"Ta ndryshojmë këtë situatë"/ Balliu fton tregtarët në protestë: Varfëri e rëndë, paratë i mori Rama
Koordinatori i Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Ball...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, Dekanen e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Eglantina Kalluçi, profesorë dhe studentë, inspektoi Qendrën Llogaritëse të Departamentit të Fizikës dhe Laboratorin e Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Në fokus të vizitës ishte investimi i rëndësishëm në infrastrukturën laboratorike, një financim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit është ngritur një qendër moderne e llogaritjes me performancë të lartë. Ky investim pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e kërkimit shkencor në Shqipëri.
Gjatë inspektimit, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e kësaj qendre për kërkuesit shqiptarë dhe ndikimin që do të ketë në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor:
“Ky fuqizim që ka ndodhur sot në këtë qendër llogaritëse duke pajisur gjithë rrjetin e kompjuterëve me High Performance Computing që është pajisja e duhur që përmes inteligjencës artificiale të përpunohen seria e të dhënave në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor përcjell padyshim inovacion qoftë në shëndetësi, qoftë në energji, qoftë në emergjencat civile, pra janë të gjitha këto drejtime të cilat jam e bindur që në bashkëpunim me ekspertët tanë, me profesoratin tonë, me kërkuesit shkencorë mbi të gjitha me ekspertizën që vjen nga CERN-i dhe nga programi që ju tashmë keni bërë pjesë do të jetë një hov përpara drejt zhvillimit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në vendin tonë”, tha ministrja Manastirliu duke nënvizuar se kjo qendër është e lidhur ngushtë me pjesëmarrjen e kërkuesve shqiptarë në projektin europian Compact Muon Solenoid (CMS) në CERN dhe anëtarësimin e institucioneve shqiptare në këtë projekt të rëndësishëm shkencor.
Përveçse do të ndihmojë në avancimin e kërkimit shkencor, kjo qendër ofron edhe mundësi për IAL-të e tjera, institutet kërkimore, entet publike, organizatat joqeveritare dhe bizneset që të realizojnë projekte të specializuara në analizën e të dhënave dhe simulimet shkencore.
“Ky është laboratori i parë në llojin e vet që ka këtë High Performance Computing dhe që jam e bindur që nga pikëpamja e modelimeve, jo vetëm për sa u përket aspekteve të shkencës, por edhe aspekteve shoqërore, sepse edhe modelet gjuhësore, të gjitha këto, mund të modelohen nëpërmjet këtij laboratori dhe kësaj infrastrukture që tashmë është e instaluar. Ndaj, duhet që të fuqizojmë akoma më shumë lidhjen mes universiteteve tona, ashtu sikurse tashmë Universiteti i Tiranës me Universitetin Politeknik bëjnë, por edhe me universitetet e tjera, në mënyrë që t’i shfrytëzojmë këto kapacitete që kemi për të gjitha ciklet e studimit, por edhe përtej cikleve të studimit, për shkencën në tërësi”, tha ministrja Manastirliu.
Përmes kësaj qendre, e cila mbështetet në teknologjitë më të avancuara të High Performance Computing (HPC) dhe Inteligjencës Artificiale, kërkuesit shqiptarë do të kenë mundësinë të konkurrojnë në të njëjtin nivel me homologët e tyre europianë. /CNA
Koordinatori i Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Ball...
"Euronews" publikoi këtë javë një sondazh në lidhje me zgj...
Prokurori Dritan Prençi kërkon dënimin e ish-ministrit të ...
Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj, mbete...
SPAK dërgoi për gjykim ish-Kryetarin e Bashkisë së Himarës...
Në një konferencën për mediat nga selia e partisë, Kryetar...
Kryeministri Edi Rama u prit në Madrid nga Mbreti Felipe V...
Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë një takimi me aleatë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një t...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është vënë sërish në qendër ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, foli në një de...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është nën he...
Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, k...
Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj kanë shkëmbyer akuza të rë...
Gazetarja Ola Xama, në “MCN TV”, u shpreh se ndërtues shum...
Analisti Andi Bushati, në “MCN TV”, komentoi mbi sulmin e ...
Kryeministri Edi Rama është në një vizitë dyditore në Madr...
Partia Demokratike përgatitet për protestën e së shtunës, ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka theksoi se PD d...
Gazetarja Ola Xama në “MCN TV”, komentoi rreth hetimeve të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...