web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Noka "përplaset me Klosin/ Si e prek deputetin, mos t’ju gënjejë mendja!

30 Tetor 2023, 22:42, Politikë CNA

Noka "përplaset me Klosin/ Si e prek deputetin, mos t’ju

Deputeti i PS-së, Blendi Klosi dhe ai i PD-së Flamur Noka debatuan ashpër në “Now me Erla Mëhillin” edhe pas tensioneve në seancën e të hënës në Kuvend.

Noka paralajmëroi se situata do të tensionohet edhe më tepër, koment që nuk u prit mirë nga Klosi i cili i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se diçka e tillë s’mund të ndodhë, mbi të gjitha sepse janë deputetë dhe janë ulur aty si të zgjedhur të popullit.

“Ç’është ajo shtyn deputeti deputetin, kjo s’ka ndodhur kurrë mo Flamur. O Flamur po çfarë do bëni më ju atje mo? Ishallah e keni ndarë mendjen të bëni opozitë dhe ishallah për të mirën e atyre që përfaqësoni, por mos t’ju gënjejë mendja. Çfarë do bëni ju atje më mo? Po jeni në terezi? Çfarë mendoni ju se mund të bëni atje? O Flamur unë bëra vetë 20 ditë grevë urie, ne ishim 200 burra dhe gra ndenjëm aty pa ngrënë, pa pirë, shtrirë në Bulevard dhe nuk them kurrë unë mos të bësh protestë, por jo të preki deputeti deputetin me dorë, çfarë kuptimi ka ajo. Është turpi i botës,” – u shpreh Klosi

“Harroje ti normalitetin pa fije legjitimiteti në atë parlament dhe pa respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Ti duhet ta harrosh së bashku me Lindën tënde dhe me Edi Ramën. Harroje! Ajo [Lindita Nikolla] ka për t’u shkruar në histori si turpi i parlamentarizmit, e vetmja që do të shkruhet, ta dish ti, ajo Lindita jote,” – u përgjigj Noka./ Euronews Albania





Lajmet e fundit nga