Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Mediat britanike po i kushtojnë reportazhe të herëpashershme largimit masiv të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Një ditë më parë "BBC" ka publikuar intervistën e një shqiptari, i cili ishte larguar nga Shqipëria drejt Britanisë duke u shprehur se ai do të donte të mos kishte provuar kurrë të hynte ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Gjatë reportazhit, "BBC" zhvilloi dhe një intervistë me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, e cila argumentoi disa nga shkaqet që kanë ndikuar në largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Tabaku ka shfrytëzuar rastin të ankohet.
Sipas saj një nga shkaqet i largimit të të rinjve shqiptarë është korrupsioni që ka prodhuar një sërë problemesh të tjera si mungesën e oportuniteteve.
“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendit është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë”, është shprehur Tabaku.
Deputetja e PD-së tha për "BBC" se të rinjtë shqiptarë besojnë se sistemi në Shqipëri nuk është i drejtë dhe se meritokracia nuk ekziston, rrjedhimisht ata s’mund të kenë shanse ekonomike.
“Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon”, tha Tabaku.
E pyetur më tej se cilat janë shkaqet e tjera që detyrojnë shqiptarët të përdorin rrugët ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar, ajo theksoi se përtej mungesës së sundimit të ligjit, moszbatimit të ligjit nga policia dhe rojet kufitare në vendin tonë një arsye janë dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të fituar të drejtën e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo theksoi se qeveria duhet ta pranojë këtë si problem dhe më pas të shohë rrugën për ta zgjidhur. Nuk mund të flasim për zgjidhje të një problemi që qeveria nuk e njeh.
“Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar në Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së”, tha ndër të tjera Tabaku./CNA.al
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jola...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave për shitj...
Kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, ka ...
Në një prononcim për CNA.al, kandidatja e primareve të...
Adriana Kalaja, ka cilësuar Belind Këlliçin si kandida...
Adriana Kalaja, kandidatja e primareve të PD-së për Ba...
Në vitin 2000, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Be...
Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se protesta ...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka deklaruar se qëndrimi i tij...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reagu...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka folur për protestën e o...
Grupi i përçarësve të Enkelejd Alibeajt është katandis...
9 deputetë të Partisë Demokratike nga grupi i përçarësve, ...
Pas akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha, ka reaguar kr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Shkodra në një konferencë ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në mes të ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shkuar sot në Shkodër në qa...
Jorida Tabaku, deputetja e PD-së, në mbledhjen e Komisioni...
Deputeti Bujar Leskaj ka dhënë tri këshilla për demokr...
Deputeti dhe kandidati në primaret e PD-së, Belind Këlliçi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...