E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Universiteti i Mjekësisë i Tiranës ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit, me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me spitalin "San Raffaele" dhe Universitetin "Vita-Salute San Raffaele" të Milanos, një nga institucionet më të njohura akademike dhe kërkimore në botë.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, drejtues dhe staf akademik të të dyja universiteteve, si dhe mjekë, pedagogë e studentë.
Në fjalën e saj gjatë takimit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi:
"Është një moment i rëndësishëm për arsimin e lartë marrëveshja që firmoset mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës dhe Universitetit 'Vita-Salute San Raffaele' dhe gjithashtu dy spitaleve respektive. Jam e kënaqur që kemi mbërritur në një tjetër stacion në këtë rrugëtim drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, por gjithashtu dhe të një tjetër arritje që do të synojë rritjen e nivelit të shërbimeve klinike dhe shërbimeve shëndetësore në vend."
Duke folur për reformat në arsimin e lartë, Manastirliu tha:
"Është një gur kilometrik në arsimin e lartë në gjithë reformën që ne kemi ndërmarrë, përfshirë këtu dhe prioritetin mbi prioritetet tona, ndërkombëtarizimin, ku tashmë jo vetëm mes marrëveshjeve të partneritetit me universitetet europiane, por edhe me hapjen e kampuseve të universiteteve europiane në Shqipëri, po vijojmë të zgjerojmë bazën e arsimit të lartë duke rritur interesin jo vetëm të studentëve vendas, por edhe atyre të huaj për të studiuar në Shqipëri, në universitete të cilat kanë partneritete, ofrojnë programe të përbashkëta studimi dhe gjithashtu diploma të dyfishta, tashmë edhe me kampuse të universiteteve europiane, sikurse është kampusi i Kolegjit të Europës në Tiranë, kampusi i Universitetit të Studimeve në Distancë të Spanjës dhe gjithashtu jemi duke punuar për të hapur kampusin e tretë atë të Universitetit Teknologjik të Compiègne në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Nga ana tjetër, marrëveshje shumë të rëndësishme kemi lidhur për të arritur ekselencën në arsimin e lartë mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit BOKU të Vjenës. Një proces i transformimit radikal të programeve të studimit po ndodh aty dhe deri në 2030 ne do të kemi diploma të përbashkëta UBT-BOKU, të cilat do të mundësojnë që të gjitha programet e studimit të jenë tërheqëse jo vetëm për studentët vendas, por edhe për ata të huaj, duke qenë se do të jenë të gjitha programet në gjuhë të huaj përpos dhe standardit të programeve që do të jenë të njësuara me ato të Universitetit të BOKU të Vjenës."
Lidhur me rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar për fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, ministrja Manastirliu u shpreh:
"Kjo marrëveshje do të ofrojë një konsulencë strategjike për programet e Universitetit të Mjekësisë, do të ofrojë trajnime të përbashkëta mes stafeve tona akademike dhe mbi të gjitha do të mundësojë një lidhje më integrale mes qendrave të kërkimit shkencor që menjëherë duhet që të përthithen nga Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'."
Në përmbyllje të fjalës së saj, Manastirliu shtoi:
"Përmes kësaj marrëveshjeje ku ne jemi të gatshëm si Ministri e Arsimit dhe Sportit, Universiteti i Mjekësisë dhe gjithashtu edhe përmes fondeve të Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, ne synojmë atë që është prioritet për ne që është ekselenca, dhe jam e bindur që përmes këtij partneriteti ne do të kemi ekselencë në programet akademike, ekselencë në kërkimin shkencor dhe mbi të gjitha ekselencë në shërbimet klinike ndaj qytetarëve."
Marrëveshja pritet të japë një impuls të ri në cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri, duke ndikuar pozitivisht edhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët./CNA
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka zhvillua...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në ...
Pas videove virale, Luli Basha ka shigjetuar kryeministrin...
Sot në orën 11:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zh...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Ed...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot në Kuço...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi i tij...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel një mesazh në ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë mbr...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbr...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi këtë të die...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim në q...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Vlorës, ku zh...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë këtë të diel të dh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë sot një mesa...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
U zhvillua finalja e madhe e edicionit të tretë të Konkurs...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...