Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Deputeti Bujar Leskaj ka dhënë tri këshilla për demokratët në mënyrë që primaret të rezultojnë të sukseshme.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Leskaj thotë se Partia Demokratike duhet të krijojë një Kod të plotë Etike, i cili duhet të respektohet nga të gjithë në mënyrë vertikale, nga kandidatët, krerët e degëve, deri edhe në Kryesinë Qendrore.
Gjithashtu, ai thotë se kandidatët duhet të angazhohen për një mbështetje të plotë, duke shmangur retorikën përçarëse dhe duke kontribuuar për fitoren e saj.
Deputeti kërkon që primaret të zhvillohen me debat konstruktiv, duke ftuar dhe insistuar që të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm veç anëtarësisë edhe ajo pjesë e anëtarësisë e angazhuar në jetën qytetare.
Statusi i plotë:
Partia Demokratike me Primaret po bën një hap të madh, hapin e vlerave, garës demokratike që partia u ofron anëtarëve të saj, qytetarëve e shoqërisë: të sistemit konkurrues të demokracisë funksionale e të drejtpërdrejtë ku vota e çdo demokrati sot dhe e çdo shqiptari nesër ka vlerë.

Por që Primaret të jenë të susksesshme edhe në të ardhmen duhet që:
Së pari, Partia Demokratike nuk duhet të mjaftohet vetëm me katër pikat, të cilat firmosin kandidatët në formularin e kandidimit.
Duhet të krijohet një Kod i plotë Etike në PDSH, i cili duhet të respektohet nga të gjithë në mënyrë vertikale, nga kandidatët, krerët e degëve të PDSH, deri edhe në Kryesinë Qendrore të PDSH, në mënyrë që ky proces kaq pozitivist të mos kompromentohet pa nisur mirë, duke garantuar unitetin, por edhe shpalosjen e vlerave më të mira, të cilat qëndrojnë në ADN-në e Partisë Demokratike, që nga themelimi i saj, sot e në të ardhmen.
Kodi i Etikës sot e në të ardhmen duhet të konsistojë në kryerjen e fushatave pozitiviste, të bazuar në ide, platforma e alternativa, të cilat i shërbejnë komunitetit, Partisë Demokratike dhe bashkimit, i cili do të duhet të sjellë fitoren.
Së dyti, Kodi i Etikës shmang kontestimet e pabaza dhe respektimi i tij bën që, të gjithë kandidatët, si fituesi, ashtu edhe ata të cilët do të votohen, por nuk do të marrin mbështetjen e shumicës së anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, të angazhohen për një mbështetje të plotë për PD, duke shmangur retorikën përçarëse dhe duke kontribuuar për fitoren e saj.
a. Të gjithë kandidatët e këtyre primareve, pavarësisht rezultatit nuk duhet të vënë egon personale mbi të mirën e përgjithshme, duke u shkëputur nga PD e thelluar përçarjen, e cila mban peng PD, demokracinë dhe mban në pushtet sektin Rama!
b. Kryetarët dhe sekretarët e PD nëpër degë nuk duhet të abuzojnë me këtë proces, por të jenë të hapur, luajalë me të gjithë kandidatët, të cilëve duhet t’u krijojnë hapësirat e nevojshme që të jenë të barabartë edhe duke e mediatizuar procesin, sikundër duhet respektuar maksimalisht edhe vota e simpatizantëve.
c. Jo vetëm në këto zgjedhje, por në të gjitha zgjedhjet dhe proceset zgjedhore, në të cilat do të kalojë edhe në të ardhmen PD, duhet që kandidatët për deputetë, drejtuesit e lartë të partisë, etj, t’u nënshtrohen primareve.
Së treti: Zhvillimi i primareve duhet të zhvillohet me debat konstruktiv, duke ftuar dhe insistuar që të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm veç anëtarësisë edhe ajo pjesë e anëtarësisë, e cila nuk kryen jetë partiake, pjesa qytetare e shoqërisë sonë, e angazhuar apo jo në politikë, por e angazhuar në jetën qytetare, Shoqëria Civile, etj./ B.A. - CNA.al
Deputeti dhe kandidati në primaret e PD-së, Belind Këlliçi...
Ditën e sotme është prezantuar një tjetër kandidaturë për ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se protesta e r...
Aktori dhe kandidati i primareve të PD-së për Tiranën,...
Ilir Alimehmeti, kandidati për primaret e PD-së për Ti...
Gerti Bogdani, kandidati i inceneratorëve në primaret ...
Belind Këlliçi, kandidati për primaret e PD-së për Tir...
Adriana Kalaja, kandidatja e primareve të PD-së për Ba...
Fatmir Merkoçi, kandidati për primaret e PD-së për Tir...
Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte pjesë e pana...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sëris...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një ta...
Një nga kandidatët e regjistruar në Primare, për Bashkinë ...
Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha ka prezantuar k...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shprehet i shqetësuar p...
Partia e Lirisë së Ilir Metës do të ketë një kandidat për ...
Kryeministri Edi Rama, sërish i është kundërpërgjigjur opo...
Një ditë më parë Kryesia e PD ka miratuar emrat e t të kan...
Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...