Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në qarkun e Korçës, një ndër kandidaturat që po tërheq vëmendjen në listën e Partisë Demokratike është ajo e Kristiano Koçibellit. Me një përvojë mbi 10-vjeçare në strukturat e kësaj force politike, ai rikthehet në skenën elektorale me synimin për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë, duke sjellë një qasje të re politike, më pranë qytetarëve dhe më aktive në terren.
Koçibelli tregon për CNA se ka qenë pjesë e PD-së që prej më shumë se një dekade, duke nisur nga dega e Korçës e deri në qendër, si anëtar i Këshillit Kombëtar dhe më pas i Kryesisë së PD. Ai rikujton kandidimin në vitin 2017 dhe vendimin për të refuzuar mandatin në 2019, ndërsa në vitin 2021 është riangazhuar sërish në strukturat drejtuese të partisë. Sot, ai është një prej zërave të rinj që aspiron të jetë në Kuvend, për të përfaqësuar një model të ri përfaqësimi, më aktiv dhe më të lidhur me bazën.
"Unë kam më shumë se 10 vite pjesë dhe angazhime pranë PD, kryesisht në degën e Korccës por edhe në qendër të saj duke qenë anëtar i Këshillit Kombëtar. Prej më shumë se 10 vitesh kam qenë anëtar i kryesisë të PD, më pas kandidat për deputet në vitin 2017. Kam vendosur të refuzoj mandatin më pas në vitin 2019. Përsëri anëtar i kryesisë në vitin 2021, përsëri anëtar i Këshillit Kombëtar në 2021 dhe tashmë duke patur parasysh edhe eksperiencën që unë kam fituar në gjithë këto gara elektorale, kam vendosur të jem pjesë e kësaj fushate elektorale si kandidat për deputet", tha kandidati.
Kandidati demokrat thekson se dashuria për Shqipërinë është e lidhur ngushtësisht me përkrahjen ndaj një force të djathtë si PD. Ai vjen nga një familje me histori të persekutuar nga regjimi komunist dhe që ka kontribuar për vite me radhë në PD. Për Koçibellin, angazhimi në këtë parti është më shumë se një vendim personal. Është një mision familjar dhe qytetar, që ai thotë se do t’ia përcjellë brezave të ardhshëm.
"Të duash Shqipërinë, njëkohësisht do të thotë të duash një forcë politike të djathtë dhe e vetmja mundësi që Shqipëria të bëjë progres dhe të bëjë të mundur riatdhesimin e shqiptarëve në Shqipëri, është vetëm PD falë edhe qëndrimeve të saj dhe programit të saj. Duke qenë se unë vij nga një familje e djathtë, nga një familje e cila ka vuajtur nga sistemi komunist, nga një familje e cila ka qenë pjesë e PD gjatë 34 viteve në gjithë jetësimin e saj, domosdoshmërisht edhe unë do isha pjesë e kësaj force politike por unë e shoh PD jo vetëm si një angazhim personal por si një angazhim familjar, si një angazhim qytetar dhe absolutisht si një angazhim që do të trashëgohet edhe në trashëgimtarët e mi në të ardhmen", u shpreh Koçibelli.
Në vizionin e tij, një nga prioritetet kryesore është mbështetja për biznesin shqiptar, duke e konsideruar PD-në si të vetmen forcë që ofron një program të qartë për biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh. Sipas tij, zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet pa një qeveri që e kupton dhe e ndihmon sipërmarrjen.
"Pikërisht, të duash biznesin do të thotë të duash edhe PD sepse të kesh sukses në biznes do të thotë që PD duhet të jetë domosdoshmërisht në qeveri sepse ndryshe biznesi nuk mund të ketë sukses. Për shkak të programit që ka PD, sepse siç e dini ju, biznesi ka nevojë për mundësi më të mëdha, të ketë më shumë njerëz, më shumë konsumatorë dhe ka nevojë për një program për biznesin e vogël, të mesëm e të madh, njëkohësisht kush është biznesmen duhet të jetë demokrat në vetvete", tha Koçibelli.
Për kandidatin demokrat, PD nuk ofron vetëm një program ekonomik të mirëpërcaktuar, por edhe një vizion për bujqësinë, arsimin, turizmin dhe trashëgiminë kulturore, fusha që, sipas tij, janë lënë pas dore nga qeverisja aktuale. Ai angazhohet të jetë gjithmonë pranë qytetarëve të qarkut Korçë, si një përfaqësues i përkushtuar dhe i aksesueshëm. Ndër të tjera, Koçibelli tregon se ka marrë mbështetje jo vetëm nga demokratët e Korçës, por edhe nga banorët e zhgënjyer të qarkut.
