EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Lulzim Basha, i ngelur me vulën në dorë, po përpiqet që të bëjë atë, të cilën ai e quan riorganizim të PD-së dhe zgjedhje të reja.
Pasi doli në terren dhe dështoi, kur në takimet e tij nuk shkojnë më shumë se 5 veta dhe pjesën tjetër të njerëzve ai e merr nga Tirana, Basha tashmë ka filluar lëvizjen e tij.
Pas konfliktit që ndodhi në kryesi dhe faktit se nuk ka këshill kombëtar e nuk i shkon më askush, Luli ka mbledhur 10-15 besnikë të tij, të cilët i ka shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. I ka shpërndarë gjoja si përfaqësues të kryesisë së PD-së të zhvillojnë zgjedhjet për të ecur përpara me procesin për zgjedhjen e kryetarit.
Sipas njoftimit të nxjerrë nga partia e vulës, thuhet se është bërë një listë me të deleguarit në shumë qarqe.

Në fakt, janë 22 të deleguar, 22 individë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
Është sa për të qeshur dhe për të qarë se Lulzim Basha nuk ka mundur të ketë të paktën rreth 61 të deleguar në çdo bashki.
Pa folur më pas për Tiranën, e cila duhet të kishte numër të madh emrash, por është përpjekur t’i shpërndajë të njëjtët individë besnikë që i qëndrojnë nga pas.
Për shembull, në Berat ka çuar Roland Bejkon, ish-prefektin e këtij qarku në kohën e PD-së, që u merrte katundarëve domate pa lekë.

Në Dibër ka çuar sërish Xhemal Gjunkshin me Kreshnik Çollakun dhe Dhurata Cupin.
Të tre deputetët dhe kandidatë të Lulit në Dibër, humbës dhe në zgjedhjet e fundit me kandidatët e tyre nuk dolën as të tretët, diku ishin dhe të katërtit.

Më pas lista vijon me Endri Hasën, që do të udhëheqë Durrësin së bashku me Enkelejd Alibeajn, fituesin e madh të zgjedhjeve lokale.
Më tej, në Elbasan, e dorëhequra Flutura Açka, pasuar nga Gazment Bardhi, Dash Sula dhe Lefter Gështenja.

Kë të zësh dhe kë të lësh.
Në Fier, kuptohet, nuk ka njeri nga Fieri, por do të duhen dy lushnjarë, Gazment Koduzi dhe Saimir Korreshi, nën udhëheqjen e Agron Kapllanajt, të ngrenë një qark të majtë për ta çuar drejt fitores së PD-së.

Nuk kanë pasur kë të çojnë në Kukës dhe kanë marrë Gjunkshin nga Dibra dhe e kanë hedhur atje.
Në Korçë nuk kanë mundur të gjejnë një korçar. Në këtë qark do të shkojë i dënuari si mashtrues, Fitim Zekthi, i pasuar nga Eris Hoxha, i cili do të mbulojë Pogradecin dhe Bledion Nallbati, ky i fundit deputet i qarkut të Korçës, që në zgjedhjet lokale humbi turpshëm në Bashkinë e Devollit me rezultatin më të thellë historik të ndodhur ndonjëherë.

Në Lezhë kanë çuar biznesmenin e varreve, Indrit Sefa, avokat i cili ka qenë kandidat në zgjedhjet e 6 marsit të vitit të shkuar në Lushnjë dhe e ndriti Lushnjën duke dalë i treti apo i katërti dhe tashmë do të shkojë të rregullojë Lezhën.

Në Shkodër, Xhemal Bushati, Taulanda Jupi dhe Helidon Bushati do të jenë njerëzit që do të riorganizojnë këtë degë, kuptohet tashmë do ta kenë edhe më thjeshtë pasi me fitoren e socialistëve do të kenë dhe ndihmën e kryebashkiakut në detyrë, i cili do të bëjë gjithçka që t’u krijojë njerëzve të Bashës terrenin për të ringritur partinë e tyre të shkërmoqur, e cila në fakt nuk ekziston.
Në Vlorë ka shkuar Arbi Agalliu dhe Gentjan Gaba që bashkë në të gjithë qarkun nuk mbushin dot një furgon me njerëz për ta sjellë në Tiranë.

