GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Opinion nga Lutfi Dervishi
Në një zhvillim që do t’i bënte xheloz edhe skenaristët e Hollywood-it, SPAK-u ka nisur një hetim epokal mbi një nga misteret më të mëdha të historisë shqiptare: a ka dhe, nëse ka, ku është diploma e maturës e Belind Këlliçit?
Ky hetim i thelluar, më intrigues se kodi i Da Vinçit dhe më i ndërlikuar se dosjet e Sigurimit, solli thirrjen e nëndrejtoreshës së shkollës “Harry Fultz” në prokurorinë speciale.
Kjo “diplomë”, me sa duket, është më e shenjtë se Kushtetuta dhe më e vështirë për t’u gjetur se thesari i Ali Pashë Tepelenës apo ai i pronarëve të inceneratorëve.
Këtu bëhet fjalë jo për krim intelektual në tentativë, por për krim të konsumuar të një të riu intelektual.

Burime të paidentifikuara brenda SPAK-ut bëjnë me dije se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar të gjithë regjistrat e shkollës, listat e mungesave, fletoret e punëdores të shkollës fillore dhe, sipas po këtyre burimeve, është siguruar edhe ditari i një shoqe klase që mbante shënim se kush bënte kopje në provim. Operacioni i koduar “Maturanti i pamaturuar” është vetëm fillimi i një sage epike.
Disa burime konfidenciale brenda institucionit të akuzës thonë se është urdhëruar një analizë forensike e bojës së përdorur në diplomën e Këlliçit, për të zbuluar nëse është shkruar në vitin përkatës, apo është një falsifikim i rëndomtë me “Photoshop.” Për arsye sigurie, analiza do të bëhet në një laborator të një vendi partner!

Paralelisht, një grup ekspertësh të mirëpërgatitur po shqyrton me lupë firmën e drejtorit të shkollës.
Fakti që Këlliçi ka mbaruar Universitetin në SHBA e bën investigimin edhe më kompleks, por lajmi i mirë është se hetimi ndodhet në një fazë të avancuar dhe, aktualisht, po procedohet me thirrjen e dëshmitarëve.
Nëndrejtoresha e shkollës, e thirrur në SPAK për të zbardhur këtë enigmë, u pa sot duke hyrë në godinën e prokurorisë me një dosje në dorë dhe një shikim të ngarkuar me përgjegjësi historike.
Për momentin ka vetëm pyetje:
Çfarë ndodhi realisht në "Harry Fultz"?
A është diploma një mit i trilluar për të trullosur tutkunët, apo testi i vërtetë për SPAK-un?
A mund të quhet një person SE është i arsimuar nëse nuk ka një copë letër që e vërteton këtë?
Pyetje më të rëndësishme se këto nuk janë bërë që nga koha kur Platoni ngriti dilemën e shpellës.
Megjithë debatin e nxehtë, një gjë është e qartë për të gjithë: pa u hedhur dritë mbi këtë mister, themelet e republikës nuk janë më të sigurta.
BE ka paralajmëruar se nëse nuk i shkohet deri në fund kësaj dosje, nuk do të hapen grup-kapituj të rinj dhe do të pezullohet puna me kapitujt 23-24 që lidhen me Gjyqësorin dhe shtetin e së drejtës.
SPAK-u ka hapur një numër të veçantë emergjence: 0800- 999 dhe qytetarët janë të ftuar për të dhënë çdo informacion rreth Belind Këlliçit që pretendon të ketë master në Harvard.

Ndërkohë, publiku pret me frymën pezull: dhe tri pyetje qëndrojnë mbi qafën e tij si shpata e Damokleut:
A do të gjendet diploma?
A do të rrëfejë nëndrejtoresha sekretin e madh?
Çfarë do të ketë episodi i ri i sezonit: “Krime intelektuale”.
Përgjigjet nuk janë të lehta, por një gjë është e sigurt: në Shqipëri askush nuk ka më nevojë për t’u abonuar në Netflix. Mjafton të shohësh lajmet.
Në fund të fundit, drejtësia vonon, por nuk harron… sidomos kur bëhet fjalë për një diplomë gjimnazi që rrezikon jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen euroatlantike të kombit! /CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë sot një...
Prej pak ditësh një objekt i ri ka hapur dyert shumë pranë...
Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike t...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, u ka...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Mi...
Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike t...
Barometri, sondazhi më i besueshëm, në gjetjet e tij, thot...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në tryezën e diskutimi...
Sot Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tryezë diskutim...
Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar akuzat ndaj ish-dre...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot një ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka zhvillu...
Kryeministri Rama, pasi qau linçimin e Erion Veliajt, ...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza dhe sulme ndaj kreut...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me komentuesit...
Kryeministri Edi Rama është tallur keqazi me Luli Bashën, ...
Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka publikuar dokum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi pro...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi pro...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...