëpermjet tyre dhe donacioneve të ndryshme u krijua një grup i strukturuar kriminal në institucione lokale dhe shtetërore me agjentë për asimilimin e komunitetit maqedonas.
Në këtë mënyrë ia arritën qëllimit sidomos gjatë Censusit duke instaluar anketues dhe kontrollorë nga INSTAT-i të cilët raportonin direkt në Bullgari dhe 90% të rasteve ata vetë i kanë regjistruar si bullgarë. Kërkojmë që ky grup i strukturuar kriminal që ka edhe agjendë politike për zgjedhjet parlamentare që të ndiqet penalisht dhe të gjithë ata që ndërhyjnë edhe në Punët e Brendshme të Shqipërisë, por që shkelin edhe ligjin të dalin para drejtësisë."
Vasil Sterjovki tregon se shteti bullgar ka shfrytëzuar situatën e dobët ekonomike në zonat ku jeton komuniteti maqedonas, një situatë që në 30 vitet e fundit nuk është investuar aspak nga të gjitha qeveritë. Ndër të tjera, Sterjovki tregon se kërkesat e tyre drejt qeverisë shqiptare lidhen me krijimin e projekteve që do të zhvillojnë zonën, mbështetje për mësimin e gjuhës maqedonase dhe ruajtjen e identitetit të komunitetit maqedonas.
"Bullgaria shfrytëzon edhe situatën e dobët ekonomike në zonat ku jeton komuniteti maqedonas, kushtet janë vërtet skandaloze pasi ka mungesë gjatë këtyre 30 viteve nga çdo qeveri në infrastrukturë, në mbrojtjen shëndetësore dhe duke parë këtë situatë Bullgaria përpiqet që nëpërmjet investimeve të bindë këta banorë që ata i përkasin komunitetit bullgar.
Ajo që kërkojmë ne nga qeveria shqiptare e maqedonase është që të bëjnë projekte zhvillimore për zhvillimin e këtyre zonave dhe më pas mbështetjen për mësimin në gjuhën maqedonase në ato zona ku ka kërkesë përveç zonës së Prespës ku mësohet gjuha maqedonase.
Kërkojmë mbështetje edhe për iniciativave kulturore për mbrojtjen e identitetit dhe Maqedonia ka shumë përgjegjësi për të ndihmuar në një strategji afatgjatë së bashku me Shqipërinë për ruajtjen e identitetit të kominitetit maqedonas. Kjo strategji duhet të vazhdojë derisa vendi ynë të bëhet anëtar i BE-së sepse në këtë mënyrë merr fund edhe problemi i dhënies së pasaportave."
Sipas Vasil Sterjovski-t, autoritetet shqiptare kanë lejuar këto aktivitete të paligjshme në të cilat janë përfshirë edhe institucionet lokale duke dhënë vërtetime për aplikuesit e pasaportave bullgare nëpërmjet korrupsionit. Herë pas here janë bërë denoncime lidhur me këtë çështje, ndërsa pritet që të bëhet edhe një kallëzim penal, pasi sipas tij janë mbi 20 mijë vërtetime të dhëna për pasaporta bullgare. Ai hedh akuza të forta edhe për mënyrën e zhvillimit të Censusit me anketues që kanë falsifikuar rezultatet.
"Auroritetet Shqipare kanë lejuar të gjitha këto aktivitete të paligjshme të cilat ndodhin në vendin tonë prej më shumë se 30 vitesh. Bullgaria u kërkon një vërtetim autoriteteve lokale për aplikuesit e pasaportave dhe kjo kompetencë nuk është në dorën e qeverisjes lokale, por kryetarët e bashkive japin vërtetime të tilla false kundrejt korrupsionit dhe parave. Sipas statistikave bullgare, mbi 3 mijë shtetas në vit aplikojnë për pasapoetë bullgare. Në këto 7 vite mund të jenë mbi 20 mijë shtetas shqiptarë që do të thotë mbi 20 mijë vërtetime false. Ne kemi bërë të gjitha denoncimet për këto aktivitete të paligjshme, kemi njoftuar qeverinë, institucionet shqiptare, ambasasat e huaja. Për të gjitha këto ne po përgatisim kallëzim penal, sidomos për Censusin që u lejua nga shteti shqiptar që të instalohen anketues që të bëjnë atë falsifikim që bënë me rezultatet."
Si kryetar i partisë "Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian", Vasil Sterjovski herë pas here ka dhënë deklarata që lidhen me problematika të komunitetit maqedonas në Shqipëri. Minoriteti maqedonas i cili përballet me vështirësi ekonomike, mungesë investimesh infrastrukturore dhe shëndetësore, e sheh marrjen e pasaportës bullgare si një mundësi për një jetesë më të mirë pasi mund të jetojnë në vendet e BE-së./ CNA
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Prej javësh në Serbi vijojnë protestat kundër qeverisë dhe...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka komentu...
Kryeminstri Edi Rama, në Madrid në fjalën e tij pas në...
Pas ngjarjes tragjike në shkollën "Fan Noli", ku mbeti vik...
Gjatë qëndrimit të tij në Madrid, kryeministri Edi Rama ka...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbi vendimet e Presidentit ...
Sot në orën 17:00 Partia Demokratike, së cilës do t’i bash...
Në kuadër të garës së primareve në PD, sipas statutit të k...
Kryeministri Edi Rama i ka shuar shpresat Spanjës për ...
Kryeministri Edi Rama u pyet për kthimin e emigrantëve...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në M...
Partia Demokratike ka përsëritur edhe një herë sot thirrje...
Partia e Vllehëve të Shqipërisë zgjodhi sot kryetarin e ri...
Partia e Vllehëve ka zgjedhur sot drejtuesin e saj të ri. ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot të dhënat ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së ba...
Koordinatori i Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Ball...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...