Tri degët e Tiranës do t’i mbulojë Oriola Pampuri, një udhëheqëse e fuqishme kjo e Bashës, e pasuar nga Kreshnik Çollaku që do të mbulojë dy degë të tjera, në Tiranë, përfshirë dhe Dibrën.
Në degën 5, një nga më të mëdhatë, do të shfaqet sërish Roland Bejko, por këtu vjen dhe Taulant Zeneli, ish-drejtori i famshëm i Lulzim Bashës kur ishte në Bashkinë e Tiranës. Në dy degë të tjera sërish shfaqet Gazment Koduzi, i cili përveç qarkut të Fierit duhet të drejtojë dhe dy degë të tjera të Tiranës që janë po aq të mëdha sa Fieri.
Rishfaqet Taulant Zeneli, i gjithëfuqishëm në Tiranë në tri degë të tjera. Më pas Endrit Hasa nga Durrësi do të drejtojë edhe dy degë të tjera të Tiranës.
Më tej, i dënuari si mashtrues, Fitim Zekzhi, do të ndiqet nga Jonila Godole në një degë tjetër të Tiranës. Enkelejd Alibeaj do të ketë tri degë të tjera në Tiranë.

I plotfuqishmi Xhemal Gjunkshi nga Dibra në Kukës edhe dy degë të tjera do t’i drejtojë në Tiranë.
Në Kavajë sërish do të shkojë Endri Hasa dhe në Rrogozhinë lista mbyllet sërish me një të dënuar si mashtrues si Fitim Zekzhi.
Për të njëjtët emra, të njëjtët individë, një grusht njerëzish që pretendojnë se do të organizojnë PD-në e vulës për të bërë Lulin kryetar.
Në fakt, me shumë gjasa gjithçka do të jetë e manipuluar, do të jetë një proces fiktiv, thjesht dhe vetëm do mbushen procesverbale për të rikthyer Lulzim Bashën në terrenin politik dhe së shpejti për t’i krijuar hapësirën për një marrëveshje me Ramën dhe të realizojë shpresën e vitit 2017, atë marrëveshjen e tij për të bashkëqeverisur me socialistët.
Por për ta bërë këtë i duhet që të jetë dhe formalisht kryetari i PD-së së vulës dhe një tufë “të çmendurish” që e ndjekin nga pas me idenë se nesër do të jenë qeveria e ardhshme dhe përfaqësuesit e Lulzim Bashës në pushtetin e korruptuar që do të zgjedhë për të qeverisur me Ramën./CNA
Kryeministri Edi Rama ka vënë sërish në shënjestër kryemin...
Ish-kandidati për kreun e PD-së në Kukës, Irel Elezi, ka b...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas ndër...
Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet e SPAK mbi kryebashk...
Një video virale u shpërnda në rrjetet sociale mbrëmjen e ...
Për votimin në Elbasan, nënkryetari i Foltores, Oerd B...
Evi Kokalari, Evis Kokalari, apo Evi Angelakis po krijon L...
Maji i 2017 mbahet mend si muaji i takimit të natës me...
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhje...
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krer...
Deputetja e Parisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për...
Safet Gjici, kryebashkiaku i zgjedhur i Kukësit në 14 ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment B...
Një video erotike është pulbikuar sot në rrjetet sociale, ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kërkoi kthimin në shtëp...
Kandidati për bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Kël...
Ditën e sotme u bë virale videoja e kryebashkiakut të Kukë...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me videon e publik...
Ditën e sotme u mblodh Këshilli i Ministrave, ku mirat...
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme marrëv...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...