Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Një ditë më parë, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari denoncoi planin jo transparent të qeverisë për zhvendosjen e Bibliotekës Kombëtare nga godina e saj historike në Sheshin Skenderbej, sipas pakteve që po bëhen me miqtë e Edi Ramës të cilët përfitojnë kulla në prona shtetërore, në këmbim të ndërtimit të zyrave qeveritare.
Muçollari e bëri denoncimin nisur nga njoftimi që kishte shpallur Korporata e Investimeve, e cila kishte shpallur konkursin për të marrë projekte lidhur me zhvendosjen e BK.
Sipas këtij informacioni, lihej të kuptohej që ndërtuesi privat do ta zhvillonte projektin tek zona që njihet si “Vilat Gjermane”.
Asnjë sqarim, asnjë transparencë se çfarë do të ndodhte me Bibliotekën Kombëtare, dhe pse po bëhej kjo zhvendosje dhe cili do të ishte fati i godinës ekzistuese, ngjitur me Pallatin e Kulturës.
Pas këtij denoncimi të Muçollarit, ka reaguar sot Ministria e Kulturës. Përmes një njoftimi të shpërndarë në media, ajo bën të ditur se Biblioteka Kombëtare do të ndërtohet pranë parkut të Liqenit. Ndërkohë që prona shtetërore, pra trualli në zonën pranë “Vilave Gjermane”, një pjesë tanimë e lakmuar dhe shumë e shtrenjtë e Tiranës, do t’i jepet privatit për të zhvilluar atje ndërtimin, kullën, biznesin e tij.
“Godina e re synon të plotësojë nevojat në rritje të komunitetit të lexuesve dhe studiuesve, duke krijuar një hapësirë moderne dhe funksionale, e cila do të ofrojë jo vetëm ambiente më të mëdha për lexim dhe kërkim shkencor, por edhe kushte optimale për ruajtjen dhe arkivimin e fondit të Bibliotekës Kombëtare.
Kjo ndërtesë e re do të integrojë teknologjitë më të avancuara të informacionit, duke mundësuar digjitalizimin e fondit dhe aksesin më të lehtë në materiale studimore përmes platformave online.
Kjo qasje gjithëpërfshirëse garanton që kryeqyteti të ketë një Bibliotekë Kombëtare të denjë për standardet evropiane, e cila jo vetëm do të mbështesë zhvillimin intelektual të komunitetit, por edhe do të rrisë prestigjin e saj si një qendër kombëtare dhe rajonale e dijes.
Është e rëndësishme të theksohet se ky projekt realizohet përmes një modeli inovativ partneriteti publik-privat, ku Korporata e Investimeve Shqiptare do të luajë rolin e ndërmjetësuesit midis institucioneve publike dhe private, si dhe zhvilluesit. Institucioni publik përfiton një bibliotekë të re bashkëkohore, ndërsa partnerët privatë sjellin burimet financiare, njerëzore dhe teknike për realizimin e projektit. Kjo do të bëjë të mundur ndërtimin e bibliotekës pa asnjë kosto financiare shtesë për buxhetin e shtetit. Ndërsa prona shtetërore në zonën e ish-“Vilave Gjermane” nuk do të përdoret për ndërtimin e bibliotekës, por do të vihet në dispozicion për një zhvillim ekonomik që do të kontribuojë në financimin e projektit.
Ky projekt përfaqëson një shembull të shkëlqyer të përdorimit efikas të burimeve publike për të krijuar vlera të reja dhe për të përmirësuar jetën kulturore dhe sociale të qytetit të Tiranës. Ai synon përmbushjen e interesit publik duke i shtuar kryeqytetit ambiente te tjera për Bibliotekën Kombëtare, dhe njëherazi nëpërmjet sipërmarrjes bënë të mundur transformimin e zonës së ish-“Vilave Gjermane,” një vendndodhje strategjike e njohur për urbanizimin dinamik dhe afërsinë me nyjet kryesore urbane, në një qendër multifunksionale që do të shërbejë si një shtysë për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.
Procesi është transparent, duke u realizuar nëpërmjet një procedure konkurruese të hapur për të gjithë, në përputhje me standardet më të larta të zhvillimit urban.
Institucionet përkatëse janë të hapura për të bashkëpunuar dhe për të ofruar çdo informacion të nevojshëm, duke garantuar kështu që procesi do të jetë i hapur dhe i aksesueshëm për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit”, thuhet në njoftim.
Vetëm pas denoncimit të Muçollarit, Ministria e kujtua të sqaronte publikun për këtë objekt të rëndësishëm të kulturës dhe historisë së kombit. Ndërkohë që është detyra e saj të bëjë që në fillim të qarta dhe transparente planet që ka për të tilla zhvendosje. Sigurisht e mira e do që të pyeten dhe qytetarët dhe specialistët dhe grupet e interesit.
Por ne e dimë që tanimë prej 12 vitesh, çdo gjë vendoset sipas trilleve dhe shijeve personale të një njeriu./ CNA
Këshilltari për Ekonominë dhe Financat në PD, Dorian T...
Në një dalje publike mbrëmjen e së enjtes, “palaçoja” poli...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandate...
Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imu...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ...
Kryeministri Edi Rama, në një rubrikë të përditshme me...
Pedagogu Ermal Hasimja i ka dhënë një “shuplakë të fortë” ...
Flutura Açka, e cila njihet si një nga ushtaret e Luli Bas...
Ka nisur para Bashkisë së Tiranës protesta e 42-të e o...
Nis protesta e Tiranës para Bashkisë së Tiranës ku kër...
Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot në orën 17:0...
Deputetja Ina Zhupa, gjatë takimeve me peshkatarët në ...
Sot përpara Bashkisë së Tiranës do të zhvillohet prote...
Fushata nis me përplasje mes socialistëve të Lezhës. P...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, J...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave ka marrë ve...
Erion Veliaj, njeriu mbi të cili rëndojnë katër akuza pena...
Erion Braçe duket se nuk do të jetë më drejtues i Partisë ...
Apeli i GJKKO-së ka zbardhur arsyet që çuan në ndryshim të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...