"Bashës ia tërhiqte Rama fijet siç donte vetë"/ Berisha: Ditën e çonte në Prokurori, natën bënte pazare me të
Foltorja e opozitës është ndalur ditën e sotme në Laprakë....

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në foltoren e sotme në Laprakë u shpreh se paratë e fituara nga droga, sollën rritjen e çmimeve.
Berisha u shpreh se ato që ai i quajti “baronët e drogës” u bënë të gjithëfuqishëm deri në emërimin e deputetëve dhe përcaktimit të rezultateve të zgjedhjeve.
“Mallkime merrnim ne, ua them unë. Si ia nxjerr goja këtë fjalë, thonin lobistët e Edi Ramës. Po ne nuk u kthyem prapa. Ne mbronim interesat tuaja, sepse ajo, ai narkoshtet u mjeronte ju. Ato euro që kushtonin, 1 euro që kushtonte 135 lekë, zbriti në 96 lekë.
Dhe mijëra prej jush, mijëra e mijëra punëtorë humbën vendet e punës se ndërmarrjet e eksportit u mbyllën. Ato euro helmi që vinin nga droga i rritën çmimet në stratosferë. Ato euro droge që vinin nga droga pakësuan me 30-40% paratë që ju vinin nga familjarët tuaj nga jashtë. Baronët e drogës u bënë të gjithëfuqishëm në të vendit. Emëronin deputetë, emëronin ministra, përcaktonin rezultate zgjedhjesh. Nuk mund të tërhiqeshim ne. Ne thonim të vërtetat dhe kjo na ka bërë ne të pamposhtur. Misioni ynë, misioni ynë është të mbrojmë interesin kombëtar me çdo çmim dhe pa u lëkundur kurrë”, tha Berisha.
Më tej kryedemokrati foli për protestën e 24 janarit, e cila sipas tij ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Berisha theksoi se protestat nuk do ndalen deri në fitoren e Partisë Demokratike.
“Dhe ajo që është kryesore, është faktuar se boshti i të keqes i të gjitha të këqijave, i të gjitha këtyre të këqijave e ka emrin Edvin Droga, Edi Rama, Rama-duro. Është faktuar se krimi i organizuar nuk i lejon shqiptarët të votojnë. Është certifikuar. Është certifikuar se zgjedhjet në Shqipëri nuk zhvillohen midis partive, po midis shtetit, narkoshtetit dhe partive. Të gjitha këto janë faktuar tani. Tani e drejta është në anën tonë. Guximi është në anën tonë.
Ne jemi në prag të fitores. Dhe ne një lloj siç përmbysëm një diktaturë në vitin '90, siç përzumë me vota ata që erdhën me rebelim në vitin '97, do t'i përzëmë nga pushteti, të hapim rrugën e votës së lirë të qytetarëve, e fitores së opozitës. Kjo protestë që organizojmë ne, është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Miq, ju keni duruar shumë, keni sakrifikuar shumë, keni vuajtur shumë. Por sot ka shpresë. Sot kemi arritur ato që dy vite më parë nuk i mendonit. Sot e drejta është në anën tonë. Sot shpresa e vetme e shqiptarëve jemi ne, është Partia Demokratike.
Sot kërkohet sakrifica jonë. Por, në qoftë se kjo është e vërtetë për të gjithë shqiptarët, për qytetarët e Tiranës kjo është tre herë më e vërtetë. Kurrë ndonjëherë nuk keni patur në dorë për Tiranën dhe Shqipërinë më shumë se sa kësaj radhe. Dhe unë kam besim se qytetarët e Tiranës do të jenë në krye të kësaj kryengritje paqësore që do fshijë nga faqja e dheut këtë regjim antishqiptar, kriminal, këtë regjim që qeveris me me metoda më të zeza, më kriminale.
Kryeministër që u çon dhe u hakeron kompjuterët prokurorëve, për të parë nëse nëse janë të shkruajtura aty krimet e tij. Nuk duhet të presim ne, nuk do presim ne që t'i na i zgjidhë këto probleme as prokurori, as gjykatësi, askush nga jashtë. Do i zgjidhim vetë, do i zgjidhim vetë dhe ne nuk do lëshojmë në rastin më të afërt. Ne do përballemi rrugëve të shesheve të Tiranës gjer në fitoren e Partisë Demokratike. Ju garantoj! Ju garantoj se secili prej jush është 10 herë më i fortë, më trim, më i guximshëm se 100 hajdutë të qeverisë”, tha Berisha. /CNA
Foltorja e opozitës është ndalur ditën e sotme në Laprakë....
Drejtuesi politik i Tiranës dhe njëkohësisht deputeti Beli...
Kryeministri Edi Rama është ftuar nga presidenti i SHBA-ve...
Kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup pune të përbashk...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Diasporës të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar formulën se si larg...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qyteta...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi sot ...
Politikani Dashamir Shehi ka shprehur haptazi kundërshtinë...
Koha që kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj,...
Politikani Dashamir Shehi deklaroi sot se që opozita të pr...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi u ndal sot...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Radio Televizion...
Kryeministri Edi Rama duket se ka rinisur sot një tjerër d...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e Grup...
Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar në mbledhjen e sotme ...
Kryeministri Edi Rama komentoi sot edhe situatën me opozit...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatav...
Deputeti demokrat, Edi Paloka u ndal sot gjerësisht te qev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...