"PD ka një program të saj por edhe unë si kandidat i saj për deputet kam bindjet e mia dhe mënyrën time sesi unë e bëj fushatën. Mendoj se angazhimi dhe synimi kryesor i PD është ti japë rëndësi të gjitha fushave që Shqipëria është duke vuajtur, fillimisht në bujqësi, në arsim, në turizëm, në trashëgimia kulturore dhe në gjithë sektorët e tjerë të politikës dhe shtetit. Unë kryesisht mendoj se bëj pjesë tek ata njerëz që kam vendosur të jem kandidat për deputet me bindjen se nesër do të jem në Kuvendin e Shqipërisë dhe mendoj se PD ka nevojë vërtet për një deputet të ri i cili të jetë gjithë kohës në Korçë dhe në qark, në degët e PD të saj dhe të ketë një afrimitet e një angazhim më të madh me qytetarët. Kohët e fundit i ka munguar kjo PD, ndaj jam dhe unë këtu sot me bindjen se njerëzit kanë nevojë për një djalë të ri dhe vetë PD ka nevojë për një të ri në qarkun e Korçës. Mendoj se janë të gjitha mundësitë që edhe me angazhimet e javëve të fundit që unë kam patur, njerëzit janë duke më besuar shumë, unë jam duke patur vërtet një mbështetje të madhe prej demokratëve dhe jo vetëm. Pothuajse edhe nga gjithë banorët e qarkut të Korçës të cilët janë të zhgënjyer masivisht nga qeverisja aktuale dhe besojnë tek PD dhe kandidatët e saj", u shpreh kandidati.
Ai vlerëson edhe listën e kandidatëve të PD-së, duke e cilësuar si një listë ekselente, të balancuar mes përvojës dhe gjeneratës së re. Sipas tij, ndryshimi vjen vetëm me njerëz që kanë vlera dhe që nuk janë vendosur në listë për interesa personale, por për shkak të kontributit dhe besimit që gëzojnë në komunitetet e tyre. Sa i përket PS dhe partive të tjera të vogla, Koçibelli shprehet se lista e PS është me kandidatë të vënë nën presion, ndërsa ata të partive të tjera nuk i konsideron aspak.
"Për të qenë i sinqertë, duke patur parasysh që lista e PD është një listë e jashtëzakonshme, me personalitete, me njerëz të rinj, me njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë 35 viteve të vazhdimësisë dhe kohës që është krijuar PD. Mendoj se kemi një listë ekselente, listë me njerëz me vlera, listë me njerëz të rinj të cilët e duan jo vetëm PD por edhe Shqipërinë. Sa i përket partive të tjera, ata janë kandidatë të cilët tek PS kryesisht janë futur me zor për shkak të presionit që kanë patur, kurse partitë e tjera mund të jenë parti që unë nuk ju kam dhënë kurrë rëndësi, as partive as emrave, ndaj mos më pyet se nuk i kam lexuar në fletën e votimit", tha kandidati.
Në përfundim, Kristiano Koçibelli iu bën thirrje qytetarëve të besojnë te Partia Demokratike dhe te vizioni i saj për të ardhmen e Shqipërisë. Ai shprehet i bindur se PD do të jetë forca që do të udhëheqë vendin pas zgjedhjeve të 11 majit.
"Besojini Partisë Demokratike, besojini programit të saj, më besoni mua si kandidatin e saj dhe absolutisht që besoni se Shqipëria do bëhet një ditë shumë herë më mirë dhe jam i bindur që ne do jemi forca politike që do qeverisë nesër Shqipërinë pas 11 Majit", deklaroi Koçibelli.
Kristiano Koçibelli është një nga zërat që synon t’i japë frymë të re Partisë Demokratike në qarkun e Korçës. Rrugëtimi drejt 11 majit pritet të jetë i ngjeshur dhe me sfida, ndërsa fushata hyn në fazën e saj më intensive, pas këtyre javëve që kandidatët kanë nisur takimet jozyrtare në të gjithë qarkun./ CNA
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka deno...
Sot në Prokurorinë e Posaçme, ka zhvilluar një vizitë dele...
Në Tiranë është mbajtur konferenca Rajonale “Përshpejtimi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Sot në Portin e Durrësit u nënshkrua marrëveshja për prodh...
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklar...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot detajet me...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka...
Lulzim Basha ka ironizuar sot deklaratat për një debat tel...
Sot ka nisur testimi ndërkombëtar PISA 2025, që do të zhvi...
Sot u firmos marrëveshja për financimin e projektit strate...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë me kryed...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” foli edhe për ...
Shefja për politikën e jashtme në BE-së, Kaja Kallas pas k...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” ku u jep përgj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...