Rama, për Berishën: Mori më qafë opozitarizmin në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza dhe sulme ndaj kreut...

Kryeministri Rama, pasi qau linçimin e Erion Veliajt, duke thënë se po i cenohet familja nga mediat që denoncojnë aferat korruptive, sot e ka marrë sërish në mbrojtje nga opozita që ka zhvilluar plot 44 protesta para Bashkisë së Tiranës, pikërisht kundër kryebashkiakut për të cilin SPAK thotë se ngrihen 4 akuza në bazë të hetimeve që po kryhen, ajo e korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
Sipas Ramës, opozita që proteston çdo javë kundër Veliajt është si hudhër te Bashkia e Tiranës që mos ta marrin mësysh.
“Ke shumë të drejtë, është bërë pak si modë këtu. Del një grusht njerëzish, zënë rrugën dhe pastaj tjerët duhet të presin ata të shpërndahen, ça të bëjmë tani.
Janë bërë si hudhra te Bashkia e Tiranës edhe bëjnë punën e hudhrës që të mos marrin mësysh.
Njerëz që merren me mure, u bien karrigeve, tavolinave. Ça është kjo, opozita? S’ka lidhje me opozitën, s’ka lidhje me idetë, s’ka lidhje me programin, me të ardhmen, s’ka lidhje me alternativat, është kua-kua-kua”, u shpreh Rama.
Pas kësaj deklarate të z.Rama lind pyetja, për çfarë duhet ta marrin mësysh një organizatë hajdutësh dhe kreun e drejtorëve hajdutë?
Për faktin që kanë vjedhur miliona lekë nga taksat e shqiptarëve të varfër?
Që kanë abuzuar dhe shpërdoruar detyrën?
Që e kanë kthyer Bashkinë e Tiranës në një gropë korrupsioni, zinxhiri komandues i një institucioni ku shumica e tyre kanë përfunduar prapa hekurave?
Nga se ka frikë kryeministri se mos e marrin mësysh Erion Veliajn, për faktin që është nën hetim pasuror, apo se SPAK-u thotë se ka akuza për 4 vepra penale të rënda si korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie?
Apo për faktin që drejtorët hajdutë të Veliajt, sipas SPAK-ut, janë grup i strukturuar kriminal?
Faktet dhe denoncimet tashmë janë publike dhe vijimi i hetimeve nga drejtësia tregon se zullumet janë të mëdha.
Opozita është një nga denoncueset e këtyre aferave dhe ashtu siç ka deklaruar do të vazhdojë misionin dhe betejën e saj deri në largimin e Erion Veliajt dhe përballjen e tij me drejtësinë.
Aferat si inceneratorët, dosja "5D", apo shembjet te "5 Maji", shembja e teatrit, nuk mund të mbeten pa ndëshkuar./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza dhe sulme ndaj kreut...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me komentuesit...
Kryeministri Edi Rama është tallur keqazi me Luli Bashën, ...
Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka publikuar dokum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi pro...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi pro...
Lufta mes partive të vogla para zgjedhjeve të 11 majit, du...
Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një shpjegim t...
Drejtuesi Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka rea...
Një nga sondazhet më të fundit të zhvilluara për qarkun e ...
Drejtuesi i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ka kthyer ...
Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti, në...
Po zhvillohet sot në Tiranë samiti “PACT OF FREE CITIES”. ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk ka përjashtuar mundësinë p...
Qeveria ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike në lidhj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se PS nuk k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...