Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Andrea Mano, kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, ka dhënë një intervistë për CNA TV ku ndalet jo vetëm në programin e tij politik, por edhe në rrugëtimin e gjatë që ka pasur brenda Partisë Demokratike. Ai e nis bisedën me një kujtim personal, kur në shkurtin e vitit 1991, si student i asaj kohe, vendosi të anëtarësohej në PD.
Ishin ditë shprese dhe kërkimi për ndryshim, në një Shqipëri që sapo kishte nisur të çante rrugën e saj drejt demokracisë.
Për Manon, ky angazhim është kthyer në një marrëdhënie të thellë shpirtërore – një dashuri që, siç thotë ai vetë, nuk shuhet kurrë. Edhe pas një periudhe emigrimi, ai është rikthyer për të kontribuar sërish në jetën politike, duke qenë aktiv në strukturat e partisë për më shumë se dy dekada.
"Me këtë shprehje që më the, më kujtove Shkurtin e vitit 1991 kur u anëtarësova së pari në PD, isha student atëherë, një kohë shumë e bukur. Ishim studentë ku thjesht nuk dinim ku do shkonim por kërkonim diçka ndryshe. Kërkonim një ndryshim për kushtet tona ekonomike, por që më pas agravuan dhe kërkonim edhe ndryshime politike. Kur e mendoj tani që kanë kaluar 35 vjet nga kjo ditë e kur e mendoj që jeta aktive në PD është rreth 24 vite më pas, kur u ktheva nga emigrimi, me thënë të drejtën është një jetë e tërë. Është një dashuri e cila nuk përfundon asnjëherë, është një dashuri e cila me gjithë ulje - ngritjet e saj në fund të fundit ka zënë rrënjë thellë në shpirt dhe pavarësisht pakënaqësive, sfidave që nuk i kemi arritur ashtu siç e mendonim, është nga ato dashuri që nuk shuhet kurrë. Për mua është privilegj dhe nder që të vazhdoj të kontriboj për PD dhe që vazhdoj të jem pjesë e këtij ekipi dhe kësaj partie që ka sjellë ndryshime, ka bërë reformat më të rëndësishme në vend dhe që synojmë të bëjmë reformat më të rëndësishme të viteve të fundit edhe pas 11 Majit."
Në vijim, Mano flet për përbërjen e listës zgjedhore të PD në Korçë. Ai thekson se, ndonëse listat nuk mund të kënaqin të gjithë, është bërë një përpjekje serioze për të pasur një listë sa më përfaqësuese. Sipas tij, janë marrë parasysh kontributet e individëve në parti, përfaqësimi i zonave, grupimeve të ndryshme shoqërore, rinisë dhe grave që kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm ndër vite. Në këtë mënyrë, PD ka synuar të ndërtojë një listë që jo vetëm i flet të shkuarës së saj, por edhe të ardhmes – duke përfshirë të rinjtë që trashëgojnë idealet demokratike nga familjet e tyre dhe që do të jenë brezi i ardhshëm drejtues.

"Listat gjithmonë kanë të mirat e të metat e veta, ka lista që nga kënvështrimi i dikujt janë shumë të mira, nga këndvështrimi i dikujt tjetër nuk janë të mira. Por duke patur parasysh se si hartohen listat, me çështjen e përfaqësimit, atë të kontributeve në parti, atë të ndarjes së njerëzve që mbledhin vota në parti, ata që përfaqësojnë grupe të ndryshme interesi, unë besoj se për Korçën është bërë më e mira e mundshme brenda atyre mundësive që ne kemi patur për të përfaqësuar të gjithë flukset e individëve, kontributet e PD, zonjat të cilat kanë dhënë kontribut të pamohueshëm, të rinjtë sepse jemi munduar të përfaqësojmë edhe ata që pavarësisht se nuk kanë shumë vite që militojnë në PD, janë bijtë apo fëmijët e tyre që do ta çojnë më tej stafetën e PD ku ne më pas të mbyllim ciklin tonë pas vitesh. Është munduar që lista të jetë më përfaqësuese e mundshme. Unë jam nga ata që besoj tek optimizmi i listës e cila duhet të ngjallë shpresë tek qytetarët korçarë dhe duhet të maksimizojë votat për një PD më të fuqishme nesër, PD të bashkuar, larg mërive personale, por me synimin e vetëm fitoren në 11 Maj."
Një nga pikat më të rëndësishme të programit të PD, sipas Manos, është ndalimi i shpopullimit të Korçës dhe zonave përreth. Ai e pranon realitetin e hidhur që qyteti po boshatiset dita-ditës dhe i referohet të dhënave të fundit të Censusit, por edhe përvojës vetjake si banor i rajonit. Për ta ndalur këtë trend, PD parashikon një rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve: paga mesatare për mësuesit dhe punonjësit e tjerë të administratës do të arrijë në 1200 euro, ndërsa pensionet do të nisin nga një minimum prej 200 eurosh, me rritje të përvitshme prej 20% për pensionet më të larta.
