web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Boçi: Nuk e afekton kandidatin që mbështet opozita

9 Tetor 2025, 22:54, Politikë CNA

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Boçi: Nuk e afekton kandidatin

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi u shpreh sot se vendimi i sotëm i dhënë nga Gjykata Kushtetuese nuk e afekton kandidatin që mbështetet nga opozita për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.

I ftuar në ‘Syri Tv’, Boçi theksoi se ky qëndrim është shprehur edhe nga kryedemokrati Sali Berisha.

Boçi u shpreh se ky vendim i jep opozitës më shumë kohë për fushatë.  

“Duhet të presim atë që do parashtrojë Kushtetuesja në 31 tetor dhe do qartësohet gjithçka për pasjen e një date. Nga përvoja ime, data 9 nëntor për Tiranën duket e pamundur. Pezullimi i datës do të thotë dhe pezullimi i datës së fushatës zgjedhore.

Marrja e një vendimi në 31 tetor, dikton që pas kësaj datë duhet të ketë një periudhë të re shtyrje prej 30 ditësh për fushatën për datën e re.

Kreu i PD tha se nuk e afekton kjo kandidatin që mbështet opozita, Florjan Binaj. Më mirë që kemi më tepër kohë për fushatë”,-tha Boçi./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga