web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetingu i Dumanit dhe jovetingu i politikës

7 Shkurt 2025, 11:19, Politikë CNA

Vetingu i Dumanit dhe jovetingu i politikës

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është vënë sërish në qendër të vëmendjes për t’u sulmuar, dhe kjo ndodh sërish nga politika.

Ndodh në mënyrë të pandalshme, të përsëritur, sa nga Rama, sa nga Berisha, sa nga mediat e tyre, sa nga persona në arrati, grupe kriminale, të cilat financojnë media për interesat e tyre, segmente politike, politikanë nën hetim apo në arrati, të cilët kanë kthyer në betejë personale, goditjen e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit, në forma nga më të ndryshmet, nga më të neveritshmet dhe që tashmë nuk ngjitin as në opinionin publik, nuk vlejnë për asgjë sepse gjithkush vlerësohet nga puna dhe jo nga analiza dhe sulmet e pavërteta politike apo me gjysmë të vërteta dhe plot të gënjeshtërta.

Vetingu i Dumanit dhe jovetingu i politikës

Sa vlen Altin Dumani dhe cila është puna e tij, këtë e ka treguar në këto dy vite në krye të SPAK-ut, me një drejtues me vullnet të hekurt gjithçka ndryshon dhe vërtet në SPAK shumë gjëra kanë ndryshuar pavarësisht se nuk i pëlqejnë Berishës dhe të tijve, Ramës dhe të tijve, Ilir Metës dhe të tijve e kështu me radhë.

Në SPAK mund të ketë edhe prokurorë pa integritet, ka edhe instrumente të qeverisë, ka edhe ndonjë “tentakulë” të opozitës, por Altin Dumani bën diferencën mes tyre për ndershmërinë dhe përkushtimin që ka në detyrën e tij.

Politikës nuk i pëlqen, do të shpikë, do të sulmojë, të akuzojë, është vetë Berisha në sulmet e tij personale të bëra në mënyra të pandalshme, por harronte fjalët që kishte thënë shpesh për Altin Dumanin, vetë në media në mënyrë të përsëritur duke e vlerësuar si njeri të ndershëm dhe me integritet.

Por, kur Berisha ka probleme me drejtësinë, Altin Dumani duhet të jetë ushtar i politikës. E njëjta situatë është me socialistët, me mediat e tyre, me Erion Veliajn, i cili mendoi se mund t’i vinte kapakun aferës së inceneratorëve dhe të dosjes “5D”. Dhe, Altin Dumani është atje, vullneti i prokurorit është atje, Erion Veliaj është në një hetim pasuror në një dosje plot bëma dhe gjëma, e cila do të marrë kohën e saj për t’u dhënë përgjigjen edhe mediave të mazhorancës, por zareve të pështirë të opozitës.

Fakti që goditet nga të dy krahët tregon se Altin Dumani është me integritet, nuk është instrument i tyre në krye të SPAK-ut, por njeri që po lufton pikërisht me korrupsionin e politikës dhe atë që duan shqiptarët. Por, gjithmonë me ligj, në respekt të tij dhe në zbatim të tij.

Vetingu i Dumanit dhe jovetingu i politikës

Ndërsa përballë Dumani ka shpifës, sharës, të korruptuar, banda dhe grupe kriminale që janë bërë bashkë dhe thjesht mund të quhen instrumente mafioze, kundër institucionit, kundër Altin Dumanit.

Altin Dumanit i është bërë vetingu për gjithçka, por politikanëve nuk u është bërë kurrë veting. Pra ata politikanë, ata zyrtarë, ato media që akuzojnë, shpifin dhe sulmojnë, që janë edhe në lidhje me grupe kriminale, nuk kanë kaluar në veting dhe kur t’i bësh dikujt vetingun, duhet të kalosh vetë më parë dhe të tregosh sa i pastër je, më pas të fillosh dhe të analizosh të tjerë. /CNA





Lajmet e fundit nga