"Së pari është rritja e rrogave dhe pensioneve, ka lidhje me Korçën sepse vitet e fundit Korça sa po vjen e po boshatiset. Këtu nuk ka njerëz që e nxijnë apo e zbardhin këtë fakt sepse jemi akuzuar shpesh që kjo s'është e vërtetë, por edhe nga censusi i fundit këtë mund ta shohin, edhe nga ne që jetojmë në këtë rajon. Hemorragjia e njerëzve për të ikur nga Korça është bërë shumë e madhe vitet e fundit. Besoj që rritja e rrogave në 1200€ rrogat mesatare, për shembull mësuesit, pensionet do të shkojnë minimumi 200€ dhe rritja 20% çdo vit e atyre që kanë pensione më të larta."
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i programit është krijimi i lehtësive për të rinjtë, që të mos largohen nga vendi, por të investojnë në hapjen e bizneseve të reja, falë politikave fiskale që do t’i lejojnë të mos paguajnë taksa për një periudhë të gjatë kohe. Ulja e çmimit të naftës është gjithashtu një nga premtimet konkrete, ku PD propozon që nafta të shitet me 1000 deri në 1100 lekë (të vjetra) për litër, krahasuar me 1700 lekë që është aktualisht. Kjo, sipas Manos, do të ndikojë direkt në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe do të gjallërojë ekonominë vendore. Fermerët zënë një vend të veçantë në programin e Manos. Ai shpreh shqetësimin për situatën në bujqësi, ku kultivimi i frutave si mollët po zëvendësohet me mosprodhim, duke çuar në goditje të fortë të sektorit dhe largimin e fermerëve. Ai sjell shembullin e zonës së Zvirinës, ku sipërfaqe të mëdha me mollë po lihen pa prodhim, çka, sipas tij, është sinjal alarmi për qeverisjen dhe për mungesën e mbështetjes në sektorin rural.

"Rinia që do të ketë lehtësira shumë më të mëdha nga çka sot me qëllim që mos largohen nga vendi por të kenë mundësi që me bizneset që do hapin, me faktin që sdo kenë taksa për një periudhë të gjatë kohore, të mund të rrinë këtu. Fakti që do të ulet çmimi i naftës i cili do jetë 1 mijë lek (të vjetra) apo 1 mijë e 100 lek (të vjetra) nga 1 mijë e 700 lek (të vjetra) që është sot, do të bëjë që njerëzit të kenë më shumë lek në xhepat e tyre dhe do kenë mundësi që këto lek ti investojnë në tregun e Korçës. Ky program është një program interesant, program sfidues por unë besoj që është program që mund të realizohet, pa harruar këtu edhe fermerët. Unë kam qenë në Zvirinë e më thanë që shumë hektarë të mbjellë me mollë kanë filluar po priten dhe është shumë e dhimbshme. Në momentin që ti fillon e nuk kultivon qoftë pemët frutorë dhe i jep një goditje bujqësisë, ata njerëz do ikin sepse në momentin qe s'ke alternativë tjetër në bujqësi, në blegtori, sigurisht që do ikësh."
Përsa i përket mënyrës së zhvillimit të fushatës, Mano e përshkruan stilin e tij si të afërt me qytetarët. Ai thekson rëndësinë e takimeve të vogla dhe të drejtpërdrejta, ku mund të dëgjojë hallet e njerëzve dhe të ndërtojë ofertën politike jo vetëm mbi bazën e programit të PD, por edhe në bazë të nevojave reale që i shprehin qytetarët. Ai ndjen një atmosferë pozitive dhe një valë dëshire për ndryshim, që shkon përtej ndarjeve politike tradicionale.
"Takimet janë shumë interesante, stili im i fushatës është një stil me qytetarët dhe për qytetarët. Janë takime të vogla ku unë dua të takoj qytetarët një për një, të dëgjoj hallet dhe problemet e tyre, e kështu unë ndërtoj edhe ofertën time krahas asaj të PD. Besoj që janë takime shumë të mira, kam parë një optimizëm tek qytetarët korçarë për ndryshimin. Pavarësisht se kujt partie i përket, përshtypja që kam dhe feedback që kam marrë në këto 4 javët e para, është që të gjithë duan ndryshim. Ajo që jam munduar të bëj dhe do vazhdoj të bëj duke shpalosur programin e PD, u kam shpjeguar se cila nga alternativat është më e mira për sot dhe besoj se alternativa e PD dhe koalicionit të saj, është më e mira."
Në këtë kuadër, Mano paralajmëron edhe për rrezikun që, sipas tij, vjen nga disa parti të reja që po përdorin financime të dyshimta për të synuar votuesit tradicionalë të PD-së. Ai i cilëson këto lëvizje si “lojë e pistë” që kërkon të godasë bazën elektorale të PD-së përmes manipulimit dhe mashtrimeve, në funksion të forcave të pushtetit aktual.
"Gjithashtu u kam shpjeguar të mos bien pre e mashtrimeve të vogla politike nga parti të cilat financohen në një mënyrë të çuditshme e një mënyrë të fshehtë nga pjesa e pushtetit për të marrë kryesisht vota nga hambari i votave të PD. Është një lojë e pisët që po bëhet faktikisht nga disa forca të reja politike të ashtuquajtura parti të reja, por që kanë një synim dhe këtë po e shoh në mënyrën si lëvizet në elektorat, në mënyrën si ata kontaktojnë për të marrë vota, kanë synim të marrin sa më shumë vota nga votuesit e PD. Besoj se qytetarët shqiptarë nuk duhen ndarë në qytetarë që votojnë PD apo PS, por duhet të konsiderohen si qytetarë shqiptarë të cilëve duhet tu japësh një alternativë e ti bindësh me alternativën tënde."
Kritikat e tij nuk mungojnë as ndaj Partisë Socialiste. Mano e cilëson listën e PS në Korçë si një “listë qokash”, ku vendimmarrja nuk ka qenë përfaqësuese e komunitetit, por rezultat i interesave të ngushta dhe lidhjeve personale me drejtuesit lokalë apo politikë të PS. Ai e sheh këtë si një vazhdim të status quo-së që ka sjellë vetëm largim dhe zhgënjim, ndërsa lista e PD, sipas tij, ofron shpresë dhe alternativa për të ardhmen.

"Lista e PS një listë qokash. Një listë qokash për individë të cilët qëndrojnë pranë drejtuesve të PS, qoftë kjo e qarkut apo dhe drejtuesit politik të PS. Është një listë që për mendimin tim nuk ka përfaqësimin e Partisë Socialiste, ka një përfaqësim të një grupi të vogël individësh, interesash, por besoj se lista e PD është shumë herë më e mirë, më përfaqësuese, por ajo e PS është për të ardhur keq, një listë për të mbajtur statuskuonë që ne kemi, listë që në fund të fundit nuk të jep shpresë e sigurisht që qytetarët e rajonit të Korçës do dinë të vlerësojnë mes alternativave atë që mendojnë se është më e mira për rajonin e Korçës e për të ardhmen e vendit të tyre."
Në mbyllje të intervistës, Andrea Mano falënderon të gjithë qytetarët e Korçës për mikpritjen dhe durimin për të dëgjuar vizionin e tij dhe të Partisë Demokratike. Ai u bën thirrje të gjithë atyre që besojnë në një ndryshim të vërtetë që ta mbështesin në këto zgjedhje, për një përfaqësim të ndershëm dhe real në Parlament. Ai premton që qasja e tij politike do të jetë gjithmonë e sinqertë dhe e bazuar në dialog, duke qenë zëri i qytetarëve dhe jo thjesht një pjesë e sistemit.
"Unë dua ti falenderoj të gjithë qytetarët korçarë për një qasje shumë qytetare që na kanë bërë, për durimin për të na dëgjuar. Shoh që tek ata ka një dëshirë për optimizëm, për ndryshim, do ti ftoja të votojnë programin e PD dhe ata që besojnë që mund të jem përfaqësues i tyre në parlament, të më mbështesin në këtë synim timin, në këtë mënyrë e qasje që po ju drejtohem atyre për ti përfaqësuar. Qasja ime është një qasje e sinqertë, e vërtetë. Unë edhe në këto muaj që kam qenë në parlament jam munduar të bëj diferencën në mënyrën time qoftë të fjalimeve, mënyrës si u jam drejtuar qytetarëve korçarë kryesisht."
Andrea Mano kërkon mbështetjen e qytetarëve të Korçës jo vetëm si kandidat i Partisë Demokratike, por si një zë i tyre brenda institucioneve. Me një qasje të drejtpërdrejtë, një program të detajuar dhe një angazhim të gjatë politik, ai synon të rikthejë shpresën, të ndalë largimin masiv nga rajoni dhe të ofrojë alternativa konkrete për zhvillimin e Korçës. Më 11 maj, qytetarët janë ata që vendosin drejtimin e së ardhmes së tyre./ CNA
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Edmon...
Në qarkun e Korçës, një ndër kandidaturat që po tërheq vëm...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka deno...
Sot në Prokurorinë e Posaçme, ka zhvilluar një vizitë dele...
Në Tiranë është mbajtur konferenca Rajonale “Përshpejtimi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Sot në Portin e Durrësit u nënshkrua marrëveshja për prodh...
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklar...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot detajet me...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka...
Lulzim Basha ka ironizuar sot deklaratat për një debat tel...
Sot ka nisur testimi ndërkombëtar PISA 2025, që do të zhvi...
Sot u firmos marrëveshja për financimin e projektit strate...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë me kryed...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” foli edhe për ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...