Binaj për Tiranën/ Teliti: Rrotacioni, i mundshëm
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Dorjan Teliti është shpre...

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se, Prokuroria e Posaçme e ka arrestuar ish-kryebashkiakun Erion Veliaj me prova gjyqësore.
Në një analizë, Ngjela thekson se Veliaj është i arrestuar me akuzën për korrupsion nga SPAK.
Avokati nënvizon se, akuza penale për një vepër kriminale është shkencë profesionale që ka të bëjë vetëm me atë që quhet provë gjyqësore.
Ngjela shpjegon se kjo akuzë gjyqësore vjen e përqendrohet vetëm te prova, sepse pikërisht këtu qëndron dhe thelbi i fajësisë dhe i pafajësisë që duhet të reflektojë me vendim gjyqësor në një proces gjyqësor penal.
Në fund, avokati thotë se, me arrestin e ushtruar ndaj Erion Veliajt, tani mendohet se për të korruptuarit e lartë në Shqipëri, gjithçka mund të ndodhë.
Analiza e Spartak Ngjelës
Diçka po luan në strukturën e lartë politike të Partisë Socisliste .
I.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është i arrestuar me akuzën për korrupsion nga SPAK.
Por ndërkohë po ndihet një konflikt i brendshëm në strukturën e lartë të Partisë Socialiste. Dhe kjo sepse Veliaj, siç duket, ai po denoncon në lidhje me korrupsionin e lartë në qeverisjen e Partisë Socialiste.
Sepse është tronditur i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror.
Të shohim se çfarë do te thotë SPAK në lidhje me këtë që po ndodh. Por gjithsesi kështu ndodh dhe ka ndodhur gjithmonë në krimet shtetërore të korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar.
Sigurisht që duhet të kuptohemi se inatet e brendshne individuale në një konflikt të brendshëm të një partie në pushtet politik, nuk janë prova gjyqësore. Por këto sjellin në fakt, dhe kanë sjellë gjithmonë, krizat e brendshme edhe në partitë politike në Evropë.
Por ne nuk e dimë se cilin ka akuzuar Erion Veliaj si shkaktari që SPAK ka filluar procesin penal kundër tij.
Por, gjithsesi na duhet të theksojmë se kjo është një çështje që hetohet nga SPAK, dhe prandaj është e sigurt që ndërhyrjet e jashtme apo interpretimet mediatike, nuk kanë fare vlerë juridike për një akuzë penale të këtij lloji.
II.
Na duhet të theksojmë se akuzat për krimin e korrupsionit bëhen me denoncime vetëm në SPAK; gjithë të tjerat që dalin në media për klikime apo inate personale, nuk janë prova gjyqësore për një krim, sepse akuza penale për një vepër kriminale është shkencë profesionale që ka të bëjë vetëm me atë që quhet provë gjyqësore.
Prandaj kjo është arsyeja që ligjërisht, një krim, duhet të denoncohet vetëm në organin hetimor të njohur me ligj dhe të kontrolluar në mënyrë kushtetuese dhe profesionale.
Gjithë të tjerat janë vetëm fjalë.
Dhe të gjithë ata që janë marrë me filozofi duhet ta kenë parasysh se, prova gjyqësore, në thelbin e saj filozofik, është e barabartë me procesin e njohjes, që është pjesa më e vështirë e filozofisë.
Prandaj, në lidhje me një akuzë penale është shumë e vështirë që të flasësh për provën gjyqësore penale jashtë konceptit juridiko-penal.
Dhe prandaj kjo akuzë gjyqësore vjen e përqendrohet vetëm te prova, sepse pikërisht këtu qëndron dhe thelbi i fajësisë dhe i pafajësisë që duhet të reflektojë me vendim gjyqësor në një proces gjyqësor penal.
Por ne nuk mund të mendojmë se SPAK e ka arrestuar Erion Veliaj pa prova gjyqësore.
Prandaj jemi duke pritur të dëgjojmë procesin e tij penal.
Por në të njëjtën kohë na duhet të vëmë në dukje se arresti për një figurë politike të këtij niveli në Shqipëri, deri më tani është dukur si i pamundur. Por ja që ndodhi.
Dhe na duhet të theksojmë se po kuptohet që me arrestin e ushtruar ndaj Erion Veliajt, tani mendohet se për të korruptuarit e lartë në Shqipëri, gjithçka mund të ndodhë./ CNA
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Dorjan Teliti është shpre...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shënjestruar Anxhela Papari...
Opozita i është drejtuar me një shkresë kryetarit të Kuven...
Kryeministri Edi Rama ka folur për anketimin për mësimdhën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ...
Kandidati i pavarur i mbështetur dhe nga opozita, Florjan ...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në datat 13 dhe 14 te...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi u shpreh sot se vendimi i ...
Florjan Binaj, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Florjan Binaj ka sfiduar Ogerta Manastirliun në një debat ...
Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës që mbështetet n...
Analisti Arjan Curri ka analizuar vendimin e sotëm të dhën...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Florjan Binaj është shpr...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës që mbështetet n...
Baton Haxhiu ka komentuar kandidatin e opozitës Florjan Bi...
Ish-deputeti, Ervin Salianji e konsideroi sot situatën akt...
Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme mbësht...
Ish-prokurori, Eugen Beçi shpjegoi sot sesi është procedua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...