“Votuesit kontrolloheshin me kamera mbi kokë”/ Berisha publikon videot e 11 majit në Krujë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot...

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti, ngriti sot shqetësimin mbi çmimet dhe fuqinë blerëse.
Në një deklaratë për shtyp, Teliti akuzoi qeverinë se bën premtime për qytetarët, por nuk i mban.
Sipas Telitit, zgjidhja e vetme e kësaj krize është qeveria teknike.
“Të shumta janë problemet me të cilat përballen shqiptarët, të shumta hallet e tyre, të shumta kanë qenë edhe premtimet qeveritare, por më të shumta kanë qenë dështimet në mbajtjen e tyre.
Dy ditë më parë, një tjetër raport serioz vlerësoi cilësinë e jetesës në Europë dhe Shqipëri. Është pikërisht raporti i Numbeo-s, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 37 nga 37 vende të Europës, e ka renditur Shqipërinë në fundin e listës për sa i përket jetesës dhe cilësisë së saj.
Sipas raportit, Shqipëria është vlerësuar me vetëm 46.3 pikë në treguesin e fuqisë blerëse, më e ulëta në kontinent, madje edhe më keq se Ukraina në gjendje lufte. Familjet shqiptare shpenzojnë të paktën 40% të të ardhurave të tyre për t’u ushqyer, ndërkohë që mesatarja europiane është të paktën tri herë më e ulët.
Gjithashtu, jemi ne shqiptarët që duhet të punojmë më shumë vite se çdokush tjetër në Europë për të arritur të blejmë një apartament.
Ndotja vazhdon të jetë tejet shqetësuese, Shqipëria renditet në vendin e parafundit. Por akoma me shqetësues është fakti që jemi renditur të fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor.
Gjithçka thamë më lart nuk janë opinione, nuk janë propagandë, por janë fakte që vërtetojnë edhe njëherë varfërinë e thellë dhe mungesën e qartë të një të ardhmeje pozitive për të gjithë shqiptarët.
A janë rastësi këto gjetje të raportit të Numbeo-s? Jo, nuk janë. Ato janë rezultati konkret i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme të 12 viteve të fundit. Vlerësimi i Numbeo-s nuk është thjesht një renditje statistikore, por një aktakuzë e rëndë publike ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve që krijuan Shqipërinë që nuk ngjall shpresë, por vetëm largon shqiptarët nga foleja familjare.
Shqiptarët duan punë, por pagat janë më të ulëtat në Europë. Çmimet kanë dalë tashmë jashtë kontrollit, më të larta se mesatarja europiane.
Shërbimet publike degradohen dita-ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve, falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj., janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.
Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.
Vetëm përmes një qeverie teknike të çliruar nga kontrolli politik, vetëm përmes një procesi zgjedhor të besueshëm, shqiptarët do të mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë. Vetëm kështu vendi do të futet në shinat e zhvillimit të qëndrueshëm, vetëm kështu do të krijohet një ekonomi reale, konkurruese dhe përfshirëse. Dhe mbi të gjitha, vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vërtet gati për integrimin në Bashkimin Europian”,-deklaroi Teliti./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbledhur mëngjesin e kësaj t...
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Ramës në Bashkinë e V...
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi tha sot se ish-minist...
Analisti Fatos Lubonja u shpreh kritik situatën e kriminal...
Gazetarja Glidona Daci ndau sot disa detaje të reja lidhur...
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka ndarë kom...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Qarkun e Durrësit, Oerd By...
Deputeti socialist Lavdrim Krashi tha sot se situata në Br...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për qarkun e Elbasanit, Bledi ...
Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim gjatë pasdites ...
Deputetja Blerina Gjylameti ka ndarë një mesazh lidhur me ...
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar sot...
Këtë të enjte u mbajtën punimet e seancës së fundit plenar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula mbajti fjalim...
Në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë, pas dis...
Kryeminstri Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të enjte...
Deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit, ku...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha sot se mu...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Taulant...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...